Fenomeni “Gjurmë” në disa modele shkrimi: rasti i Petro Markos
Résumé
Emri i Petro Markos ka qenë gjatë dhe shpesh pjesë e procesit tim të leximit, qysh kur, pavetëdijshëm, merrja një lloj kënaqësie të veçantë prej teksteve të tij. Që prej endjes nistore në rrëfimet e këtij shkrimtari e deri më sot, ky proces, përligjshëm, ka ndryshuar dhe më ka ndryshuar. Duke lexuar sërish këtë shkrimtar, veprat e të cilit kanë qenë në mënyra të ndryshme shenjuese për letërsinë së cilës i kanë përkitur, nuk di të them në ka qenë më e madhe kënaqësia prej leximit, apo kënaqësia prej një qasjeje gati të njëjtë, prej zbulimit të së vërtetës së tij dhe konceptit të së vërtetës për të. Them të vërtetës së tij dhe i referohem ngasjes së tij të vazhdueshme për t’i ikur realitetit, për t’iu arratisur atij, për t’iu bashkuar një vendi e një bote tjetër, për ta eksploruar këtë të fundit dhe hapësira të tjera të panjohura më parë, për t’i projektuar, rimodeluar e materializuar më pas këto botë në lëndë letrare. Kur pohoj që, procesi i leximit të veprës së Petro Markos, përligjshëm ka ndryshuar dhe më ka ndryshuar, nënkupton faktin që receptimit tim, të djeshëm dhe të sotshëm, sigurisht që i kanë ndryshuar shumë elemente, të cilat nuk janë këtë herë objekt i kësaj qasjeje modeste. Por ajo që nuk i ka ndryshuar leximit tim të asnjë kohe, është, pikërisht, identifikimi i gjurmës, shpirtërore, jetësore qoftë, por e shenjuar si e tillë.Téléchargements
Références
-
Felix Martinez-Bonati, The act of Writing Fiction, The Johns Hopkins University Press, 1999.
-
Petro Marko, Hasta la vista, Omsca, Tiranë, 2002, f. 56-57.
-
Petro Marko, Nata e Ustikës, Mësonjëtorja, Tiranë, 1999, f. 270.
-
Petro Marko, Një emër në katër rrugë, Omsca, Tiranë, 2001, f. 22.
-
Dorrit Cohn, The distinction of fiction, The Johns Hopkins University Press, Baltimore and London, 1999, f. 112.
-
Paul Ricoeur, Tempo e racconto, III, Il tempo raccontato, Jaca Book, f. 159.
-
Paul Ricoeur, Tempo e racconto, III, Il tempo raccontato, Jaca Book, f. 183.
-
Dorrit Cohn, The distinction of fiction, The Johns Hopkins University Press, Baltimore and London, 1999, f. 31.

Téléchargements
Publiée
Comment citer
Numéro
Rubrique
Licence
© Akademia e Studimeve Albanologjike 2024

Ce travail est disponible sous licence Creative Commons Attribution - Pas d’Utilisation Commerciale - Partage dans les Mêmes Conditions 4.0 International.