Prof. Dr. Mehmet Çeliku – një jetë kushtuar Shqipes dhe arsimit të lartë
15.01.1936 -30.12.2020
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v74i3-4.1011Abstract
Më 30 dhjetor 2020 u nda nga jeta profesori i mirënjohur, Mehmet Çeliku, një nga figurat më të rëndësishme të gjuhësisë shqiptare dhe të arsimit të lartë në vend. Ai ishte vazhdues i denjë i traditës elbasanase në gjuhësi e radhitet përkrah gjuhëtarëve më të njohur elbasanas, si Kristoforidhi, Xhuvani, Cipo, Domi, Haxhihasani, Dodbiba etj. për kontributin e tij cilësor në shkencë dhe vlerat intelektuale të përçuara ndër vite në breza të tërë studentësh. Profesor Mehmet Çeliku u lind në Elbasan më 15 janar 1936, qytet ku
mori mësimet e para dhe kreu arsimin e mesëm në Shkollën e mesme pedagogjike në vitet 1950-1954. Studimet e larta i kreu për gjuhë shqipe dhe letërsi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në vitet 1954-1958. Pas mbarimit të studimeve emërohet në Institutin e Gjuhës dhe të Letërsisë si bashkëpunëtor shkencor në sektorin e gramatikës dhe dialektologjisë ku punoi për 15 vjet deri më 1973 kur transferohet, me kërkesë të tij, në Elbasan, në Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”, të sapongritur (1971), dhe merr drejtimin e katedrës së gjuhës, letërsisë dhe gjuhëve të huaja, të cilën e drejton për 19 vite deri më 1992, vit në të cilin emërohet Rektor i Universitetit të Elbasanit, post të cilin e mban deri më 1996. Në zgjedhjet e marsit të vitit 1992 zgjidhet deputet, i propozuar nga shoqëria civile, nën siglën e Partisë Republikane.
Downloads
Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
