Analizë e frazave relative kufizuese të shqipes
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3293Abstract
Struktura e frazave relative paraqet karakteristika të veçanta që e bëjnë të dallohet qartë nga llojet e tjera të frazave me nënrenditje. Ashtu siç është vënë tashmë në dukje për këto ndërtime të shqipes (Koleci 2006), lidhja që realizohet mes fjalisë kryesore dhe asaj të varur relative përfshin si mjetet e lidhjes, të cilët u përkasin klasave të ndryshme, (komplementues, përemra dhe ndajfolje lidhore), ashtu dhe fjalët apo sintagmat që shërbejnë si kokë relative. Këto e të tjerë elemente që ndihmojnë në realizimin e frazave relative, prej kohësh, kanë zgjuar interesin e gjuhëtarëve, të cilët, shpeshherë, e kanë përqendruar vëmendjen në çështje të ndryshme, por në mënyrë të veçantë, ashtu siç pohon dhe Bianchi (2002), studimi i relativeve është përballur me dy çështje kryesore: a) lidhja dhe b) modifikimi.Downloads
References
-
Me pozicion argumental kuptojmë atë pozicion të frazës në të cilin zënë vend argumente të brendshme apo të jashtme. P.sh. ’Njeriu kafshoi mollën’. Në këtë fjali dallojmë argumentin e brendshëm ‘mollën’ dhe atë të jashtëm ‘njeriu’. Secili nga këto ndodhet në një pozicion argumental të frazës, pasi aty u është shënuar roli tematik nga folja ‘kafshoi’. Lidhur me shënimin e rasës shih Buxheli (2007).
-
Për të parë konkretisht studimet që janë përballur me këto dy çështje që prekin
-
strukturën e frazave relative, si ai i lidhjes dhe modifikimit, u referohemi disa prej
-
analizave më të rëndësishme që kanë prekur si njërin ashtu dhe tjetrin aspekt:
-
a) Analiza e njëjtësisë së kokave relative (The matching Analysis) Chomsky (1965).
-
Kjo analizë sjell idenë se ashtu si koka e jashtme (pra ajo që ndodhet në kufi të fjalisë kryesore) ekziston një
-
kokë e brendshme (në brendësi të fjalisë relative) e cila është e njëjtë me të parën. Për shkak të njëjtësisë së
-
tyre, koka e brendshme fshihet dhe zëvendësohet nga një përemër lidhor ose një komplementues: Më pëlqen
-
libri që (libër) bleu Arbeni
-
b) Fjalia relative si një shtesë e kokës së jashtme (Adjunction to the external head)
-
Në programin “Principet dhe parametrat”, përsa u përket relativeve, mbizotëron ideja që ato janë një shtesë
-
e kokës së jashtme, e cila ndodhet në fjalinë kryesore. Kështu, sipas kësaj analize fjalia relative shtohet në
-
të djathtë të kokës relative dhe, teoria standarte X-bar, e shpjegon atë me anë të rregullës: [Nn [Nn …Nn-
-
..] CP] ( Safir 1986, Fabb 1990).
-
c) Analiza e kokës së jashtme (The Head External Analysis). Studimet që i referohen
-
kësaj analize janë të shumta (Chomsky 1977, Jackendoff 1977 etj.). Sipas kësaj analize, koka e fjalisë
-
relative ka lindur jashtë saj. Brenda fjalisë relative realizohet lëvizja A-bar /A’, (angl.A-bar/ A’ movement) e
-
një operatori relativ i cili në bazë të parametrave që shfaqin gjuhët e ndryshme mund të jetë i shfaqur (overt)
-
ose jo (covert). Për rrjedhojë, sa kohë që koka nuk është brenda kësaj fjalie, ndryshe nga ç’propozohej në
-
analizën matching, ajo nuk mund të rindërtohet në një pozicion të brendshëm të saj.
-
Lidhur me analizën e frazave relative që kanë si mjet lidhës komplementuesin që, shih F. Koleci-G. Turano (2011) Hyrje në sintaksën gjenerative të shqipes, ShBLU, Tiranë.
-
F. Koleci-G. Turano (2011), po aty, f. 144-150.
-
Lidhur me paraqitjen e strukturës së frazës, jemi mbështetur në modelin e propozuar nga L. Rizzi (1995) në The Fine Structure of the Left Periphery. Elements of Grammar. Dordrecht: Kluwer, 281-337.
-
Për sintagmat Forcë dhe Topikë shih Koleci-Turano 2011.
-
Lidhur me strukturën e sintagmës emërore dhe asaj determinante shih: G.Turano– Sh. Rrokaj (2000) A proposito del sintagma nominale albanese. Il caso di un dimostrativo seguito da un DP definito. Lingua e Stile Anno XXXV, nr. 1.

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.