Vëzhgime rreth valleve te karakterit luftarak

Autori

  • Nexhat Agolli

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i2.2814

Abstract

Në krijimtarinë folklorike të popullit tonë, ndërmjet gjinive të tjera, vallet popullore zanë n ji vend me randësi të madhe shoqnore. Ato janë shprehje e gjallë e jetës dhe frut i krijimit artistik të popullit tonë. Studimi i kësaj gjinie paraqet interes të madh, veçanërisht kur asht fjala për tipe të veçanta kërcimi, të cilat i përkasin nji shtrimje të madhe gjeografike. Problemi në të cilin do të meremi këtu, ka të bajë me tip in e valleve luftarake, kryesisht me: «Presën me tagana» 1, «Kërcimin me shpata» dhe «Këlliçon e parë». Rreth këtyne valleve do të flasim në mënyrë pak a shumë të zgjanueme tu e eshqyrtue landën si dhe aspektet e tjera që kanë të bajnë me to; njikohësisht tu e ndjekë, qoftë dhe përmbledhtas, metodën krahasuese si për ngjashmëninë e tipeve ashtu dhe të aksesorëve të tjerë, që janë pjesë e pandame e këtyne lloj valleve e që luhen si në Ballkan ashtu dhe në Europë.

Downloads

I dati di download non sono ancora disponibili.

Riferimenti bibliografici

  1. Në Malsinë e Madhe kjo valle quhe t: «Vallja e shpatave», «Kcimi me shpata», «Presa ose Premja me tagana» etj. Ne do të përdorim termën «Presa ma tagana» për ta dallue nga «Kërcimi me shpata» që luhet në katundet e Malsisë së Gjakovës. Kjo e fundit quhet — simbas informatorëve edhe «Kcim me shpatë në luftë kundra anmikut».

  2. Presa me tagana dhe Këlliçoja e parë janë filmue. Filmi ndodhet pranë AIF (Arkivi i Institutit të Folklorit).

  3. Instituti i Shkencave, Këngë popullore legjendare, zgjedhur e paisur me shënime nga Q. Haxhihasani, Tirane, 1955, f. 125-126.

  4. Në traditën vendase shpeshherë valltarët në mënyrë simbolike përfaqesojnë figura legjendare, ose dhe negative, mbrapa të cilëve fshihen edhe anmiq. P.sh.: njani nga valltarët përfaqëson Gjergj Elez Alinë kurse tjetri Arapin e zi, ose njeni Gjeto Basho Mujin dhe tjetri Galiqe Galanin.

  5. Nji përshkrim të gjallë e tepër interesant mbi këtë valle, na jep F. Barkata në romanin «Lule» (1930), e cila, me sa kuptohej, asht luejtë në nji vend afër Rubikut. Ndër të tjera shkruen: «Rregulluesi i loj nave i ftonte burrai me dalë në shesh e me tregue trimninë e tyne. Mbas shumë të lutunash dhe mbasi u mundue gjatë, duel në shesh nji burrë. Ky kishte në rrypin e vet të lëkurtë nji tagan, atëarmë të dashtun dhe përnjiherë aq të dashtun të kohëve të para. E nxuer prej millit, bani disa rrathë me hapa kërcimi, pastaj e hudhi me fuqi në tokë, kështu që ngeli e ngulun dhe i'illoi me iu sjellë rreth e përqark tue kacye. Pritte bashk-kacimtarin, anmikun e vet ! Dhe ky i duel tue nxjerrë taganin përjashta tue bamë disa rrathë dhe tue hudhë armën në nji mënyrë, që shkoi dhe u ngul me tehë pranë tjetrës. Ky asht sheji i pranimit të ftesës. Ju vër- sulën që të dy taganavet, i zhgulën prej toke dhe filloi dyluftimi. Tehat shkëlqejshin, shëndritshin, kryqzoheshin, tue i shkue për rreshqit trupit të kundërshtarëve. Lypej nji zotësi e madhe, nji fuqi e veçantë, nji shpejtsi e jashtëzakonshme, ashtu edhe nji urti e posaçme, në mënyrë që loja të mos merte nji përfundim të përgjakshëm. Luftimit iu dha fund. Të dy luftarët i ngulën përsëri armët në tokë, u përqafuen u puthën, i nxuarrën taganat prej toke. i vendosën ndër rrypa dhe u larguen në mes duartrokitjeve dhe lavdimeve të popullit»·.

  6. R. Wolfram shkruen kështu për këtë valle: Ma shpesh paraqitet i stilizuem nji dyluftim me shpatë, karakteristikë sidomos në nji formë shqiptare. Këtu asht fjala për nji vajzë, e cila qëndron e qetë dhe prêt përfundimin e luftimit. Kundërshtarët rrethojnë njeni-tjetrin tue përgjue dhe tue qëndrue në intervale të shkurtëna simbas karakteristikës shqiptare hapashalthi, sillen rreth vehtes së tyne, qëllojnë dhe mbro- hen. Së fundi i thyemi largohet nga sheshi i luftimit, fituesi sjell shpatën tri herë mbi kryet e vajzës si shenjë që e ka ba të tijën dhe mandej vajza e ndjek. R. Wolfram, Der Volkstanz A15 Kulturelle Ausdruçksform Der Südosteuropaischen Volker, München, 1962, p. 69. Nga kërkimet tona të deritänishme nji përfundim të tillë të valles, siç e përshkruan Prof. R. Wolfram, nuk e kemi hasë, të paktën brenda kufijve të sotëm shtetnorë. Autori në veprën e cituar jep dhe nji fotografi të kësaj valleje (foto 14). Aty shofim përveç lodraxhiut dhe nji person tjetër që i bjen surles. Nuk dij- më se ku asht marrë kjo fotografi mbasi tek ne, me sa dijmë, vallja kërcehet pa muzikë.

  7. Praninë e fiseve të Malsisë së Madhe e gjejmë deri në Kosovë. Kështu p.sh. Ru- govasit e mbajnë vehten për Kelmendas. Me gjithë largësinë ata i kanë ruejtë marrëdhaniet e tyne me krahinat e Malsisë deri në kohët e vona.

  8. Kërcimi në fjalë luhet në shumë katunde përtej kufijve të sotëm shtctënorë si: Rugovë, Deçan, Llukë e Epërme, Voksh, Prelep etj. Luhet po ashtu në katundet e Pejës, si dhe në Drenicë.

  9. V 9) Vonë, tregojnë informatorët, asht përdorë dajreja dhe sharkija (instrument kordeofon me gjashtë tela). Të dhanat për këtë valle i morëm nga D. Shaqia dhe D. Neziri, puntorë në koop. bujqësore Shinavlash rrethi i Durrësit.

  10. Valltari i talentuem I. Shehu tregon se këtë valle e ka pa dhe mësue nga njerëz të tjerë, të moçëm, të cilët kanë jetue nga shekulli i kaluem e deri në fillim të këtij shekulli. Kjo valle asht luejt edhe në katundet: Vërnicë, Zhur, Shkozë, Bolliqe etj., të cilat përpara shkojshin si bajrak me Bicajt e Kukësit, kurse sot janë me rrethin e Prizrenit.

  11. L. Antoni, Kaladojnat, Buletini i Muzeumit të Kosovë-Metohisë, Bleni III, Pristina. 1958, f. 248 (përmbledhje).

  12. Nga të dhanat që kemi, konstatojmë se nji nga tiparet kryesore të strukturës së valleve të grave në vendin tonë asht lëvizja asimetrike. Këtë tipar e vemë re dhe në shumë valle të tjera që luhen nga burrat.

  13. Natyrisht personi i grues lidhet ngushtë me kushtet e veçanta të marrëdha- nieve fisnore dhe të së drejtës konunore në të cilën ka jetue grueja malsore. Shpesh herë në traditën vendase ne gjejmë nji çfaqje të tillë që në luftë me anmiqtë, ose ndërmjet fiseve, grueja hynte me djepin e femijës mbi krye (fëmija simbolizonte shejtin) për me i nda dhe shpesh ja mbrinte qëllimit. Grueja sikundër thuhet në ka- nun «s’bien në gjak». Vonë, aty nga çereku i këtij shekulli dhe sidomos mbas çli- rimit të Atdheut, tregon informatori T. Marashi, figura e gruas u fut edhe në valle si rikujtim i traditës. Për rolin e gruas shif: Injac Zamputi, Pozita shoqnore e grues malsore shqiptare sipas kanunit. Buletin i U.SH.T. Seria shk. shoq. 1961, Nr. 2, f. 101-123.

  14. Ky kërcim asht nji variant i Kërcimit të logut.

  15. Dr. L. M. Talloczy, tue folë për ilirët, shkruen: Armët e tyne ishin nji shi- gjetë e shkurtën hudhëse, nji shpatë në formë thike, nji shtizë, ata e njifshin edhe shpatën e përkulun kelte dhe përdorshin hoben. Dr. Ludwig Won Talloczy. Yllyrisch Albanische Forchungen, I. Band 1916... S, 21.

  16. G.V. Plehanov, Estetika dhe letërsia, (përkthim shqip) véli. I, Tiranë, 1961, f. 68.

  17. A. Bartalan, Parbajszerü tançainterôl (Danse «duels» en Hongrie). «Etnographia» LXXIV, Budapest, 1963.

  18. Idem.

  19. Po sidomos kënga e dashurisë është ajo që shpalon shpirtin e fshehtë të këtyre njerëzve dhe institucionet e tyre. Karl Dietrich thekson se nga shkaku i mbylljes së gjinisë femërore duhet që në jetën dashurore të këtyre popujve fshehtësia të lozë një roi shumë më të madh se gjetkë. Citue nga E. Çabej, Për origjinën e literaturës shqipe, «Hylli i Dritës»· Serje e Re, I, Shkoder 1939, f. 50.

  20. A. Bartalan, përmend raste të valleve që shoqnohen me goditje ose pa shoq- nim muzikë. Hungarezët e asaj kohe (të kohës së Tinodit — sh.N.A.), që dojshin me vallzue, merrshin nji tenxhere të vjetër dhe tue goditë mbi të i jepnin ritmin valles. Ja, këtu tradicionalisht vallen e hudhin pa ndonji shoqnim muzikor. Autori përmend edhe vallen «Trestern» (Austri) pjesa e parë e së cilës luhet pa ndonji shoqnim. Në Pinzgau këtë valle e hudhin në datât 5, 6 janar të çdo viti dhe e konsiderojnë si nji valle kultike, që simbas besimit të vendasve hudhet për të ndjellë në vitin e ri mirëqenie shëndetsore dhe bollëk materiali; kjo valle hudhet nga valltarë të veshun me maska Përchtet. Idem.

  21. R. Sokoli, Vallet shqiptare, Rev. Nendori, 1954, Nr. 8.

  22. Athenus, I. Cap. VIII — citue nga Dr. Ludwig won Talloczy, Idem.

  23. Thania tjetër (shen. N.A.)... ashtu si dhe shqiptari i sotëm etj. duket se i ta- Kon Talloczy-it, Idem.

  24. A. Smilari. Gli Albanesi d’Italia, loro costumi e poesie popolari. Napoli, 1881, p. 19.

  25. G. N. Sathas, Documents Inédites Relatives à l’histoire de la Grèce au Moyen- âge. Publiés sous les auspices de la Chambre des Députés de Grèce, Tom., IV, LXXVIII.

  26. V 27) Idem.

  27. T.S. Hughes, Travels in Greece and Albania, Ed. London, 1830, vol. II, p. 108.

  28. J. de Rada, «Fiamuri iArbërit»·, Divinazione Etnografiche, 15 Tetor, 1886.

  29. Kopjet e tabllove ndodhen pranë Muzeut Etnografik — Arkeologjik, Tiranë.

  30. Sa i takon Ksenofonit, i cili na flet në shek. IV para e.r. për vallet e armëve të trakasve,ato kishin tashma të paktën nji njimijvjeçar që i praktikojshin në Europë, dhe, kur ma vonë Taciti konstatoi në Gjermani përdorimin e disa valleve me shpata gjatë shekullit të parë mbas e.r., prap kishte shumë kohë që ato e kishin humbë kuptimin e tyne primitiv dhe që nuk pasqyrojshin ma tek gjermanët vetëm se lojna force dhe shkathtësie pa vlerë të madhe; për këtë arësye autorët e antikitetit nuk i zenë fare në gojë ato. Maurice A-L, Lonis, Le Folklore et la Dance, chap. XI d. La dance des épées, Conclusion, Paris 1963, p. 298-299.

  31. Gafronco D’Aronco, Storia della Danza Popolare e d’Arte, Firenze, 1962, p. 88.

  32. J. de Rada, Idem.

  33. Simbas Platonit kjo valle (vallja Pirrike, sh. N.A.) ishte nji imitim i luftës që pasqyronte fazat e ndryshme të saj dhe ekzekutohet e shoqnueme me fyell (avllos), ose lyrë. Kërcimtarët ishin të armatosun dhe në fillim ekzekutojshin diçka të ngjash- me me nji parakalim, me kthesa anësore, me tërheqje mbrapa, me kërcime së nalti dhe me ulje. Vazhdojshin lëvizjet e sulmit dhe qëndresat mbrojtëse kur ba- heshin lëvizjet përkatëse nga luftëtari; si ato kur hudh shigjetën, ose shti- zen, ose si ato kur ngul thikën në trupin e nji kundërshtari (Të dhana nxje- rrë nga enciklopedia greke); krahaso përshkrimin e masipërm me atë të Smilarit për -yallen arnaute.

  34. G.N. Sathas, idem, LXXX.

  35. Tue folë për vallet e shpatave që luhen në Çekosllovaki, H. Laudova ndër të tjera shkruen: «Tipi i tretë — zakonisht solo ose valle armësh dyshe — bazohet në nji shkallë të madhe në improvizim. Valle të tilla nuk kanë formë të kristalizue- me «Hannan Laudova, Sword dances and Their Paralleles in thè C.S.S. Journal of the International Folk Music Council, vol. XV,1963, p. 63. Nga kjo konstatojmë se, sikundër tek ne, dhe në vende të tjera, ekzistojnë valle me nji formë koreografike të pa kristalizueme, si dhe e kërcyeme nga dy valltarë. Formën solo ose dyshe e hasim dhe në vallen «Hajduch» dhe «Botolo». Shif. R. Wolfram. Vien, Altformen imtanz der volker des Pannonischen und Karpatenraumes, Volksmuzik Sudosteuropas 7. Band 1966, 109-139, München.

  36. Shif R. Wolfram, Der Volkstanz Als Kulturele Ausdrucksform Der Sudost- europaischen Volker, München, 1962.

  37. A. Bartalan. Idem.

  38. Këto valle të tipit «Poignée de point» (sh. N.A.) «... s’kanë asgja të përbashkët me ato të antikitetit si Pvrriket, vallet e Couretëve, Skiphionëve dhe të tjera, as edhe ne ato të Trakasve përshkrue prej Ksenophon-it, dhe ma vonë me ato të gjermanëve për të cilat flet Taciti, Maurice A.L. Louis. Idem.

  39. Kurt Sachs mendon se tek primitivi shpata asht nji simbol falik.

  40. Maurice A.L. Louis. Idem.

  41. Si mbaruen së pimi dhe, mbasi mbaruen kangën e luftës (peon-in) trakasit u ngritën të parët dhe kërcyen të armatosun nën tingujt e fyellit; ata hudheshin naît me lehtësi dhe i përplasnin thikat e tyne. Në fund njeni prej valltarëve e goditi kun- dërshtarin e tij, dhe të gjithë besuen që ai e piagosi atë, sepse ky i fundit u rrëxue për tokë me shumë art. Atëhere trakasi e çarmatosi të mundunin nga armët e tija dhe duel tue këndue nji kangë për nder të Sitalces. Trakasit e tjerë e morën të vramin, i cili me të vërtetë nuk kishte pësue asnji të keqe Xénophon, Anabase, L. VI chap. I, 5,6, p. 199-200. Paris.

  42. G.V. Plehanovi, Idem, f. 123.

Downloads

Pubblicato

1967-06-01

Come citare

Agolli , N. (1967). Vëzhgime rreth valleve te karakterit luftarak. Studime Filologjike, 1(2), 61–80. https://doi.org/10.62006/sf.v1i2.2814

Fascicolo

Sezione

Artikuj