Pikëpamjet sintaksore të Spiro Floqit
Abstract
Spiro Floqi solli në shqipen një frymë gjysmëstrukturaliste dhe gjysmësemantike të studimeve sintaksore, sidomos në punimet e tij të fundit të viteve 70-të, ndonëse jo plotësisht të liruara nga fryma e logjikës dhe e tradicionalizmit që atëbotë dominonte në studimet gramatikore në përgjithësi. Idetë e tij prej sintaksologu ishin mjaft përparimtare për kohën kur jetoi dhe veproi, duke i marrë parasysh rrethanat shoqërore, në të cilat zhvillohej shkenca shqiptare në përgjithësi. Karakteristike për punimet e tij është bollshmëria e korpusit, kryesisht letrar, për çështje të analizës gjuhësore, pastaj terminologjia e pasur dhe shumë moderne për kohën kur i shkroi punimet e tij, mbështetja teorike e autorit në tekste gramatikore të gjuhëve të huaja, kryesisht nëpërmjet përkthimeve të tyre nga rusishtja dhe frëngjishtja, kreativiteti në shtjellimin e ideve të reja të kohës dhe përshtatja e tyre në shqipen, si dhe shterimi deri në fund i problemeve gjuhësore, pa lënë vend shumë hapësirë për ambiguitet apo dyshim.Downloads
Riferimenti bibliografici
-
Sipas teorive universale gjuhësore që mbështeten në analizën e fjalisë në përbërës të drejtpërdrejtë (nga e cila më vonë zuri fill edhe gjenerativizmi), sintagmat përbëhen nga koka (fjala bosht) dhe elementet e varura të saj. Varësia është term i gjerë në këtë aspekt dhe duhet dalluar dy nëntipe të varësisë në këtë rrafsh: parapërcaktorin (premodifier), i cili mund t’i paravihet kokës së sintagmës, dhe paspërcaktorin (postmodifier), i cili i pasvihet kokës së sintagmës.

Downloads
Pubblicato
Come citare
Fascicolo
Sezione
Licenza
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

Questo lavoro è fornito con la licenza Creative Commons Attribuzione - Non commerciale - Condividi allo stesso modo 4.0 Internazionale.