Për një histori të leksikografisë shqipe
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3022Abstract
Në dhjetor të vitit 2004 zhvilloi punimet konferenca shkencore “Leksikografia shqipe – trashëgimi dhe perspektivë”. Ishte konferenca e parë me këtë tematikë. Në referatin e tij, akademik prof. dr. Jani Thomai tha: “Leksikografia shqipe, siç dihet, është fusha më e hershme dhe më e pasur në gjuhësinë shqiptare”. (Shih Leksikografia shqipe – Trashëgimi dhe perspektivë, Tiranë, 2005, f. 11). Kjo fushë kaq e hershme (ajo nis me vitin 1635, me Fjalorin e Frang Bardhit), me mbi 500 fjalorë të shqipes a me shqipen, meriton një studim të veçantë e të madh historik – Histori e leksikografisë shqipe. Leksikografia shqipe është një veprimtari e shquar shoqërore, historike, kulturore e shkencore, që na barabit me vende të zhvilluara europiane. Një shembull: Fjalori i parë latinisht-anglisht në Britani është botuar në vitin 1588; Fjalori i parë latinisht-shqip, Dictionarium latino-epiroticum nga Frang Bardhi është botuar më 1635, domethënë, vetëm 47 vjet më pas. Gjeografia e fjalorëve të shqipes a me shqipen është botërore. Ajo shkon nga Tirana e Prishtina, Shkupi e Kalabria e deri në Itali e Rusi, në Angli e Holandë, Gjermani e Finlandë, Amerikë e Kinë, Turqi e Siri, Bullgari e Rumani, Hungari e Poloni etj. E atëherë, kjo hershmëri e kjo pasuri e meriton plotësisht një histori të saj. Siç ka një histori të gramatologjisë shqiptare.1 Besojmë se në këtë histori të leksikografisë shqipe nuk mund të mos përfshihen studimet e kritikat leksikografike, studimet terminologjike e terminografike, studimet për gjuhën letrare, studimet historike e etimologjike etj. Besojmë, gjithashtu që historia e leksikografisë shqipe të ketë në fund edhe një Fjalor bibliografik, ose të paktën, një Tregues për autorë dhe fjalorë. Historia mund të ishte shkruar edhe më parë. Ani. Tani ka lëndë, gjykime, analiza e studime më shumë.Downloads
References
-
Shih Jup Kastrati, Histori e gramatologjisë shqiptare (1635-1944), Prishtinë, 1980.
-
Shih S. Mansaku, “Përmasa historiko-etimologjike në leksikografinë e shqipes”, në Leksikografia shqipe – trashëgimi dhe perspektivë, Tiranë, 2005, f. 136.
-
Shih tek A Dictionary of European Anglicisms, edited by Manfred Görlach, Oxford University Press, 2001. Shih edhe një fjalorth tonin në Studime për leksikun dhe leksikografinë e sotme shqipe, Tiranë, 2015.
-
Shih “Bibliografi e leksikografisë shqipe (1635-2004)”, te Leksikografia shqipe – trashëgimi dhe perspektivë, Tiranë, 2005, f. 329-364.
-
Fjalorë të tillë janë: N. Gazulli, Fjalorth i ri (Fjalë të rralla të përdoruna në Veri të Shqipnis), Tiranë, 1941; P. Tase, Fjalorth i ri (Fjalë të rralla të përdoruna në Jug të Shqipnis), Tiranë, 1941; Fjalor me fjalë e shprehje popullore, hartuar nga A. Xhuvani dhe botuar pjesë-pjesë në “Studime filologjike” (1971-1974) nga M. Domi e Q. Haxhihasani; M. Gjevori, Frazeologjizma të gjuhës shqipe, Prishtinë, 1972 (ribotuar në Tiranë më 1979); A. Zymberi, Fjalor i fjalëve të rralla, Prishtinë, 1979; S. Drini, I.Goçi, S. Gashi, Fjalor i fjalëve e i shprehjeve popullore, Prishtinë, 1980; J. Nushi, Th. Feka e P. Nushi, Fjalë popullore nga Myzeqeja, Tiranë, 1989; N. Mustaka, Shprehje popullore nga rrethi i Korçës, Tiranë, 1989; A. Zymberi, Leksiku bujqësor e blegtoral i të folmeve shqipe të Malit të Zi, Prishtinë, 1996; M. Ahmetaj, Fjalor i të folmeve shqiptare në Mal të Zi, Prishtinë, 1996; Q. Murati, Fjalor i shqipes truallsore të Maqedonisë, Tetovë, 1998; P. Zeneli, Fjalor me fjalë e shprehje të rralla, Tiranë, 1999; V. Memisha, Emërtime për kafshë e shpendë në Labëri, Gjirokastër, 2001; F. Reçani, Të folmet shqipe të Pollogut (me rreth 500 njësi frazeologjike), Shkup, 2001; N. Lleshi, Visare nga Kurbini, Tiranë, 2001; P. C. Lleshi, Faqe nga visari leksikor i Mirditës, Mirditë, 2002; S. Pepa, Tradita bujqësore nëpërmjet thesarit gjuhësor, II (Fjalor bujqësor në viset veriore të Shqipërisë...), Shkodër, 2002; Q. Murati, Fjalor i fjalëve të rralla të përdorura në viset e Maqedonisë, Shkup, 2003; P. Haxhillazi - S. Ahmeti, Fjalor i shqipes së Plavës dhe të Gucisë, Tiranë, 2004; B. Dema, Fjalor fjalësh të rralla të gjuhës shqipe, Tiranë, 2005; M. Elezi, Fjalor i gjuhës shqipe, Tiranë, 2006; M. Buci, Fjalor me shprehje e njësi frazeologjike nga Dibra, Tiranë, 2008; A. Sula, Fjalor fjalësh dhe shprehjesh popullore, Tiranë, 2009; Sh. Hoxha, Fjalë dhe shprehje nga krahina e Hasit, Tiranë, 2009; N. Plaku, Fjalorth (te Krojet e zanave), Tiranë, 2010; H. Shehu, Fjalor me fjalë e shprehje popullore nga e folmja e Ujemujës (qarku i Dibrës), Tiranë, 2016; Q. Murati, Fjalor i fjalëve dhe i shprehjeve të Kosovës, Prishtinë, 2018; Gj. Shkurtaj, Fjalor leksiko-semantik dhe sociolinguistik i Malësisë së Madhe, Tiranë, 2021 etj. Shih edhe te Leksikografia shqipe – trashëgimi dhe perspektivë, Tiranë, 2005, f. 329-364.
-
Një botim i tillë është: E. Giordano, Fjalor i Arbëreshvet t’Italisë, Bari, 1963 (i përditësuar, Castrovillari, 2000).
-
E. Çabej, Nga leksiku i dialekteve arbëreshe të Italisë, në “Studime filologjike” 1979, 2, f, 54; shih dhe: A. Kostallari, Diaspora e sotme shqiptare dhe gjuha letrare kombëtare e njësuar, në «Studime filologjike”, 1986, 3; F. Altimari, Vëzhgime mbi mësimin dhe përdorimin e shqipes letrare në mjedisin arbëresh, në “Gjuha jonë”, 1985, 2; F. Altimari, Puna kërkimore e zhvilluar në Universitetin e Kalabrisë në fushën e leksikografisë arbëreshe: drejtime dhe rezultate, në “Leksikografia shqipe, trashëgimi dhe perspektivë”, Tiranë, 2005, f. 33-49; M. Mandala, Gjurmimet leksikografike në mjedisin arbëresh të Sicilisë, në “Leksikografia shqipe – trashëgimi dhe perspektivë”, Tiranë, 2005, f. 82-103.
-
Shih Anila Kananaj, Shezai Rrokaj, Fjalor i gjuhës shqipe (për fëmijë 5-11 vjeç), Tiranë, 2022; Anila Kananaj, Shezai Rrokaj, Fjalor i gjuhës shqipe (për fëmijë mbi 12 vjeç), Tiranë, 2022. Po hartohet një Fjalor i gjuhës shqipe për klasat IV-VII nga H. Shehu e N. Sotiri. Besojmë të shkojë në shtyp nga fundi i vitit 2023.
-
Në punë të fjalorëve shkollorë duam të përveçojmë vetëm njërën nga teknikat leksikografike – ilustrimin (figurën, vizatimin, foton etj.). Ai është një nga teknikat shpjeguese themelore. Është teknikë onomasiologjike = nga koncepti tek emërtimi. Dhe kësisoj, fjalori ka makrostrukturë dyfishe – shpjegim+ilustrim. Dhe sipas këtij gjykimi, edhe në fjalorthët e teksteve mësimore duhet të ketë ilustrime.
-
G. Kiçi, Fjalor i sinonimeve të gjuhës shqipe, SHBA, 1992; A. Dhrimo, E. Tupja, E. Ymeri, Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe, Tiranë, 2002; J. Thomai, M. Samara, H. Shehu, Th. Feka, Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe, Tiranë, 2004; M. Samara, Fjalor i antonimeve në gjuhën shqipe, Shkup, 1998; A. Jashari, Fjalor i homonimeve në gjuhën shqipe, Tiranë, 2020.
-
Virtualisht, aksh fjalë e vjelë në aksh të folme krahinore mund të rrojë edhe më tej sepse: 1) Për arsye komunikimi, ajo (qoftë edhe etnografizëm, etnobotanizëm, profesionalizëm etj.) nuk mund të mos shtegtojë; 2) Për arsye të njësisë (unitetit) së gjuhës shqipe, fusha të caktuara leksikore, fjalë të caktuara (krahaso, p.sh., i vokërr në të folmen e Dibrës dhe i vikërr në arbërishte), madje, edhe klasa të caktuara, grupe tematike etj. mund të kenë përhapje gjithëkombëtare, por ende nuk njihet kjo (përhapje); 3) Vjeljet leksikore në të folmet popullore sjellin zakonisht fjalë të prejardhura, të përbëra ose të përngjitura. Dhe mjeti fjalëformues, kompozimi ose përngjitja vjen ose te fjalë të fondit themelor, ose te fjalë të fondit të përgjithshëm leksikor dhe janë zhvillime brenda shqipes standarde, të njohura gjithësisht. Shih, p.sh. rrugënajë, gurnajë, kepnajë, mbiudhas, fushalog, dorëpëgamë etj. Edhe etnografizmat, etnobotanizmat, profesionalizmat etj. (që gjithsesi, mund të jenë të kufizuar në të folme të veçanta a grup të folmesh (për arsye gjeografike, mjedisore, profesionale, historike etj.) vijnë te këto zhvillime gramatikore-fjalëformuese (krhs., p.sh., etnobotanizmin qershigël); 4) Gramatika morfologjike dhe sintaksore është mbarëkombëtare.
-
Atëherë, historia e leksikografisë shqipe mund të nxirrte në pah:
-
Kontributin e saj në vite;
-
Parimet e saj themelore;
-
Të shkuarën dhe zhvillimin e saj historik (duke evidentuar monumentet e saj, figurat e shquara etj.);
-
Veprimtaritë tipike për këtë fushë dhe për vepra të caktuara;
-
Terminologjinë leksikografike;
-
Fillimet terminologjike;
-
Prirjet e tanishme në leksikografi;
-
Kulturën leksikore dhe leksikografike;
-
Vijimësinë perspektive;
-
Standardin e kohës në fjalorë të caktuar;
-
Ndikimin e leksikografëve te njëri-tjetri;
-
Vlerën e fjalorëve të caktuar dygjuhësh;
-
Parathëniet ose Hyrjet e fjalorëve, si tregues të ideologjisë gjuhësore të hartuesit a të hartuesve;
-
Burimet letrare të fjalorit a të fjalorëve; etj.
-
Për shembull, a mund të hartohej në të ardhmen një fjalor i shtypit? Gjuha e shkollës është një ndër themelet e gjuhës standarde. Atëherë, cilat janë detyrat e leksikografisë shkollore? A mundet, p.sh., që përveç fjalorëve të përgjithshëm shpjegues të shqipes, të hartohen e të botohen edhe fjalorë specialë sipas disiplinave shkencore që mësohen në shkollë?

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.