Tragjedia e Etëhem Haxhiademit përmes disa kritikëve të kohës
Të viteve ’30 – ’40
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v74i3-4.997Abstract
Gjatë një vëzhgimi të librave të shkollës së mesme, në një tekst të letërsisë të klasës së 10-të, më bëri përshtypje përfshirja e një shkrimtari si Etëhem Haxhiademi (1902-1965), që për ne të shkolluarit në kohën e diktaturës, si shumë autorë të tjerë të periudhës së Pavarësisë, ka qenë i përjashtuar për arsye jashtëletrare nga historiografia e artit shqiptar të fjalës. Në programin e letërsisë së klasës së 10-të, tema për të vinte menjëherë pas klasicistëve të dramës franceze, si për të shpallur ndikimin që tragjeditë e Haxhiademit kishin nga parimet klasike të letërsisë evropiane. Në këtë tekst shkollor tema dukej e strukturuar dhe vepra e autorit paraqitej e zbërthyer mirë qoftë nga pikëpamja historike, qoftë nga pikëpamja e analizës së tekstit, aq sa të krijonte përshtypjen se mendimet fshihnin sekretin e nyjëtimit të gjatë interpretativ të këtij autori. Kur teksti i një autori klasik përfundon në tekstin shkollor, fjalitë duken sikur stereotipizohen, merren si aksioma dhe nuk të lënë shumë shpresën e një rigjallërimi të fjalës së shkruar letrare.
Downloads
Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
