Gjuha shqipe standarde dhe fjalori kombëtar
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3075Abstract
Ne kemi një gjuhë standarde dhe është përgjegjësi e Fjalorit tonë kombëtar të paraqesë këtë gjuhë standarde, që vjen nga parimi kryesor leksikografik: kodifikohet gjuha që përdoret realisht. Autori argumenton se Fjalorët kombëtarë të shqipes kanë ligjshmuar objektivisht atë që realisht ka gjuha e më së pari, standardin, që është varianti me sistemin më të plotë e më të përpunuar.Keywords:
gjuha standarde, fjalori kombëtar, kodifikim gjuhësor, përdorimi gjuhësor, prirjet e zhvillimit gjuhësorDownloads
References
-
Është veçori e gjuhëve standarde libri që quhet fjalor shpjegues kombëtar. Gjuhët jostandarde nuk e kanë. Më e mira që mund të kenë ato, është fjalori dygjuhësh, domethënë, një fjalor që është në funksion të një gjuhe tjetër. E tillë ka qenë shqipja parakombëtare në fjalorin e Frang Bardhit – shqipja në funksion të latinishtes.
-
Variacioni leksikor e leksikor-stilistikor ka të bëjë drejtpërdrejt me normativizimin e standardin. Këtu bëjnë pjesë variantet fjalëformuese dhe sinonimet (tipi thinjak / thinjosh; verdhan / verdhash / verdhacak) dhe sinonimet (p.sh., lulja e fytit / molla e fytit / fikthi; qukapik / sqepator; krahoshe / tiranda; trunor / cerebral; fluturushë / balonë (fëmijësh); / i verbër / qorr; i varfër / fukara etj.).
-
A. Xhuvani, “Çështje e Fjalorit të gjuhës shqipe”, në Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhën shqipe, II, Tiranë, 1972, f. 124.
-
Shih A. Kostallari, “Parimet themelore për hartimin e “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe””, në Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhën shqipe, Tiranë, 1972, f. 83.
-
Shih po aty, f. 83. Perifrazimi është yni – H.Sh.
-
Shih po aty, f. 94.
-
Për formimet me vetë- shih një punim tonin, H. Shehu, “Formimet me gjymtyrë të parë temën vetë- në gjuhën e sotme shqipe”, në Studime për leksikun dhe leksikografinë e sotme shqipe, Tiranë, 2015.
-
Por jo fjalë të huaja të panevojshme, domethënë, të tilla që nuk zënë ndonjë qelizë të zbrazët në sistemin dhe në strukturën e shqipes dhe që e thyejnë normën, tipi akseptoj, atraktiv, implementoj, trend etj.
-
Shih A. Kostallari, “Parimet themelore për hartimin e “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe””, në Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhën shqipe, Tiranë, 1972, f. 67; shih më gjerë tek A. Kostallari, Gjuha e sotme letrare shqipe dhe disa probleme të drejtshkrimit të saj, Tiranë, 1973; etj.
-
Nga njësitë e cituara më sipër, shih paraqitjen krahinore: bethaiem, dishimtar, gjardhnaj, saipafjetëm, saiuntë.
-
Ndoshta, për arsye të normativizimit të fjalës me burim popullor, një përdorues i pakualifikuar i Fjalorit mund të mos e identifikojë dot fjalën e vet “krahinore” dhe mund “të ankohet” pse nuk është përfshirë kjo a ajo njësi e së folmes së tij.
-
Sigurisht, me një trajtim të diferencuar. Trajtimi i diferencuar i leksikut popullor mund të bëhet me leksikografi dialektore-krahinore, me atlase leksikore-krahinore (krahasuar me atlase kombëtare), me studime për kontaktet me gjuhët fqinje a me gjuhët me kontakte historike etj. Kësisoj, kemi mundësi ta shohim dhe ta vlerësojmë leksikun popullor krahinor në rrafsh sistemor.
-
Variantet fonetike krahinore nuk mund të vijnë, siç u tha, te struktura, te norma sepse nuk kanë vlerë gjuhësore objektive. Edhe ngase gjuha standarde e ka bërë tashmë zgjedhjen e saj: Ajo e ka tejkaluar ndarjen e saj dialektore-krahinore dhe ka zhvilluar trajtat e saj të përbashkëta (variantet fonetike krahinore janë trajta gjuhësore të veçuara). Edhe sepse nga pikëpamja sociale, variantet fonetike krahinore dëmtojnë identitetin e ligjërimit të shoqërisë dhe kohezionin e saj të brendshëm.
-
Sipas një statistike të përafërt, Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, 1980 është pasuruar me mbi 10 000 njësi leksikore, kryesisht me prejardhje popullore nga të folmet e të gjitha trojeve shqiptare dhe të diasporës arbëreshe.
-
Thënia shmang ambiguitetin. Në thënie, fjala nuk është më ambige, edhe pse në fjalor ka kuptime të ndryshme. Kjo ndodh ngaqë konteksti e kufizon kuptimin e fjalës.
-
Shih, p.sh., foljen përfush “nxjerr në shesh diçka, ekspozoj” ose emrin arbënesh “shqiptar (në dallim nga evgjiti, cigani etj.)”. Fjalët janë vjelë në dy krahina të ngushta gjeografike.
-
Kultura e gjuhës ka vlera sociale. Ajo tregon se çfarë dëshiron të jetë njeriu në shoqëri.
-
Bashkësia jonë gjuhësore, si çdo bashkësi tjetër e qytetëruar ka kohezionin e vet të brendshëm ligjërimor. Prandaj këto modele gjuhësore - drejtshqiptimore, drejtshkrimore, fjalëformuese, ligjërimore etj., vijnë të pranuara e të miratuara nga shoqëria jonë. Standardi drejtshqiptimor nuk mund të bëhet me elemente të sistemeve të ndryshme fonologjike. Me sisteme të ndryshme fonologjike, standardi nuk mund të jetë varianti gjuhësor më përfaqësues, më i gjeri, mbidialektori dhe kësisoj, nuk mund të krijojë kohezionin e nevojshëm gjuhësor-ligjërimor. Variantet shqiptimore krahinore mund të jenë me interes teoriko-gjuhësor, historiko-gjuhësor ose etimologjiko-gjuhësor, por jo për komunikimin e sotëm mbarëkombëtar. As standardi drejtshkrimor nuk mund të bëhet me elemente të ndryshme fonologjike, por nga varianti më përfaqësues, më i gjerë, mbidialektor. Mu për këto dy standarde mund të vlerësohet edhe Fjalori kombëtar i gjuhës shqipe.
-
Por ky vlerësim shoqëror vjen ndërsjellas nga ndikimi shoqëror (social) i Fjalorit.

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.