Profili kompleks i një shqipëruesi në një variant të bukolikave të vergilit (1932)

Autorët

  • Evalda Paci

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v74i3-4.995

Abstract

Kontributet ndaj përurimit të letërsisë klasike në botën letrare shqiptare gëzojnë një traditë solide në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, ndërkohë që vetë personaliteti (E. Haxhiademi) që këtë radhë qe shtysë për përpilimin e kësaj trajtese paraqitet i lidhur mirëfilli me klasicitetin dhe antikitetin në formim, prirje dhe përzgjedhje argumentesh në punën e tij komplekse. Qasja ndaj antikitetit nga ana e Haxhiademit përbën një prirje sa të natyrshme, aq dhe të denjë për t’u ndjekur në vijimësinë e vet, e shprehur në të gjitha format me të cilat ai në mënyrë konkrete iu kushtua këtij argumenti dhe veprave që e mishërojnë atë në vështrimin e përpilimeve, gjinive letrare e shkrimore, autorëve përfaqësues që në mënyrë të pandashme i bashkohen këtij filli përmbajtësor e tematik. Pothuaj të gjithë përpilimet e Haxhiademit e dëshmojnë lidhjen e fortë të tij me motivet e letërsisë antike, kryesisht asaj greke. Edhe shqipërimi i Bukolikave, dhe pse vepër e një autori të letërsisë romake të shekullit të parë para lindjes së Krishtit (Virgjilit), reflekton elemente të ndikimit edhe të shqipëruesit dhe nga bota antike greke.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2020-12-07

How to Cite

Paci, E. (2020). Profili kompleks i një shqipëruesi në një variant të bukolikave të vergilit (1932). Studime Filologjike, 74(3-4), 17–28. https://doi.org/10.62006/sf.v74i3-4.995