Tekstet e ndërmjetësuara nga tekste përkohshmëria dhe ndërshtënia tekstore/pertekstualiteti
Résumé
Fusha e tekstorësisë, e përcjellë përmes vetë tekstorësisë, nuk i ka përvijuar ende mirë kufijtë dhe kjo ka kushtëzuar edhe mungesën e emërtimeve për të shënuar me saktësi dukuritë përkatëse. Me synimin e një sprove për nxjerrjen në pah dhe klasifikimin fillestar të shfaqjeve të tilla tekstore, në pjesën e parë të këtij punimi do të përpiqemi t’i emërtojmë si të “të përkohshme” këto tekste të shkruara në vende a sipërfaqe që nuk janë plotësisht të qëndrueshme, si pjesët e trupit (p.sh., lëkura, thonjtë, etj.), veshjet, muret dhe sipërfaqe të tjera (porta, pajisje etj.) të banjave publike, të bankave të shkollave, të mureve të jashtme, të stolave, të pemëve, e të tjera. Objektivi është të përpiqemi të sugjerojmë nevojën e zhvendosjes së opinionit për tekste të tilla nga një konsideratë përgjithësisht e rrënjosur, që i sheh si të përkohshme, të paqëndrueshme, në një arsyetim metagjuhësor të formuluar mirë; dhe t’i çmojmë ato si të vlefshme, kur zakonisht janë konsideruar pa ndonjë vlerë tekstore. Ndërsa në pjesën e dytë të punimit do të mundohemi të izolojmë tri tipe dukurish për të cilat propozojmë termat “kryqëzim tekstor”/ “crosstekstualitet”, “ndërshtënie tekstore”/“pertekstualitet” dhe “mbivënie tekstore”/“surtekstualitet”.Téléchargements
Références
-
Kemi zgjedhur termin “rrëfim i animuar” si gjegjëse të fjalës “fumetto” (italisht), përkundrejt varianteve të tjera që kanë qarkulluar në trojet shqipfolëse, si “strip”, në Kosovë (nga serbishtja); “novelë grafike” në Tiranë. (shënim i përkthyeses)
-
Brown et al. 2005, s.v. “Comics: Pragmatics”: “There are three main groups of written text in comics: a. text within a balloon; b. text within the panel; c. text at the edge of, or between panels, so-called caption texts”.
-
Groensten 2007, p. VII: “the most important semiotic analysis of the [comics] published to date”.
-
Duke përjashtuar për arsye të ndryshme hipotezat si “shkrues” (“scrittorio”), “shkrimëtuese”, “shkruese” (“scritturale”), i shkrueshëm (“scrittuale”) dhe ndonjë formë tjetër që mund të mos pengohej nga prapashtesat fjalëformuese në italisht, termi “shkrimore”/“scrittivo” propozohet me qëllimin për t’iu referuar në mënyrë specifike teksteve të karakterizuara nga fenomene shkrimi, që përfshihen mes një shkalle kryesisht minimale (e folur-e shkruar) dhe një maksimale (“teksti të ndërshtënë”/ “perteksti”). Zgjidhja e termit “shkrimore” e ndreq gjithashtu dhe paradigmën vizive”.
-
Paraqitja e shqisave të nuhatjes, prekjes dhe shijes mund të përmblidhen te dy të tjerat nëpërmjet vizatimit ose shkrimit.
-
Për një paraqitje të “metaforave pamore” dhe dukurive të tjera të lidhura me disiplinën e “rrëfimit të animuar”/ “fumetto”-s, shih Catricalà 2012.
-
“Koteksti”/ “cotesto” (it.) përmbledh elementet mirëfilli gjuhësorë të tekstit në aktin e komunikimit (fonemat, fjalët, sintagmat, frazat), dhe i kundërvihet termit “kontekst/contesto”.

Téléchargements
Publiée
Comment citer
Numéro
Rubrique
Licence
© Akademia e Studimeve Albanologjike 2024

Ce travail est disponible sous licence Creative Commons Attribution - Pas d’Utilisation Commerciale - Partage dans les Mêmes Conditions 4.0 International.