Një vështrim i poezisë së M. Camajt nëpërmjet T. S. Eliot-it
DOI :
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3299Résumé
Konceptin e kuptimit historik1 të shtjelluar nga Elioti në Tradita dhe talenti individual mbi rolin e traditës dhe kultivimin e talentit individual në letërsi2 nuk mund të mos e kemi parasysh edhe në lexim-vlerësimin e autorit të letërsisë shqipe, Martin Camajn. Vepra e tij, poetike i përgjigjet kësaj mendësie mbi shkrimin, qoftë në drejtim të qasjes ndaj traditës (kuptimi historik) dhe bashkëkohësisë, qoftë edhe ndaj asaj që Elioti në esenë tjetër të mirënjohur të tij Uliksi, rendi dhe miti e quan metodë mitike.3(etnologjisë dhe mitit). Pyetjes sonë se si mund të gjallojë dhe përsoset një letërsi dhe poezi, larg lexuesit të vet natyral dhe në marrëdhënie me kulturat e tjera poetike, shumë më në zë dhe më të sistemuara në lidhje me ligjërimin poetik, autorin dhe traditën,4 Camaj i është përgjigjur fare mirë me një marrëdhënie me kulturën e kulturat, që drejtpeshohet jo kundrejt lexuesit të tij të një kohe, por të ngjashmëve të tij të gjithkohshëm. Nga ky pikëvështrim eliotian ai ka krijuar marrëdhënie të drejta me traditën poetike së cilës i përket, në traditë dhe vazhdimësi; traditat poetike europiane a më gjerë dhe bashkëkohësinë. Për këtë autori Camaj është edhe i vetëmjaftueshëm brenda gjuhës a kulturës poetike, si edhe, shfaqet po aq i mirëdrejtuar në poezinë bashkëkohore të gjysmës së dytë të shek. 20-të, duke ruajtur e kultivuar në këtë qasje edhe zërin e tij poetik. Prandaj, krahasimi i poezisë së tij në drejtim të ndikimeve, me qëllim përkufizimin saj është, sigurisht, i pa suksesshëm. Ndikimet, përkimet, qasjet janë kalimtare dhe ndërtekstualiteti është sugjerues, gjithmonë në drejtim të përurimit të një poezie autoriale. Përmes këtij punimi të shkurtër ne hedhim një vështrim tekstual ndaj poezisë së Martin Camajt, duke ndjekur një nga “çelësat” poetik, që Camaj vetë na sugjeron, Eliotin.Téléchargements
Références
-
ELIOT. T. S. Tradition and the Individual Talent, Selected Essays, Faber and Faber, London, 1934, f. 14. ...kuptimi historik e detyron një njeri të shkruajë jo thjesht me brezin e tij në shpirt, por me një ndjenjë që tërësia e letërsisë europiane nga Homeri dhe bashkë me të, tërësia e letërsisë së vendit të tij, ka një qenësi të menjëhershme dhe i përbën një rregull i njëhershëm. Ky kuptim historik, i cili është një kuptim i pakohësisë, po aq sa i përkosisë dhe i pakohësisë e përkohësisë njëkohësisht, është ai që e bën një shkrimtar tradicional. Ky është në të njëjtën kohë, ai që e bën një shkrimtar në mënyrë më domosdoshmërisht të vetëdijshëm për vendin e tij në kohë, për bashkëkohësinë e tij.
-
Eseja u botua së pari më 1919 në revistën “The Egoist” dhe pati një ndikim jo vetëm në vështrim-leximin e poezisë së Eliotit, por edhe në vështrimin e kritikës letrare ndaj veprave poetike të modernizmit anglez dhe më gjerë.
-
ELIOT, T. S. " ‘Ulysses,’ Order, and Myth," Selected Prose of T. S. Eliot: The Centenary Edition 1888-1988, ed. Frank Kermode, New York, Harcourt Brace Jovanovich and Farrar, 1988, f. 177-178. Duke përdorur mitin, duke përpunuar një paralele të vazhdueshme midis bashkëkohësisë dhe lashtësisë, z. Joyce po ndjek një metodë të cilën të tjerë do ta ndjekin pas tij[...]Kjo është veç një mënyrë të kontrolluari, të rendituri, të formësuari e një panorame të paanë kotësie dhe anarkie, siç është historia bashkëkohore. Kjo është një metodë e përvijuar tashmë nga z. Yeats, për nevojën e së cilës, unë besoj se z. Yeats ka qenë i pari bashkëkohës i vetëdijshëm. Kjo është një metodë për të cilën horoskopi është i mbarë. Psikologjia( e tillë siç është edhe nëse kundërveprimi ynë ndaj saj është komik apo serioz), etnologjia dhe Dega e artë kanë pajtuar për të bërë të mundur atë që vetëm pak vite më parë ishte e pamundur. Në vend të metodës narrative, ne tani përdorim metodën mitike.
-
MARASHI, Ardian. Letërsia e sotme:kërkime dhe dilemma, Në kërkim të një horizonti të ri kulturor (Përmbledhje studimesh), Shtëpia Botuese “55”, Tiranë, 2006, f. 12. Në rrafshin e zhvillimeve letrare botërore, letërsia shqipe përbën një rast jo të zakonshëm, të ngjashëm ndoshta vetëm me letërsinë izraelite. Pavarësisht nga vendi që zënë njëra dhe tjetra në klasifikimin global, si njëra ashtu edhe tjetra shëmbëllejnë me një mozaik të krisur.
-
Nga interpretët sipërfaqësorë të veprës së Camajt procedimi në fjalë u quejt “ndikimi i poetit Ungaretti”. Kemi me ba nji sillogjizëm klasik: në universitetin e Romës Martini kishte ndjekë ligjëratat e Ungaretti-t (por edhe të shumë profesorëve të tjerë), Ungaretti ishte poet i “hermetizmit” italian, poezia e Camajt âsht hermetike, prandaj: poezia e Camajt âsht e ndikueme nga ajo e Ungaretti-t. Shih: LANKSCH, Hans-Joachim “Martin Camaj, nji djalë bariu bahet poet i rangut botnor”, në “Haemus” 2-3/1999, Bucureşti, f. 27.
-
SINANI, Shaban. “Camaj i paskajuar”, studim monografik për krijimtarinë e Martin Camajt, Sh.B. “Naimi”, Tiranë, 2011, f. 44. “Errësia” e leximit të saj lidhet jo me fshehjen qëllimore të kuptimit, por me lakonizmin tipik të ligjërimeve më konservative të shqipes, me të cilat poeti ishte rritur.
-
CAMAJ, Martin. Lirika, “Dukagjini”, Pejë, 2000, f. 583.
-
LANKSCH, H. J.“Ç'nuk ishte Martin Camaj : me rastin e 80 vjetorit të lindjes së shkrimtarit Martin Camaj (25 qershor 1925 - 2005) Gazeta shqiptare ("Milosao", suplement). - f. 70, 26 qershor, 2005, f. 4 - 5
-
Po aty, f. 5. Vetë Camaj thoshte – mâ tepër më ka bâ përshtypje Quasimodo dhe, deri diku, Montale. Njiherë ia tregova Martin Camajt poezinë e Giovanni Pascoli "Il gufo", atmosfera dhe imazheria e së cilës ngjason me "Qokthin" e Camaj sikurse të ishte simotra e atij të fundit. Camajt nuk iu kujtue se e paskej lexue poezinë e Pascoli, mirëpo tha, jo pa çudi, se duhej me kenë fjala për nji reminishencë nga lektura e tij. Me sa bâhet fjala për "ndikime", ndoshta kishte me kenë mâ tepër e udhës me folë për shtysa. Pa dyshim Martin Camaj merrte shtysa nga leximi i tij i gjanë i letërsisë prej [/i]"La divina commedia" [/i]deri te "The Waste Land". Me siguri njohja me procedeun poetik eliptik të hermetizmit italian e shtyste Camajn me përkrye udhën poetike që e kishte marrë qysh përpara, udhën e reduktimit të tekstit poetik në nji minimum fjalëpak, pa stolisje të panevojshme, mbi fundamentin e vargut popullor shqiptar tue i derdhë imazhet, ndjesitë dhe mendimet në formula poetike të cilat, përndryshe, janë edhe komponente themeltare të poezisë popullore.
-
Shih. ELIOT, T. S. Collected poems 1909-1962, Faber&Faber, London, 1963, (Ash Wednesday, II) f. 97-98. Lady of silences/Calm and distressed/Torn and most whole/Rose of memory Rose of forgetfulness/ Exhausted and life-giving/Worried reposeful/ The single Rose/ Is now the Garden/ Where all loves end / Terminate torment/ Of love unsatisfied/ The greater torment/ Of love satisfied/ End of the endless/ Journey to no end/Conclusion of all that/ Is inconclusible/Speech without word/and Word of no speech / Grace to the Mother/ For the Garden/Where all love ends.
-
CIRLOT, J. E. A Dictionary of Symbols, Second Edition, Routledge, London, 2001. (nëntitulli: Rose, f. 275.)
-
ALIGHIERI, Dante, Paradiso, Edizione di riferimento: I Meridiani, I edizione, Mondadori, Milano 1991, (Introduzione, cronologia, bibliografia, commento a cura di Anna Maria Chiavacci Leonardi), vv 23.73--74.
-
ELIOT, T. S. Collected poems 1909-1962, Faber&Faber, London, 1963, (Ash Wednesday, II) f. 97-98.
-
Poema “Ash Wednesday” është botuar më 1930, pas konvertimit të Eliotit në katolik, më 1927.
-
ALIGHIERI, Dante, Paradiso, 23. 70-75. Perché la faccia mia sì t’innamora,/che tu non ti rivolgi al bel giardino/che sotto i raggi di Cristo s’infiora? /Quivi è la rosa in che ’l verbo divin/carne si fece; quivi son li rigli.
-
Përkthimi shqip : Pse veç fytyrën time dashuron?/ dy sytë e tu kah kopshti i bukur silli, që nën rrezet e Krishtit lulëzon!/ Atje asht trëndafili, tek i cilli/ trup verbi i Hyut u ba, atje-zambakët,/ që me aromë rrugën treguen mirëfilli. Shih. ALIGIERI, Dante. Komedia Hyjnore, përktheu: Pashko Gjeçi, Argeta-LMG, Tiranë, 2006. f. 502.
-
CAMAJ, Martin. Lirika, “Dukagjini”, Pejë, 2000, f. 583. Vv. 10-13.
-
Po aty, vv: 7-9.
-
SINANI, Shaban. “Camaj i paskajuar”, studim monografik për krijimtarinë e Martin Camajt, Sh. B. “Naimi”, Tiranë, 2011, f.45.
-
SPENDER, Stephen. Eliot, ed. Frank Klermode, Fontana Modern Masters, FP, Glasgow, 1986, f. 128.

Duke qenë poet në pasion, M. Camaj është edhe pedagog dhe studiues i gjuhës shipe. Krahas 150 artikujve shkencorë, kemi edhe këto botime, me rëndësi, të tij, në fushë të shqipes si gjuhë dhe kulturës së saj. Shih CAMAJ, Martin. Lirika, “Dukagjini”, Pejë, 2000, f. 720.

Téléchargements
Publiée
Comment citer
Numéro
Rubrique
Licence
© Akademia e Studimeve Albanologjike 2023

Ce travail est disponible sous licence Creative Commons Attribution - Pas d’Utilisation Commerciale - Partage dans les Mêmes Conditions 4.0 International.