Konstruktet foljore të së tashmes dhe të së pakryerës në gjuhën shqipe
Résumé
Në gjuhën shqipe krahas formës sintetike të së tashmes dhe të së pakryerës, për mënyrën dëftore dhe atë habitore, ekzistojnë paralelisht edhe ndërtimet e tipit po lexoj dhe jam duke lexuar. Ndërtimi po + folje (e tashme/e pakryer) është parë dhe analizuar në mënyra të ndryshme nga gjuhëtarë të ndryshëm. Kur bëhet fjalë për prani ose mungesë të pjesëzës po (Cipo, 1949; Demiraj, 1963; Çeliku, 1966; Dodi, 1968; Hysa, 1973; Agalliu, 1968, 1982, Dhrimo, 1986), lihet të kuptohet që ndërtimi po + folje (e tashme/e pakryer) nuk konceptohet si një formë e veçantë foljore, me elementin po të gramatikalizuar, e ndryshme prej të tashmes ose të pakryerës sintetike të dëftores. Ai shihet si një zgjerim i së tashmes së dëftores, e cila herë e ka të pranishme e herë jo këtë pjesëz. Bile, prej disa autorëve bëhet fjalë për kuptime të pjesëzës po dhe jo të ndërtimit foljor me po (Demiraj, 1963:198, 201-202; Çeliku, 1966:152; Hysa, 1975:104), çka shkon ndesh me mundësinë e pranimit të një ndërtimi të gramatikalizuar.Téléchargements
Références
-
Për rastin e gjuhës shqipe, mungojnë analizat e sakta fonetike për analizën e shenjuesve suprasegmentorë. Në këto rrethana ne do të mjaftohemi vetëm me konstatimin e bazuar mbi perceptimin dëgjimor.
-
Për trajtimin e plotë të këtyre përdorimeve shih: Përnaska, 1981; Agalliu, 1982; Dhrimo, 1986.
Références
Për rastin e gjuhës shqipe, mungojnë analizat e sakta fonetike për analizën e shenjuesve suprasegmentorë. Në këto rrethana ne do të mjaftohemi vetëm me konstatimin e bazuar mbi perceptimin dëgjimor.
Për trajtimin e plotë të këtyre përdorimeve shih: Përnaska, 1981; Agalliu, 1982; Dhrimo, 1986.
Téléchargements
Publiée
Comment citer
Numéro
Rubrique
Licence
© Akademia e Studimeve Albanologjike 2024

Ce travail est disponible sous licence Creative Commons Attribution - Pas d’Utilisation Commerciale - Partage dans les Mêmes Conditions 4.0 International.
