Disa çështje të kategorisë gramatikore të diatezës në gjuhën shqipe
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i4.2967Abstract
Në këtë kumtesë ne do të shtjellojmë jo kategorinë gramatikore të diatezës në tërësi, por vetëm disa çështje, që i dikton vetë materiali i gjuhës shqipe dhe që kanë të bëjnë kryesisht me përkufizimin e diatezës dhe me grupimin e foljeve në diatezë. Në përkufizimin tradicional të diatezës në përgjithësi janë ndie- kur kritere të veçuara, herë kriteri sintaksor, herë kriteri morfologjik etj. Nganjëherë në përkufizimin e saj është ndjekur një kriter, kurse për grupimin e foljeve në diateza është ndjekur një kriter tjetër. Diateza në gramatikën e K. Cipos është përkufizuar, duke u mbë- shtetur vetëm në kriterin sintaksor. Pasaktësia e këtij përkufizimi qëndron jo vetëm se këtu është marrë parasysh vetëm një kriter, por edhe se kategoria gramatikore e diatezës është ngatërruar me kalim- tarinë (tranzitivitetin) dhe jokalimtarinë (intranzitivitetin). Kuptimi i kalimtarisë dhe jokalimtarisë këtu është lidhur me forma të caktuara fjalësh: me format veprore, pësore e vetvetore. kurse në të vërtetë duhet të lidhet me fjalën në tërësi.Downloads
References
-
Lidhur me përkufizimin e diatezës është e nevojshme të sqarohet ç’duhet kuptuar me termin gjendje. Termi gjendje në përkufizim nuk duhet lidhur vetëm me foljet, që tregojnë gjendje. Ne, duke e lidhur këtë termgjithnjë me kryefjalën, i japim atij një kuptim më të g jerë : -krye fjala është në gjendje aktiv e apo pasive.
-
Termi gjendje këtu përdoret me kuptimin e mirëfilltë.

Downloads
Published
How to Cite
Issue
Section
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.