Zhvillime të laringaleve indoevropiane në gjuhën Shqipe
Résumé
Tema e këtij shkrimi ngërthen si e tillë një qerthull problemesh, që do të mund të shtjelloheshin deri diku shterueshëm në një monografi të tërë apo në kuadrin e një cikli të plotë leksionesh universitare. Gjithsesi, në hapësirën që më lejon një punim me karakter sa shkencor aq edhe njohës do të rrekem të përcjell me stil të thukët si jehonën dhe zhvillimet që përjeton prej më se një gjysmë shekulli kjo teori në gjuhësinë historike-krahasuese indoevropiane (= ie.) ashtu edhe ndryshimin e paradigmës që pret të përjetojë ende sot e gjithë ditën hulumtimi diakronik i shqipes si gjuhë indoevropiane në arealin kulturor albanologjik shqiptar.Téléchargements
Références
-
Këtë mendim e ndeshim në ciklin e ligjëratave “Hyrje në studimin krahasimtar të gjuhëve indoevropiane”, që Eqrem Çabej e mbajti gjatë vitit akademik 1970-1971 në auditorët e universitetit të Prishtinës, regjistrimi i të cilit pa dritën e botimit dy vjet më vonë në formën e një dispence universitare e më pas u përfshi edhe në radhojën e veprave të tij “Studime gjuhësore” (bleu VII, Prishtinë 1986; një botim të tretë përjetoi ky tekst në Tiranë në vitin 2008 prej shtëpisë botuese “Çabej” (në gjerdanin e librave “Excipere”, botuese Ledi Shamku-Shkreli) Një lexim sado i shpejtë i tekstit lakonik të rubrikës “Laringalet” (vep. cit. 19862 77v.) lejon për të kuptuar menjëherë karakterin e tij informativ lidhur me fillimet dhe ecurinë e zhvillimit të kësaj teorie deri në studimet indoevropianistike bashkëkohëse. Në të mësojmë ndër të tjera, se: a) nismëtar i kësaj teorie është Ferdinand de Saussure (1878), një “… nga përfaqësuesit më të mëdhenj të gjuhësisë indoevropiane dhe të përgjithshme moderne”, i cili gjatë hulumtimit të dukurisë së apofonisë deduktoi për periudhën e përbashkët të zhvillimit gjuhësor ie. praninë e disa elementeve me karakter sonantik (coefficients sonantiques); b) të cilët sipas rastit duhet të kenë shkaktuar zgjatjen dhe ngjyrimin në timbër të zanores themelore ablautive paraprijëse ie. */e/ ( */e/, /a/, /o/: Möller 1906, Cuny 1912); se d) për numrin dhe tiparet e tyre artikulative nuk ka ende një qëndrim të përbashkët në radhët e gjuhëtarëve indoevropianistë, por që mendimi më i përhapur është ai që mëton dhe tumir ekzistencën e tri fonemave, të cilat pas gjithë gjasash duhet të jenë nyjëtuar në laring, andaj përdoret edhe termi i përbashkët laringale përkatësisht shenjimi i tyre me simbolet h1, h2, h3; dhe se e) gjithsesi numri i kundërshtarëve të kësaj teorie është po aq i madh sa edhe ai i mbrojtësve të saj. Sipas Çabejt: “Kjo tezë u pranua nga shumë dijetarë, po nuk pati efekte ne atë kohë. Shumë herë ndodh që të shtrohet një tezë edhe as miratohet, as hidhet poshtë, se është një gjë e pavërtetuar. Por nganjëherë ndodh që tezat të vërtetohen pastaj nga faktet që dalin. Kështu edhe këto forma që rindërtohen,
-
shumë herë janë të pavërtetuara, po shumë herë kanë një gjasë që mund të kenë ekzistuar. [.....] Ç’mund të thuhet për laringalet? Shpjegimi i dukurive që i kanë lidhur me praninë e hershme të këtyre tingujve, i përkasin një periudhe preetnike të gjuhëve ie. Kjo teori, dhe pranimi i këtyre laringaleve, ka të bëjë me një periudhë preetnike të gjuhëve ie. Dihet se në fushën e shkencave, sidomos të shkencave historike, sa më të
-
lashta janë periudhat që merren në shqyrtim, aq më të errëta, sa më të reja aq më të qarta janë. Kështu, edhe teoria e laringaleve sot prej shumë linguistëve pranohet, e prej shumë të tjerëve jo, bile prej disave quhet kimerike.”
-
Shih ndër të tjerë Mayrhofer 1986; Beekes 1988, 1995 101v., 142vv.; Szemerényi 1990 127vv.; Meier-Brügger 2000 98vv.; Tichy 2000 30vv.
-
Saussure 1878 1vv.; Möller (1879) 1906 VI; Cuny 1912 101vv. Për rolin e Saussure-it dhe historikun e zhvillimit të teorisë së laringaleve në indoevropianistikë shih Szemerenyi 1973 1vv.; Mayrhofer 1981 vv.
-
Kuryłowicz 1927 95vv. Në raste të veçanta edhe */h3/, shih Beekes 1995 142; Meier-Brügger 2000 114.
-
Në rastet kur rindërtimi gjuhësor nuk mundëson përcaktimin me saktësi të llojit të fonemës laringale, përdoret simboli gjithëpërfshirës /H/ (Cover-Symbol). Ndër shenjat e tjera konvencionale (Cover-Symbols) që kemi përdorur në punim, përmendim: V (= çdo fonemë me vlerë zanore), C (= çdo fonemë me vlerë bashkëtingëllore), R (= çdo bashkëtingëllore sonante - /r/, /l/, /n/, /m/ - me tiparin fonologjik [± rrokjebartës]).
-
Meier-Brügger 2000, 98.
-
Ky tipar realizohet kryesisht në strukturat fjalë- dhe formëformuese me shkallë apofonike zero. Në aspektin fonetik vokalizimi shpjegohet nga disa indoevropianistë me përftimin e një zanoreje embrionale në pozicion midis laringalit /H/ dhe bashkëtingëllores prijëse (shih Mayrhofer, 1986, f. 138; Meier-Brügger 2000 106), një dukuri e ngjashme kjo me përftimin e së ashtuquajturës Schwa secundum (shih Demiraj, B. 1989 81vv.)
-
Për një pasqyrë të hollësishme të këtyre zhvillimeve mund të konsultohet literatura e dhënë në shën. 2.
-
Kushtet fonologjike të bjerrjes së laringalit në këtë pozicion mbeten gjithsesi për t’u sqaruar; shih për këtë Beekes 1995 142v.
-
Gramatika historike, fjalorë etimologjikë të rinj dhe monografi të posaçme janë botuar (ose janë në botim e sipër) për gjuhët kryesore ie.; khs. ndër të tjerë: Winter (ed.), 1965; Beekes, 1969; Rix, 1976; Mayrhofer EWAia; Schrijver, 1991; Rasmussen (ed.), 1994; Melchert, 1994; Meiser, 1998; Matzinger, 2006, Beekes,2008, De Vaan, 2008 etj.
-
Ndër gjuhëtarët indoevropianistë që zbatojnë këtë teori në fushë të shqipes dallojmë: Minshall, 1956, 627vv.; Hamp (sidomos), 1965, 123 (kundër tij Ölberg, 1972, 121vv.); Huld, 1984, Kortlandt, 1984, 243vv.;1986, 38vv.; Beekes, 1995, 260vv., Matzinger, 2006. Për qëndrimet e ndryshme ndaj saj në literaturën albanologjike shih: Sh. Demiraj, 1996; B. Demiraj, 1997; 1998 143vv.; Topalli, 2000, 61vv., 2007, passim.
-
Meyer, 1892 70vv.; Literaturë thuajse shteruese te Topalli, 2001, 263vv. Për etimonet e njësive të cituara në tekst shih Meyer, 1891, Çabej, SE, B. Demiraj, 1997, passim.
-
Për një paraqitje të detajuar të kësaj dukurie dhe bashkëlidhjen e saj me dysinë fonematike /l/ ~ /ł/ në shqipe shih B. Demiraj, 1994 57vv.
-
Bjerrja e fundores së temës /-)/, që mbart gjithkund në shqipe funksion deminutiv-hipokoristik, dhe zgjerimi më pas me formantin {-í}, duhen parë pas gjase si rrjedhojë e një procesi tabuizimi (sikurse edhe në gjuhë të tjera ie.) që duhet të ketë përjetuar ky emër, përkatësisht bartësi i tij në (proto)shqipe.
-
Këtu nuk mbajmë parasysh ndryshimet në timbër të zanores */e/, të cilat janë përftuar qysh në fazën e zhvillimit të përbashkët gjuhësor ie.
-
Për sekuencat H(H)C dhe H(H)C shih më lart § 4.1.2.
-
Pjesa e parë e këtij punimi (§ I – III) paraqet një variant me pak ndryshime prej botimit të parë krejt të palexueshëm të punimit me titull Për njohjen dhe zbatimin teorisë së laringaleve ie. në studimin diakronik të shqipes, botuar në përmbledhjen “Eqrem Çabej dhe kultura shqiptare (Konferencë Shkencore Ndërkombëtare me rastin e 95-vjetorit të lindjes së Prof. Eqrem Çabejt)” (Gjirokastër, më 23 maj 2003), Tiranë
-
, f. 129-143. Pjesa e dytë (§ IV) është një paraqitje e përmbledhur e studimeve etimologjike të autorit, të botuara në librin “Albanische Etymologien”, Leiden – Atlanta 1997.

Téléchargements
Publiée
Comment citer
Numéro
Rubrique
Licence
© Akademia e Studimeve Albanologjike 2024

Ce travail est disponible sous licence Creative Commons Attribution - Pas d’Utilisation Commerciale - Partage dans les Mêmes Conditions 4.0 International.