Konstruktet foljore të së tashmes dhe të së pakryerës në gjuhën shqipe

Autorët

  • Leonard Dauti

Abstract

Në gjuhën shqipe krahas formës sintetike të së tashmes dhe të së pakryerës, për mënyrën dëftore dhe atë habitore, ekzistojnë paralelisht edhe ndërtimet e tipit po lexoj dhe jam duke lexuar. Ndërtimi po + folje (e tashme/e pakryer) është parë dhe analizuar në mënyra të ndryshme nga gjuhëtarë të ndryshëm. Kur bëhet fjalë për prani ose mungesë të pjesëzës po (Cipo, 1949; Demiraj, 1963; Çeliku, 1966; Dodi, 1968; Hysa, 1973; Agalliu, 1968, 1982, Dhrimo, 1986), lihet të kuptohet që ndërtimi po + folje (e tashme/e pakryer) nuk konceptohet si një formë e veçantë foljore, me elementin po të gramatikalizuar, e ndryshme prej të tashmes ose të pakryerës sintetike të dëftores. Ai shihet si një zgjerim i së tashmes së dëftores, e cila herë e ka të pranishme e herë jo këtë pjesëz. Bile, prej disa autorëve bëhet fjalë për kuptime të pjesëzës po dhe jo të ndërtimit foljor me po (Demiraj, 1963:198, 201-202; Çeliku, 1966:152; Hysa, 1975:104), çka shkon ndesh me mundësinë e pranimit të një ndërtimi të gramatikalizuar.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Për rastin e gjuhës shqipe, mungojnë analizat e sakta fonetike për analizën e shenjuesve suprasegmentorë. Në këto rrethana ne do të mjaftohemi vetëm me konstatimin e bazuar mbi perceptimin dëgjimor.

  2. Për trajtimin e plotë të këtyre përdorimeve shih: Përnaska, 1981; Agalliu, 1982; Dhrimo, 1986.

Downloads

Published

2017-12-09

How to Cite

Dauti, L. (2017). Konstruktet foljore të së tashmes dhe të së pakryerës në gjuhën shqipe. Studime Filologjike, 1(3-4), 117–132. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3651