Vepra e Shaban Demirajt për historinë e gjuhës dhe prejardhjen e Shqiptarëve
Në ftesë: për gjuhën dhe burimin etnik të Shqiptarëve
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v74i3-4.1006Abstrakt
Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në nderim të figurës dhe veprës së akademikut Shaban Demiraj, në 100-vjetorin e tij së lindjes, zhvilloi më datë 30 shtator 2020 konferencën shkencore “Vepra e Shaban Demirajt për historinë e gjuhës dhe prejardhjen e shqiptarëve”. Kjo konferencë u përshëndet fillimisht nga Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Skënder Gjinushi dhe në emër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës nga akad. Rexhep Ismajli, ish-kryetar i saj. Një përshëndetje e veçantë iu drejtua të pranishmëve nga Rektori i Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës prof. dr. Roland Zisi, i cili u përqendrua kryesisht në lidhjet dhe vlerësimet e qytetit të vendlindjes për akademikun Shaban Demiraj.
Downloads
Shkarkimet
Botuar
Si të Citohet
Numër
Seksioni
Licenca
E drejta e autorit (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

Ky punim është licencuar sipas një Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
