Christian Gut
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3238Abstract
Më 26 nëntor 2018 ndërroi jetë Kristian Gyti (Christian Gut), një ndër albanologët e spikatur francezë të kohës sonë, njohës shumë i mirë dhe kontribuues me vlerë në studimin e gjuhës shqipe, historisë dhe kulturës së saj, vijues i denjë i një tradite të formësuar tashmë në radhët e studiuesve francezë për albanologjinë, me prurje nga fusha e gjuhësisë, historisë, etnologjisë, kulturologjisë etj. Kristian Gyti pati një jetë të mbushur me aktivitete dhe angazhime në sfera të ndryshme të jetës shoqërore (pos asaj kërkimore-shkencore) dhe, falë aftësive të tij intelektuale e organizative, arriti të ketë karrierë të suksesshme edhe në administratën franceze, me kontribute të shënuara në një hapësirë edhe përtej kufijve të Francës, me angazhime në institucione të rëndësishme kombëtare, por edhe në organizata e organizma ndërkombëtarë, kontribute për të cilat ka gëzuar mirënjohjen e falënderimet duke qenë i vlerësuar me një sërë titujsh e medaljesh.Downloads
I dati di download non sono ancora disponibili.
Downloads
Pubblicato
2018-12-08
Come citare
Përnaska , R., & Plangarica , T. (2018). Christian Gut. Studime Filologjike, 1(3-4), 313–318. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3238
Fascicolo
Sezione
In Memoriam
Licenza
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

Questo lavoro è fornito con la licenza Creative Commons Attribuzione - Non commerciale - Condividi allo stesso modo 4.0 Internazionale.
