“Krushqit janë të ngrirë”, një angazhim politik i Kadaresë

Auteurs

  • Eriona Tartari

DOI :

https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3298

Résumé

Leximi i romanit Krushqit janë të ngrirë na fton të zbulojmë (dhe për vitet 80, kur u shkrua ky tekst, leximi i tij mund të konsiderohet një zbulim), në një shtjellë artistike një pjesë të zymtë të historisë së Kosovës: ngjarjen dhe shtypjen e dhunshme të demonstratës së 1 prillit 1981, ku tregimtaria letrare e Kadaresë derdh fakte dhe një atmosferë historike duke zbuluar esencën e tyre politike si zbulim i së vërtetës së qenies njerëzore, nëpërmjet të vërtetës, brenda së vërtetës; realiteti i marrëdhënies së dy popujve, nëpërmjet historisë dashurore të një çifti, brenda ngjarjeve historike, sociale e politike2: “I dukej se midis dy popujve do të kishte gjithmonë natë dhe helm dhe hënë të përgjakur dhe, sado libra, muzikë, Krishtër e Romeo e Zhulieta të hidheshin midis tyre, ata s`do të duheshin kurrë3”.

Téléchargements

Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.

Références

  1. Ky shkrim buron prej një kumtese të mbajtur në Konferencën shkencore mbi ngjarjet e 81-shit në Kosovë, organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës.

  2. Në mungesë të kritikave mbi pritjen e këtij teksti në kohë, pa pretenduar kritikën historike të tij, ne propozojmë një kritikë të detajuar të vetë veprës me objekt jo vetëm ndërtimin por edhe vlerën e saj estetike, duke shpërbërë në detaj gërshetin që lidh realitetin e prodhuar dhe prodhues me poetikën artistike, realitete të fshehura nën simbolikën komplekse të këtij teksti, realitete të shkrira si pjesë përbërëse e ndërgjegjjes linguistike të autorit. Në leximin e këtij teksti ne synojmë të dallojmë tregimtarinë nga përshkrimi, leximin e brendshëm si ndërgjegjje e ndjenjës së autorit, nga leximi i jashtëm si ndërgjegjje e absurdit të përshkruar. Kadareja tregon një pjesë të vërtetë të historisë së Kosovës, duke i shtuar tregimtarisë së qëllimshme përshkrimin e natyrshëm, një përshkrim që duket se shkrihet nevojshëm me rrëfimin. Kjo shkrirje përbën edhe thelbin e problematikës : A i duhet të zgjedhë Kadaresë midis të treguarit dhe të përshkruarit, midis qëllimit dhe muzës së papërcaktuar artistike ? Në parathënien e romanit, të ribotuar në veprat e plota prej Onufrit, Mehmet Kraja shkruan : « Zëri i tij, pavarësisht nëse vinte nga vokacioni letrar ose nga diskursi politik ka qenë zë integrues. » Në këtë këndvështrim ndërthurës të letrares, estetikes dhe politikes, propozojmë të lexojmë sot tekstin e Kadaresë.

  3. Ismail Kadare, Krushqit janë të ngrirë, Vepra 12, Onufri, Tiranë, 2010, f. 216.

  4. Mbi idenë e ngjizjes estetike shih Kant, Critique de la faculté de juger, Vrin, Paris, 1994. Shih edhe Gilles Deleuze, La philosophie critique de Kant, PUF, Paris, 1963. (Shih edhe përkthimin në shqip : Filozofia kritike e Kantit, Zenit, Tiranë 2010).

  5. Në këtë linjë mendimi dhe konteksti analitik Gilles Deleuze teorizon mbi kritikën e gjykimit kantian : « Artisti kryen dy aktivitete. Nga njëra anë, ai krijon. Domethënë : krijon lëndën e veprës së tij, çon imagjinatën e tij në një funksion të lirë krijues, nëpërmjet shpikjes së një tjetër natyre, që u shkon për shtat Ideve. Por nga ana tjetër, artisti formon : imagjinatën e tij të çliruar ai ia përshtat intelektit të tij të papërcaktuar,

  6. në mënyrë që ai vetë t’i japë veprës formën e një objekti të shijes…. Në aspektin e dytë, vepra mund të bëhet një shembull për të gjithë : ajo frymëzon imitatorë, cyt spektatorë, ngjiz ngado përshtatjen e lirë të parëcaktuar të imagjinatës dhe intelektit që kushteton shijen. », Gilles Deleuze, Filozofia kritike e Kantit, Zenit, 2010, f168-169. Për shijen e lexuesit kosovar M. Kraja do të shprehej në parathënien e romanit

  7. Krushqit janë të ngrirë: « Zëri i Kadaresë në mbështetje të Kosovës ka qenë dhe vazhdon të mbetet multifunksional :…, ai ka qenë frymëzim për shumë gjenerata intelektualësh, mësuesish, studentësh, nxënësish, pra për një masë të gjerë njerëzisht në Kosovë, përfshirë edhe ata që, në aktin final të kësaj historie, u vunë në radhët e para të luftës për çlirimin e Kosovës. », Vepra 12, Onufri, Tiranë, 2010, f 177.

  8. Ismail Kadare, Krushqit janë të ngrirë, Vepra 12, Onufri, Tiranë, 2010, f. 207.

  9. Po aty, f. 206.

  10. Kadare rrëfen në librin e tij Ftesë në studio : « Që të shpjegojë ose të mos shpjegojë procesin e krijimit, kjo s’ka të bëjë me karakterin e shkrimtarit, me trillet ose me hijen e tij të rëndë. Ajo është një mundësi ose pamundësi që qëndron jashtë tij, ngaqë lidhet me diçka që qëndron mbi të, me artin e të shkruarit. Duke e magjepsur shkrimtarin, arti i dikton ligjet e tij … », Vepra 18, f. 20, Onufri, Tiranë, 2010.

  11. Po aty, f. 215.

  12. “Me këtë roman, Kadareja i jep Kosovës një mbështetje të fortë letrare, krahas mbështetjes politike. Mbështetja e tij letrare është esenciale : Kosova në njërën nga situatat më të rënda, bëhet subjekt i veprës së tij. Botimi i romanit në Tiranë, atëbotë, do të sjellë në Kosovë dy kumte diametralisht të kundërta : do të shkaktojë mirënjohje entuziaste te komuniteti letrar dhe intelektual i Kosovës, me një anë dhe, me anën tjetër, do të shtojë urrejtjen për Kadarenë te strukturat represive të pushtetit të atëhershëm serb. », Mehmet Kraja, Parathënie, Vepra 12, Onufri, Tiranë, 2010. Shih edhe Helena Kadare, Le temps qui manque, Fayard, Paris, 2011.

  13. Shih Shaban Sinani, Për letërsinë shqipe të shekullit të 20-të, “Krushqit janë të ngrirë në gjykimin zyrtar të kohës”, Tiranë, 2011, f. 182-188.

  14. Ismail Kadare, Krushqit janë të ngrirë, Vepra, 12, f. 249.

  15. Po aty, f. 251.

  16. Gjyqi i spitalit, si një farsë e burokracisë së shtetit totalitar, që shkon gjithnjë në kundërshtim me arsyen njerëzore dhe të drejtat më elementare natyrore e politike, shfaqet si i ngjashëm me tragji-komedinë e Procesit të Kafkës.

  17. Ismail Kadare, Krushqit janë të ngrirë, Vepra, 12, f. 189.

  18. Po aty, f. 271.

  19. Po aty, f. 270.

  20. Po aty, f. 277.

  21. Po aty, f. 219.

  22. Po aty, f. 277.

  23. Po aty, f. 227.

  24. Shih Michel Foucault, Les mots et les choses, Paris, 1973. Shih edhe Pierre Bourdieu, Les règles de l`Art, Paris, (ribotim, 2010).

  25. Pa e reduktuar autorin në efektin që mund të kenë përkufizimet sociale dhe politike, analiza e hapsirës së mundësive të shfaqura në një gjendje të përcaktuar të fushës letrare, na lejon të kuptojmë procesin që përmbush autori, qoftë përkundër këtyre përcaktimeve, qoftë falë tyre, për t’u prodhuar si krijues, që do të thotë si subjekt i vetë krijimit të tij. Në këtë linjë mendimi Kadareja do të na ndihmonte me shpjegimin që jep mbi procesin e krijimit: « Ndërkaq të gjithë duan të dinë prej shkrimtarit si punon. Dhe kanë të drejtë për këtë, sepse ajo ç’ka ai sajon me zanën e vet, ka lidhje me të gjithë. Në këtë rast, gjithmonë sipas një krahasimi të pasaktë, shkrimtari të kujton mbretëreshën e dikurshme, që ishte e detyruar të lindte në sytë e oborrtarëve, përderisa foshnja trashëgimtare kishte lidhje me shtetin. », Ismail Kadare, Ftesë në studio, Vepra18, Onufri, Tiranë 2010.

  26. Ismail Kadare, Krushqit janë të ngrirë, Vepra, 12, f. 216.

  27. Kemi parasysh këtu hapësirën letrare dhe hapësirën politike, kohën e tashme të terrorit dhe kohën e pakryer të shpresës, tregimin në funksionin e rrëfimit të qëllimshëm dhe përshkrimin në funksionin poetik të natyrshëm.

  28. Ismail Kadare, Krushqit janë të ngrirë, Vepra, 12, f. 219.

  29. Po aty, f. 220.

  30. “Serbët kishin qenë përherë të pakënaqur prej tij, gjë që s`do të thoshte se ishin të kënaqur plotësisht shqiptarët”, Ismail Kadare, Krushqit janë të ngrirë, Vepra, 12, f. 216.

  31. Idem., f. 220.

Téléchargements

Publiée

2011-12-18

Comment citer

Tartari, E. (2011). “Krushqit janë të ngrirë”, një angazhim politik i Kadaresë. Studime Filologjike, 1(3-4), 139–148. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3298

Numéro

Rubrique

Des articles