Gr. Brîncuç, Über die einheimischen lexikalischen Elemente im Rumänischen
(Mbi elementet leksikore autoktone në rumanishten)
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i1.2877Abstract
Ky artikull i gjuhëtarit rumun Gr. Brënkush përbën një përpjekje të re për të ndriçuar një problem kaq të ndërlikuar. siç është problemi i shpjegimit të lidhjeve gjuhësore shqiptaro-rumune në përgjithësi dhe i elementëve të përbashkëta leksikore në veçanti. Siç e sqaron vetë me anë të një shënimi, autori fjalën autokton e përdor me kuptimin trako-dak dhe si elemente leksikore autoktone, d.m.th. trako- dake njeh të gjitha ato fjalë që në rumanishten nuk mund të shpjegohen as si latine, as si sllave, as si hungareze etj. Për interpretimet e ndryshme që u bëhen shumicës së këtyre elementeve autori me të drejtë numëron si arësye objektive faktin se trakishtja, d.m.th. substrati i rumanishtes, nuk njihet, dhe se burimi i shqipes nuk është caktuar në mënyrë të sigurt. Autori është i detyruar të pranojë se përpjekja për t’i shpjeguar këto elemente me anë të relikteve të pakta e të pa- sigurta të trakishtes, ka mbetur për pjesën më të madhe e pafrutshme, megjithatë, — vijon ai pa asnjë mëdyshje, — kjo nuk e hedh poshtë faktin se fjalët përkatëse janë të burimit autokton (kupto trako-dak). Duke shprehur pikëpamjen e tij se këto fjalë në rumanishten burojnë drejtpërdrejt nga substrati (d.m.th. duke e përjashtuar mundësinë e një marrjeje të drejtpërdrejtë nga shqipja, autori e quan të nevoj- shme të tërheqë vërejtjen mbi një çështje terminologjie, mbi kuptimin e fjalës substrat në rastin e shqipes dhe të rumanishtes. Duke e bërë të tijën, por fatkeqë- sisht pa e përmendur, vërejtjen e E. Çabejt se koncepti i substratit është i kushtë- zuar me ndërrim gjuhe dhe se metodikisht është e palejueshme që teoria e substratit të zbatohet edhe për shqipen i, Gr. Brënkushi thotë se. kur shpesh flasin gabimisht për një substrat të përbashkët të rumanishtes dhe të shqipes, rrjedhimisht lënë mënjanë faktin që shqipja, ndrvshe nga rumanishtja, nuk mbështetet mbi një substrat trak, që ajo më drejt, është vetë trakishtja (më mirë një idiomë trake) që ka vazhduar zhvillimin deri sot. po ashtu siç është rumanishtja një latinishte e zhvi- lluar në krahinat danubiane. Pra. sipas tij, ajo që në rastin e rumanishtes është substrati, në rastin e shqipes përbën vetë shtratin e mirëfilltë të gjuhës.Downloads
References
-
E. Çabej, Unele problème ale istoriei limbii albaneze, «Studii çi cercetâri lingvistice» X (1959) 4, f. 551, shih dhe përkthimin shqip në «Buletin i USHT SSHSH XVII» (1963) 3.
-
H. Bariç, Hymje në historinë e gjuhës shqipe, Prishtinë 1955, f. 70.
-
Shih për këtë më gjerë E. Çabej, Hyrje në historinë e gjUhës shqipe, (dispensé) Tiranë, 1960 f. 77.
-
Shih O.S. Shirokov, «E/crem Çabej, Etjudy po etimollogii allbanskogo jazyka», I-III në «Etimollogija» Izdatelstvo Akademii Nauk SSSR, Moska 1963, f. 305, shën. 14; Rasmus Rask, Gjurmime në fushën e gjuhës së vjetër të Veriut ose burimi i islan- dishtes, në librin e V.A. Zvegincevit, Istorija jazykoznanija XIX-XX vekov v oçerkah i izvleçenijah, çast I, Moskva 1964, f. 45.
-
Shih E. Çabej, vep. cit. f. 121.

Downloads
Published
How to Cite
Issue
Section
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.