Dr. Rolf Ködderitzsch

Autorët

  • Emil Lafe

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v74i3-4.1010

Abstrakti

Më 11 gusht 2020 u nda papritmas nga jeta si pasojë e një infarkti të zemrës Dr. Rolf Ködderitzsch, gjuhëtar gjerman indoeuropianist, i njohur për publikun shqiptar edhe studiues i gjuhës shqipe e si profesor i degës së gjermanistikës në Universitetin e Tiranës. Kishte lindur në qytetin Osterfeld të landit Saksoni-Anhalt më 8 prill 1941. Pas luftës familja e tij u shpërngul në Gjermaninë Perëndimore. Studioi për gjuhësi në Universitetin e Mynsterit (Münster)), ku pati si profesorë edhe gjuhëtarët e shquar Ernst Dickermann dhe Karl Horst Schmidt. Në atë Universitet mori gradën shkencore Magister Artium (1966) dhe më pas gradën Doktor (1968). Profesori i tij Karl Horst Schmidt, përkrahës dhe frymëzues i studiuesve të rinj të zellshëm, e tërhoqi më pas në Universitetin Bohumit (Bochum), dhe më tej në Institutin e Gjuhësisë të Universitetit të Bonnit, ku mori dhe titullin Këshilltar i lartë akademik (Akademischer Oberrat). Veprimtaria e tij e mëtejshme shkencore e mësimore u zhvillua në këtë Institut. Fushat kryesore të hulumtimeve të tij që nga studimet universitare janë keltologjia dhe sllavistika. Këtyre iu shtua më pas albanistika, studimi i gjuhës shqipe, të cilën e pati shumë për zemër. Ashtu si te albanologë të tjerë të mëparshëm me gjuhë amtare gjermanishten, edhe te Rolf Ködderitzsch-i studimi i gjuhës shqipe zgjoi pak nga pak një simpati e dashamirësi aktive për popullin dhe vendin e kësaj gjuhe.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Downloads

Botuar

2023-05-29

Si të citoni

Lafe, E. (2023). Dr. Rolf Ködderitzsch. Studime Filologjike, 74(3-4), 239–244. https://doi.org/10.62006/sf.v74i3-4.1010

Numri

Seksioni

In Memoriam