Lokucione ndajfoljore me strukturë dyfjalëshe
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3347Abstract
Sot është i njohur kuptimi i termit “lokucion” si grup fjalësh me lidhje të qëndrueshme, i barazvlershëm me fjalën kuptimisht dhe gramatikisht, por jo i njëjtë me të.1 Duhet mbajtur parasysh se lokucionet, të cilitdo lloji qofshin, nuk janë fjalë, por togje fjalësh ose togfjalësha të qëndrueshëm. Si të tilla, ato as nuk duhen analizuar bashkë me fjalët, as nuk duhen përfshirë në shembuj ilustrues së bashku me to. Gjithashtu, këto njësi duhen dalluar qartë edhe nga njësitë frazeologjike. M. Domi e ka shtruar kohë më parë nevojën e njohjes së tyre si njësi gjuhësore më vete.2 Meqë lokucionet nuk janë fjalë, termi “fjalëformim” nuk na duket i përshtatshëm për t’u përdorur gjatë analizës së formimit të tyre. Me lokucionet, si njësi leksikore dhe gramatikore, lidhen një sërë çështjesh që kërkojnë një trajtim më të plotë. Me rëndësi është përcaktimi i vendit që duhet të zënë ato në një disiplinë të caktuar gjuhësore; trajtimi i tyre si njësi gjuhësore të veçanta, duke përcaktuar qartë kriteret e studimit; evidentimi i plotë i veçorive dhe tipareve më të përgjithshme, si njësi gjuhësore më vete, si dhe i veçorive të llojeve e nënllojeve të tyre; përcaktimi sa më i saktë i veçorive që i bashkojnë dhe që ndajnë nga njësitë e tjera në kufi me to; identifikimi sa më i plotë i elementeve që përbëjnë strukturën e tyre dhe, në mënyrë të veçantë, përcaktimi i shkallës së qëndrueshmërisë së këtyre elementeve brenda strukturës së lokucionit etj.Downloads
References
-
Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 1995, f. 39.
-
M. Domi, Disa çështje të lokucioneve, Studime filologjike, 1, 1985, f. 214.
-
J. Thomai në hyrjen e fjalorit frazeologjik (1999) e veçon ekspresivitetin si një nga tiparet më specifike dhe më thelbësore të frazeologjisë (f. 13), ndërsa në tekstin “Leksikologjia e gjuhës shqipe,” 2011 nuk e merr si karakteristikë të qenësishme të njësive frazeologjike, kur shkruan: “Në shumë raste njësitë frazeologjike kanë ngjyrim emocionues” (f. 212).
-
Më gjerë për vërejtjet e mësipërme shih Për lokucionet në gjuhën shqipe, Malësia, nr. 8, Podgoricë, 2013, f. 107 - 110.
-
Termi “fjalë kuptimplotë” është marrë nga Gramatika …, 1, vep. e cit. f. 38.
-
Këtu do të përmendim pasqyrimin e lokucioneve në disa gramatika të shqipes të hartuara nga Rilindja deri në fund të gjysmës së parë të shekullit të kaluar. Shembujt e sjellë në këto gramatika jo në çdo rast janë lokucione. Kjo vjen nga paqartësia rreth konceptit mbi lokucionin në përgjithësi dhe atë ndajfoljor në veçanti. Kështu, S. Frashëri merr si ndajfolje edhe togje të tipit në mëngjest (Shkronjëtore e gjuhësë shqip, Bukuresht, 1886, f. 130); O. Myderrizi quan të tilla edhe togjet e tipit pa kujdes (Gramatika e re e shqipes, Tiranë, 1944, f. 273); K. Cipoja quan ndajfolje (lokucion) togfjalëshat e lirë para tri ditësh, gjithë ditën, tërë natën etj. apo nga çdo anë, mb’ at - anë, mbë çdo anë etj. (Gramatika shqipe, Tiranë, 1949, f. 180, 181). Një gjë e tillë vihet re edhe në disa studime të mëvonshme.
-
A. Xhuvani, Orgjina dhe formimi i ndajfoljeve në shqipe, Çështje të gramatikës së shqipes së sotme, II, 1975, f. 197 – 198.
-
Sh. Demiraj, Rreth ndajfoljëzimit (adverbializimit) të disa formave gramatikore dhe të disa togjeve të tipit parafjalë + emër, Çështje të fonetikës dhe të gramatikës ..., vep. e cit., f. 70 – 73.
-
Po aty, f. 74.
-
Po aty, f. 75 – 77.
-
E. Hysa, Formimi i ndajfoljeve, Çështje të fonetikës dhe të gramatikës së shqipes së sotme, 1972, f. 296 – 305.
-
Po aty, f. 296.
-
Shih Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe, II, 1976, f. 330 dhe Gramatika ..., 1, vep. e cit. Në veprën e fundit ato janë quajtur njësi të lidhura për nga orgjina me lokucionet ndajfoljore, pasi “kanë marrë tipare fjalësh të përbëra.” (f. 378). 14 Shih A. Kostallari, Parimet themelore për hartimin e “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe,” Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhën shqipe, II, 1972, f. 35; A. Dhrimo, Formimi i mbiemrave në gjuhën e sotme shqipe, Çështje të gramatikës ..., vep. e cit., f. 179; Fonetika dhe gramatika ..., vep. e cit., f. 163; Gramatika ..., 1, vep. e cit., f. 378.
-
Të tilla janë fjalët që kanë kategori gramatikore si të emrit (mbiemrat, përemrat, numërorët).
-
FGJSSH, f. 63.
-
Në FGJSSH është pasquruar vetëm struktura një ditë si tog me kuptimin e ndajfoljes dikur.
-
Sh. Demiraj këtë parafjalë e quan “fjalëz me orgjinë parafoljore,” e afërt me përemrin e pakufishëm çdo (Rreth ndajfoljëzimit …, art. i cit., f. 75 - 76). Në FGJSSH (f. 1238) është pasqyruar një kuptim kohor i përafërt i kësaj parafjale, kur lidhet me një emër kohe, si: verë, mesnatë etj. Elementet përbërëse te këto struktura ruajnë kuptimet e tyre. Megjithatë, ato kanë marrë edhe tipare të lokucionit dhe përdoren në disa raste si të tilla, për të shprehur marrëdhënie kohore të papërcaktuara, si: nga java, nga vjeshta, nga dimri etj. P.sh. Kishte menduar të shkonte nga vjeshta për disa ditë në qytet te disa të afërm të saj.
-
Ky lokucion sot tingëllon më tepër si një fjalë (ndajfolje), sikurse ndajfolja ngaherë. Elementet përbërëse të tij shqiptohen pa pauzë. Parafjala nga nuk i ruan tiparet dhe funksionin e saj.
-
Në fjalorët e gjuhës shqipe, tri njësitë e para janë pasqyruar si një fjalë e vetme. I tillë duhet trajtuar edhe lokucioni për qiell.
-
Këto lokucione në FGJSSH janë paraqitur të njëfjalëzuara (f. 1425, 1453).
-
E. Hysa i quan formime me mbiemra të gjinisë asnjanëse në rasën rrjedhore (Formimi…, art. i cit., f. 305). Sh. Demiraj i ka quajtur forma të ngurosura të rrjedhores së pashquar njëjës të mbiemrave dhe të rreshtorëve të substantivuar asnjanës (Rreth ndajfoljëzimit …, art. i cit., f. 72). Në FGJSSH nuk është mbajtur një qëndrim i vetëm për këto fjalë. Kështu, fjalët larti (së), gjati (së), gjeri (së) etj. janë pasqyruar me shënimin ndajf. (Shih përkatësisht në faqet 952, 604, 613) Në f. 1416 të kësaj vepre për kuptimin e 20- të të parafjalës për shkruhet se “Përdoret … me emra asnjanës në rasën rrjedhore …”
-
E. Hysa, Formimi …, art. i cit., f. 304.
-
Një gjë të tillë e ka pohuar më parë E. Hysa (Shih Ndajfolja në gjuhën e sotme shqipe, Studime filologjike, 1, 1970, f. 37).
-
Emri te disa nga këto lokucione, kur përdoret në shumës, mund të pasohet nga mbiemri me orgjinë përemërore i tërë. Ky i fundit është element strukturor jo i qëndrueshëm i këtyre lokucioneve. P.sh. Qëllonte ndonjëherë që gjyshja ishte e nxehur nga ndonjë ndodhi në shtëpinë e bankierit dhe shante me orë të tëra. Ajo ndërtesë ishte përdorur me vite të tëra si zyrë avokatore nga plaku, i cili kishte rënë shumë.
-
Këto fjalë janë quajtur me emra të ndryshëm nga studiues të ndryshëm. A. Xhuvani pranon lokucione të formuara nga një parafjalë dhe gjinia asnjanëse e mbiemrit që merret si emër abstrakt (Orgjina…, art. i cit., f. 198). E. Hysa këta emra i quan mbiemra të substantivuar në formën e gjinisë asnjanëse (Formimi…, art. i cit., f. 304). Të njëjtin qëndrim mban ky autor edhe në Gramatika …, 1, vep. e cit., f. 380. Po në këtë vepër F. Agalliu i quan emra me “trajtën e mbiemrit asnjanës të emërzuar,” sepse në gjuhën e sotme “mbiemri i emërzuar, siç dihet, nuk përdoret më” (f. 147). Sh. Demiraj i quan emra prejmbiemërorë të gjinisë asnjanëse (Rreth ndajfoljëzimit …, art. i cit. f. 76).
-
Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, 1980, f. 1231.
-
J. Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, 1999, f. 12.
-
Një nga kuptimet e ndafoljes herët në fjalor është “shumë kohë më parë”.
-
Në Kongresin e Drejtshkrimit nuk është vendosur për shkrimin e këtyre strukturave, as si togje, as të njëfjalëzuara. Në FGJSSH disa prej tyre janë pasqyruar të njëfjalëzuara, ndërsa disa, meqë nuk janë njëfjalëzuar, nuk janë pasqyruar. Mendoj se të gjitha këto struktura janë njëfjalëzuar dhe duhen pasqyruar të tilla. Nuk vihet re asnjë dallim midis strukturës paradite dhe para mesnate as nga shqiptimi, as nga theksi, as nga përdorimi etj. Këto njësi përdoren në të njëjtën formë, si fjalë (ndajfolje).
-
M. Domi, Disa çështje ..., art. i cit., f. 214.

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.