Skenderbeu në letërsinë e Rilindjes Kombëtare
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i4.2825Abstract
Epoka e Skënderbeut dhe figura e kryetrimit tonë kanë qenë një nga burimet kryesore të frymëzimit dhe një prej motiveve më të da- shura për shkrimtarët patriotë të Rilindjes kombëtare. Një gjë e tillë është shprehje e së vërtetës, që çdo epokë historike pasonjëse merr nga epokat pararendëse ato elemente, që përkojnë plotësisht ose në një masë me rëndësi me realitetin, idealet dhe detyrat që shtron para vetes një komb a një klasë shoqërore. Populli shqiptar nga gjysma e shekullit XIX, që merret edhe si fillim i letërsisë së Rilindjes kombëtare, në vazhdim të përpjekje- ve e të luftrave të pandërprera. ende nuk e kishte zgjidhur problemin më jetik të qenjes së vet kombëtare: çlirimin nga zgjedha e huaj, që rëndonte mbi shpinën e tij që pas vdekjes së Skënderbeut. Prandaj është e natyrshme që të gjithë shkrimtarët patriotë të ekzaltonin në veprat e tyre kohën dhe figurën e Skënderbeut, epokën e manifesti- mit të fuqishëm të shpirtit e të qëndresës shqiptare, kohën e lirisë e të luftës ngadhnjimtare për liri.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
1967-12-01
How to Cite
Brahimi, R. (1967). Skenderbeu në letërsinë e Rilindjes Kombëtare. Filology Studies, 1(4), 59–72. https://doi.org/10.62006/sf.v1i4.2825
Issue
Section
Articles
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
