Ndahet nga jeta Prof. Dr. Thoma Dhima

Auteurs

  • Rami Memushaj
  • Valter Memisha

Résumé

Më 20 janar 2016, nga shkaku i një goditjeje të beftë në zemër, ndërroi jetë në spitalin e Gjirokastrës prof. dr. Thoma Dhima, pedagog në departamentin e gjuhës shqipe të Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës. Thomai lindi më 4 prill 1952 në fshatin Selckë të Gjirokastrës. Shkollën shtatëvjeçare e kreu vendlindje, ndërsa arsimin e mesëm në shkollën pedagogjike të Gjirokastrës. Studimet e larta për gjuhë dhe letërsi shqipe i bëri në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës gjatë viteve 1970–1974, duke i përfunduar ato me rezultate të shkëlqyera. Pas diplomimit, punoi 6 vjet si mësues i gjuhës shqipe dhe i letërsisë në shkolla 8-vjeçare e të mesme të Skraparit. Më 1980 transferohet në rrethin e Gjirokastrës dhe emërohet drejtor i shkollës 8-vjeçare të Sopikut, ku qëndroi deri më 1985. Në vitin shkollor 1985–1986 kreu kursin pasuniversitar për gjuhën shqipe, që ishte një barasvlerës i masterit të sotëm. Pas mbarimit të kursit rikthehet në Gjirokastër për të shërbyer për tre vjet si mësues në shkolla tetëvjeçare të rrethit dhe në shkollën e mesme pedagogjike “Asim Zeneli”, nga e cila kishte dalë. Gjatë 15 vjetëve që punoi si mësues i gjuhës shqipe fitoi një përvojë të çmuar jetësore, që pasqyrohej në pjekurinë, maturinë dhe në korrektësinë e marrëdhënieve me studentët e kolegët.

Téléchargements

Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.

Téléchargements

Publiée

2016-06-09

Comment citer

Memushaj, R., & Memisha, V. (2016). Ndahet nga jeta Prof. Dr. Thoma Dhima. Studime Filologjike, 1(1-2), 251–254. Consulté à l’adresse https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3574

Numéro

Rubrique

Nekrologji