Nyja joshquese e gjuhës shqipe

Autorët

  • Kolec Topalli

Abstrakti

Gjuha shqipe ka dy lloje nyjash: shquese dhe joshquese. Ndërsa e para është bërë objekt i shumë studimeve në aspektin sinkronik e diakronik, e dyta është trajtuar fare pak. Kjo për arsye se ndryshimet e nyjës joshquese janë shumë më të pakta se ato të nyjës shquese, e cila, duke iu ngjitur emrit, ka pësuar ndryshime mjaft të thella.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

References

  1. Sh. për këtë Sh. Demiraj Çështje të sistemit..., f. 31.

  2. Numër s’mund të ketë.

  3. Bashkëtingëllorja -j këtu nuk mund të jetë për zhdukje të hiatit (Bokshi Fleks. 116), gjë që e vërteton fakti se ajo shfaqet vetëm në rasat e zhdrejta që kanë mbaresën rasore -i, por ajo nuk shfaqet asnjëherë në rasat emërore e kallëzore.

  4. Sh. për këtë edhe Michov VJIRS 1908, 49; Demiraj Gr. 304.

  5. Pamundësinë për të përdorur një emër të trajtës së pashquar me një përemër pronor (**një vëlla im), e dëshmon edhe fakti se me emra të pashquar përemri pronor do të vihet në trajtë të shquar, çka do të thotë se ai është emërzuar (khs. një vëlla imi).

  6. Për format e ndryshme të nyjës joshquese tek autorët e vjetër sh. edhe Çabej SE VI 103.

  7. Dukuria në këtë rast është e njëjtë me shndërrimin e përemrit lidhor që në qi gjithnjë në dialektin e Veriut. Por forma qi e përemrit lidhor është arritur më herët se nyja nji, meqenëse përemrin e ka Buzuku, kurse nyja fillon të shfaqet vetëm te Budi.

  8. Shih për këtë edhe S. Riza BUST SSS 4, 1958, 54; Sh. Demiraj Gr. 304 v.

  9. Arbëneshët e Dalmacisë (që janë shpërngulur nga krahina ku mendohet se ka qenë edhe vendlindja e Buzukut) nga ky përemër kanë krijuar edhe dizhdo me kuptimin “disa” (Tagliavini AD 105); sh. për këtë edhe S. Riza SF 1, 1983, 32.

  10. Por në kushte të tjera sintaksore mund të përdoret edhe nyja. Kjo ndodh kur emri ndiqet nga një përcaktor, që mund të shprehet edhe me një fjali përcaktore lidhore; p.sh.: po bën vapë, por po bën një vapë që të merr frymën; binte borë, por binte një borë që s’mbahej mend.

Downloads

Botuar

2024-04-17

Si të citoni

Topalli, K. (2024). Nyja joshquese e gjuhës shqipe. Studime Filologjike, 1(3-4), 15–26. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/4281