Ludmill Stankov

7 maj 1949 – 21 dhjetor 2020

Autorët

  • Emil Lafe
  • Rusana Hristova-Bejleri

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v74i3-4.1008

Abstrakti

Më 21 dhjetor u nda nga jeta albanologu i njohur bullgar Ludmill Stankov. Në njoftimin e Katedrës së gjuhësisë së përgjithshme të Universitetit të Sofjes, ku punonte i ndjeri si pedagog i gjuhës shqipe, thuhet ndër të tjera: “Me gjithë vullnetin e optimizmin e tij, me gjithë përkrahjen dhe ngrohtësinë shpirtërore të njerëzve të tij të dashur e të kolegëve, me gjithë përpjekjet e pareshtura dhe intensive të mjekëve që nga data 11 nëntor e deri në ditën e fundit të jetës, kolegu ynë i dashur e i vyer nuk mundi ta fitonte betejën me virusin e rrezikshëm. Ludmill Stankovi albanologjinë e kishte vokacion, e kishte mision dhe përkushtim. Janë të rrallë njerëzit që mund të bëjnë kaq shumë studime, të botojnë kaq libra të vlefshëm, të krijojnë kaq shumë lidhje kolegjiale, pa asnjë aspirim material, vetëm sepse kështu e do shpirti, zemra dhe intelekti. Albanologjia është shkencë e veçantë që mund të tërheqë në gjirin e vet njerëz unikë si Ludmilli.” Ludmill Stankov kishte kryer studimet në degën e gjuhës dhe të letësisë franceze në Universitetin e Sofjes. Atje kishte marrë disa njohuri për gjuhën shqipe në kuadrin e lëndës së gjuhësisë së përgjithshme. Për herë të parë u njoh me gjuhën shqipe të sotme falë tekstit mësimor të gjuhës shqipe të botuar në Sofje nga Thoma Kacorri dhe ndoqi për dy vjet mësimet në kursin fakultativ të gjuhës shqipe në Universitetin e Sofjes. Pas diplomimit hyri në shërbimin diplomatik dhe punoi në ambasadën e Bullgarisë në Tiranë për tri mandate: 1988–1990, 1993–1997 dhe 2001–2004. Duke përfituar nga qëndrimi në Shqipëri, L. Stankov arriti ta zotërojë shumë mirë gjuhën shqipe dhe mblodhi materiale gramatikore të ndryshme lidhur me strukturën e gjuhës shqipe. Kështu i lindi ideja që të hartonte një gramatikë të gjuhës shqipe për bullgarët.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Downloads

Botuar

2023-05-29

Si të citoni

Lafe, E., & Bejleri, R. (2023). Ludmill Stankov: 7 maj 1949 – 21 dhjetor 2020. Studime Filologjike, 74(3-4), 235–236. https://doi.org/10.62006/sf.v74i3-4.1008

Numri

Seksioni

In Memoriam