Një monografi e Joachim Matzinger-it: Joachim Matzinger, Die sekundären nominalen Wortbildungsmuster im Altalbanischen bei Gjon Buzuku. Ein Beitrag zur altalbanischen Lexikographie, Albanische Forschungen Band 38, Harrasowitz Verlag, Wiesbaden, 2016.

Auteurs

  • Ina Arapi

Résumé

Para disa muajsh, studimet buzukiane, si dhe ato për leksikun historik të shqipes, u pasuruan me një monografi të re e të thelluar të albanologut austriak Joachim Matzinger rreth mënyrave dhe mjeteve të formimit të emrave e mbiemrave në dokumentet më të hershme të shqipes së shkruar. Duke qenë e para vepër e shtypur në gjuhën shqipe që njohim deri më sot, Meshari i dom Gjon Buzukut ka qenë objekt studimi dhe burim parësor të dhënash për çdo gjuhëtar që merret me historinë e kësaj gjuhe. Dhe kjo është e kuptueshme, po të kujtojmë se kemi të bëjmë me një vepër të vëllimshme, pjesërisht ose tërësisht përkthim prej tekstesh të tjera ende të papërcaktuara, me një gjuhë të pasur dhe strukturë komplekse. Kështu, gjuha shqipe, megjithëse e dokumentuar vonë, na shfaqet që në fillim me një monument të madh gjuhësor që na lejon të studiojmë gjerësisht aspekte të ndryshme të saj dhe të nxjerrim konkluzione të bazuara.

Téléchargements

Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.

Références

  1. Shih për këtë studimin bazal të Lovorka Ćoralić (Zagreb) Nga Ulqini deri në Durrës – emigrantët shqiptarë në Venedik (Shekulli XIV-XVIII), te “Poeta nascitur, historicus fit – ad honorem Zef Mirdita” (St. Gallen-Zagreb 2013, botues Albert Ramaj).

  2. Krahaso trajtën primare u të përemrit vetor të vetës së parë njëjës të përdorur nga Buzuku me trajtën e zgjeruar Vn (u + -në) te Formula e Pagëzimit. Shtesa -n <-në është relativisht e re, e një periudhe kur nuk vepronte më rotacizmi përndryshe -n- do të ishte kthyer në -r- (krh. Çabej 2006: 186).

  3. Për sqarimin e termit leksik sekondar shih shpjegimet që jepen mbi kapitullin e pestë.

  4. Krh. Motsch, W. 2004. Deutsche Wortbildung in Grundzügen (Parimet kryesore të fjalëformimit në gjermanisht). Berlin/New York (botimi i dytë i përpunuar, i pari në vitin 1992). Gjermanishtja letrare e re (Neuhochdeutsch) është gjermanishtja e shkruar pas përkthimit të Biblës nga Martin Luteri dhe përfshin periudhën prej gjysmës së shek. XIV deri në kohën tonë. Më konkretisht për këto modele shih shpjegimet që jepen mbi kapitullin e pestë.

  5. Autori presupozon një temë përderet “lyp”, megjithëse nuk dëshmohet në shqipen e vjetër. Për shqipen e re krh. FGjSSH (Matzinger 2016: 157 + shën. 12). Ne jemi të mendimit që është një formim për analogji ose prapashtesim me -ës i shprehjes (vete) derë për derë.

  6. Si temë te vëneshtë autori përcakton fjalën venë, ndërsa fjalët e tjerat janë nga pikëpamja sinkronike formime jotransparente (Matzinger 2016: 207).

  7. Konkretisht: U duk Jozefi dalë n’Burgut me Krip rruem të dekënīsë, e veshunë së pādekënije, e bām mbë vend të Regjit ndëpër gjithë dhē të Misirit (Matzinger 2016: 263).

Téléchargements

Publiée

2016-06-09

Comment citer

Arapi, I. (2016). Një monografi e Joachim Matzinger-it: Joachim Matzinger, Die sekundären nominalen Wortbildungsmuster im Altalbanischen bei Gjon Buzuku. Ein Beitrag zur altalbanischen Lexikographie, Albanische Forschungen Band 38, Harrasowitz Verlag, Wiesbaden, 2016. Studime Filologjike, 1(1-2), 227–239. Consulté à l’adresse https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3568

Numéro

Rubrique

Kritikë dhe bibliografi