Struktura leksikore dhe struktura ekspresive e gjuhës njerëzore
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3205Abstract
Sintaksë do të thotë ndërtim fjalish: si grupohen fjalët bashkë për të ndërtuar sintagma dhe fjali. Në greqishte syntaxis do të thotë të vësh bashkë. Kur themi të vësh bashkë, nuk është e njëjtë sikur të vëmë bashkë tullat për të bërë një mur ose frutat dhe sheqerin për të bërë reçel. Të folurit është një proces shumë i ndërlikuar. Koncepti të vësh bashkë kuptohet më mirë në muzikë. Muzika ka një sintaksë kombinatore, sepse këtu notat vendosen bashkë në një mënyrë shumë të përcaktuar. Notat në muzikë janë si fjalët e gjuhës. Tangoja, valsi, ose vallet e popujve të ndryshëm kanë sintaksën e tyre, kanë një mënyrë të veçantë për të vendosur gjërat së bashku. Marler-i1 dallon sintaksën fonologjike dhe sintaksën leksikore. Sipas tij, të vësh gjërat bashkë zbatohet së pari në fonologji. Fonologjia vendos fonemat bashkë për të bërë rrokjet e strukturuara. Çdo gjuhë ka sintaksën e saj fonologjike ose modelet e tingujve. Në fonologji, njësitë në vetvete të vendosura së bashku nuk kanë asnjë kuptim. P.sh., fonema /m/ në vetvete nuk ka kuptim. Po kështu edhe fonemat e tjera. Si pasojë, rrokjet që formohen nga fonemat nuk e marrin kuptimin e tyre nga këto të fundit, sepse thamë që fonemat në vetvete nuk kanë kuptim. Emri mal nuk e merr kuptimin nga kuptimet e brendshme të të tri fonemave /m/, /a/ dhe /l/. Sintaksa fonologjike është vendosja bashkë e gjërave pa kuptim për të formuar njësi më të mëdha. Këngët e zogjve, këngët e balenave etj. janë sintaksë fonologjike. Pra, është e mundshme që ndonjë aftësi sintaksore fonologjike të zhvillohet tek këto qenie të gjalla pavarësisht nga kuptimi.Downloads
Riferimenti bibliografici
-
P. Marler, Animal communication and human language, në N. G. Jablonski and L. C. Aiello (eds.), “The Origin and Diversification of Language”, San Francisco, CA: California Academy of Sciences, 1998, f. 1-19.
-
N. Chomsky, The Minimalist Program. Cambridge, MA: The MIT Press, 1995; S. Miyagawa, Why Agree?Why Move?:Unifying Agreement-Based and Discourse-Configurational Languages. Cambrdige, MA: The MIT Press (2010).
-
Aristotle, Historia Animalium, përkthyer nga J. Peck. Cambridge, MA: Harvard University Press, 1984.
-
R. Cartesio (1637), Discorso sul metodo, përkthyes Cubeddu, Italo, Collezione: Le idee, 9; Editori Riuniti, Roma, 1996.;
-
F. de. Saussure, Course in General Linguistics (botuar nga Charles Bally dhe Albert Sechehaye në bashkëpunim me Albert Riedlinger, përkthyer dhe pajisur me shënime nga Roy Harris), Duckworth, 1983.
-
N. Chomsky (2008), On phases, në “Foundational Issues in Linguistic Theory”, botues R. Freidin, C. P. Otero and M. L. Zubizarreta (Cambridge, MA:The MIT Press), f. 133-166; N. Hornstein, A Theory of Syntax: Minimal Operations and Universal Grammar, Cambridge:Cambridge University Press, 2009.

Downloads
Pubblicato
Come citare
Fascicolo
Sezione
Licenza
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

Questo lavoro è fornito con la licenza Creative Commons Attribuzione - Non commerciale - Condividi allo stesso modo 4.0 Internazionale.