I parilemi në tragjedinë Abeli të E. Haxhiademit: vëllavrasës prej fatit apo prej fajit Adamah
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v74i3-4.994Abstrakti
Në një letër të disa kohëve më parë, drejtuar komitetit organizues shqiptar të Konferencës së 50-të të Studiuesve të Baladës, që do të organizohet në Tiranë e Gjirokastër në shtator 2022, studiuesi britanik Thomas McKean, president i Société Internationale d’Ethnologie et de Folklore (Commission internationale pour l’étude de la chanson populaire), shkruante se do të ishte e mirëpritur që, në vigjilje të kësaj ngjarjeje të rëndësisë parësore jo vetëm për vendin mikpritës, një grup këngëtarësh të baladave kelte e irlandeze, të paraqitej me një repertor tradicional në Shqipëri, duke siguruar që ata, këngëtarët, do të mësonin e do të përfshinin në program dhe një baladë shqiptare.