Kritikë dhe bibliografi

Kristina Jorgaqi, fjalori i Shqipes së Faik Konicës, bot. Akademia e shkencave, Tiranë 2020

Autorët

  • Shaban Sinani

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v74i3-4.1003

Abstract

Studiuesja Kristina Jorgaqi ka mbi 15 vjet që i është kushtuar përgatitjes së Fjalorit të shqipes të Faik Konicës. Kjo kohëzgjatje ka shpjegimin e vet. Së pari, ky nuk është një fjalor i zakonshëm i leksikut aktiv të një përdoruesi cilësor të shqipes, por një fjalor i tërësisë së fjalëve dhe fjalëformave të tyre, që nuk mund të realizohet pa konkordancat numerike të lematizuara të çdo njësie.
Siç vëren autorja në studimin hyrës, në leksikografinë shqiptare fjalorët përjashtimisht të një autori dhe pastaj fjalorët e fjalëve, fjalëformave dhe bashkëpërkimeve të tyre, fjalorët e lematizuar, janë pa ndonjë traditë të hershme. Një botim me konkordanca kompjuterike ka realizuar dy dekada e më shumë më parë Francesco Altimari për poemën Bagëti e Bujqësia. Prej fjalorëve të ligjërimit të një autori të vetëm (ose të një grupimi autorësh) gjuha shqipe trashëgon Leksikun e autorëve të vjetër të Kolë Lukës, Leksiku i veprës së Pjetër Bogdanit (Anila Omari, bot. Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë 2016) dhe ndonjë sprovë tjetër, me të tjera kritere, të nisur e të papërfunduar, si Fjalori i Ismail Kadaresë (nga Natasha Rusha). Një fjalor i njësisë leksikore të përdorur bashkë me lemat e saj parakupton që hartuesi i tij të ketë ezauruar në tërësi gjithë pasurinë leksikore të autorit bashkë me frekuencat (dendurinë e përdorimit), që nënkupton një punë krejt të padukshme në botim, e cila shprehet thjesht me një numër, 1 deri 10, që tregon se sa herë është përdorur fjala, cilët janë fjalët më me frekuencë, cilat janë fjalët dhe format me të cilat autori i zgjedhur ka eksperimentuar. Pa kuptuar këtë pjesë të nëntëshme, të padukshme, të punës ngulmuese të Kristina Jorgaqit nuk është e mundur të kuptohet rëndësia e gjithë botimit.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2020-12-07

How to Cite

Sinani, S. (2020). Kritikë dhe bibliografi: Kristina Jorgaqi, fjalori i Shqipes së Faik Konicës, bot. Akademia e shkencave, Tiranë 2020. Studime Filologjike, 74(3-4), 207–210. https://doi.org/10.62006/sf.v74i3-4.1003