Qytetërimi i Voskopojës dhe shekulli I iluminizmit në ballkan, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2018

Autorët

  • Evalda Paci

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v74i3-4.1005

Abstrakti

Në rrethana të mbajtjes së një tubimi shkencor të një rëndësie të veçantë, që në të vërtetë përbënte një kambanë përkujtimore dhe nxitëse ndaj një periudhe dhe një mozaiku të mirëfilltë personalitetesh të lidhura me të, i gëzohemi faktit që disponojmë të konkretizuara e të përfunduara në përmasa të botimit aktet përkatëse të një kuvendi që përbashkoi studiues, akademikë të nderuar e përfaqësues bërthamash të konsoliduara institucionale, të cilët rikonfirmuan me praninë dhe kontributin përkatës një bashkëpunim të hershëm mes njësive kërkimore shkencore që objekt të mirëfilltë kanë dijen e albanologjisë. Në kushte të disponimit të akteve të kumtimeve në këtë konferencë të rëndësishme shkencore, reflektimet mbi frytet e një pune që u kurorëzua me sukses falë organizimit të arrirë dhe pjesëmarrjes së studiuesve që me Voskopojën kanë të lidhura interesa kërkimore dhe projekte pune të mirëfilltë, duhen vënë në dukje një sërë çështjesh: bashkërendimi i rezultateve të punës shumëvjeçare në fushë të historisë së periudhës së lulëzimit të Voskopojës, evidentimi i monumenteve përkatëse të kulturës dhe i kujtesës historike që jeton përmes tyre, rëndësia e transmetimit të një konteksti të tillë kulturor e historik në tekste e manuale që edukojnë me vetëdijen ndaj një pasurie të tillë për dijen tonë të albanologjisë, përfshirja në një traditë zhvillimesh kulturore që do të shënonin Evropën dhe mbarë qytetërimin e saj, veçanësi në tipare e dukuri që plotësojnë profilin e këtij objekti studimi.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Downloads

Botuar

2023-05-29

Si të citoni

Paci, E. (2023). Qytetërimi i Voskopojës dhe shekulli I iluminizmit në ballkan, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2018. Studime Filologjike, 74(3-4), 219–226. https://doi.org/10.62006/sf.v74i3-4.1005

Artikujt më të lexuar nga i njëjti autor

1 2 3 4 > >>