Vincenc Stratigo
1822-1885
DOI :
https://doi.org/10.62006/sf.v19i4.1963Résumé
Vinçenc Stratigo është një nga figurâ t më interesante dhe tërheqëse arbëreshe të shek. XIX. Revolucionar i flaktë, njeri i fjalës dhe i veprimit, Stratigoi luftoi me pendè dhe pushkë në radhët garibaldine kundra forcave reaksionare, borgjezisë së pasur të Veriut dhe latifondistëve të mëdhej të Jugut si dhe kundra klerikalizmit reaksionar dhe Papatit. Lindur dhe rritur në mes të popullit punëtor, bujqëve të varfër dhe argatëve të Kalabrisë, jeta e të cilëve ishte plot helm dhe lot, ai mbrojti me vendosmëri dhe ngulm interesat e këtyre shtresave, sidomos të vegjëlisë fshatare kundra formave mesjetare të shfrytëzimit ekonomik, që ruanin dhe mbronin
klasat e pasura konservatore. Stratigoi ze një vend me rëndësi edhe në historinë e letërsisë arbëreshe. Me krijime t e tija poetike hynë në letërsinë shqipe idetë socialiste, idetë e çlirimit të vegjëlisë nga zgjedha shoqërore dhe ekonomike. Ai ka meritën që i pari pasqyroi nga pozita prej demokrati revolucionar gjendjen e rëndë të masave të shfrytëzuara të popullit dhe mori anën e tyre në
luftën që bënin për një jetë më të denjë njerëzore.
Téléchargements
Téléchargements
Publiée
Comment citer
Numéro
Rubrique
Licence
© Akademia e Studimeve Albanologjike 2023

Ce travail est disponible sous licence Creative Commons Attribution - Pas d’Utilisation Commerciale - Partage dans les Mêmes Conditions 4.0 International.
