Togfjalëshi, sintagma dhe trajtime të tyre në gramatologjinë shqiptare

Autori

  • Albana Deda

Abstract

Studimet tona tradicionale në lëmin e sintaksës së shqipes kanë njohur trajtime të ndryshme, të bëra nga studiues të njohur, të cilët hodhën bazat e përshkrimit të strukturës sintaksore të kodit tonë. Ndër to spikasin punimet e gjuhëtarit Spiro Floqi kushtuar aspekteve të ndryshme të strukturës së shqipes, veçanërisht atyre të sintaksës së periudhës. Pavarësisht pohimit të mësipërm, mund të themi pa droje se gjuhëtari Spiro Floqi është kodifikuesi i konceptit tradicional të teorisë së togfjalëshit, pasqyruar edhe në veprën “Gramatika e gjuhës shqipe” II, Tiranë, 2002. Pikëpamjet e tij mbi këtë teori autori i i parashtroi së pari në punimin “Çështje të teorisë së togfjalëshit në shqipen e sotme”, të botuar në 1968 në Studime Filologjike, nr. 1. Ky artikull shquhet jo vetëm për forcën e argumentit shkencor, por dhe për jetëgjatësinë e mendimit të tij shkencor (Tradita e studimeve tona na shfaq trajtime të cilat, për hir të së vërtetës, na japin pak alternativa dhe zakonisht janë në rrafshin tradicional, sidomos para viteve 901.).

Downloads

I dati di download non sono ancora disponibili.

Riferimenti bibliografici

  1. R. Përnaska, Diskutim për kumtesën e Spiro Floqit, Revista pedagogjike, 1972, nr. 5; J. Lukaj, Togfjalëshi, Buletin shkencor, Shkodër, 1972, nr. 2; H. Agani, Fjala, Prishtinë, 1975, si dhe qëndrime të mbajtura në tekste shkollore parauniversitare, si ato të Totonit, Bobratit, Dakos, Gjuha shqipe 7, 1971 etj.

  2. S. Floqi, Çështje të teorisë së togfjalëshit në shqipen e sotme, SF, 1968/1, f. 75.

  3. S. Floqi, Çështje të teorisë së togfjalëshit në shqipen e sotme, SF, 1968/1, f. 75.

  4. Po aty, f. 75.

  5. Po aty, f. 76.

  6. Kjo është terminologjia e përdorur nga Floqi.

  7. Gramatika e gjuhës shqipe II, f. 77.

  8. Gramatika e gjuhës shqipe II, f. 82.

  9. Gramatika II, f. 80.

  10. “Veç kësaj, me po atë togfjalësh predikativ, në sajë të kombinimit të rendit të fjalëve me theksimin e gjymtyrëve mund të kemi dhe një varg fjalish të tjera që ndryshojnë nga ngarkesa komunikative e gjymtyrëve të lidhur me “të dhënën” dhe me “të renë”, ne do të thoshim me “të njohurën” dhe “të panjohurën”. Kështu pra, në togfjalëshin predikativ, fjalët shqyrtohen në nivelin e togëzueshmërisë së fjalëve në togfjalësh, ndërsa në fjali fjalët dhe togfjalëshat diskutohen në nivelin e gjymtyrëve të fjalisë.” S. Floqi, Çështje të teorisë së togfjalëshit, SF, 1968/1, f. 81.

  11. Gramatika II, f. 80.

  12. S. Floqi, Çështje të teorisë së togfjalëshit, SF, 1968/1, f. 78.

  13. R. Memushaj, Gjuhësia gjenerative, shblu, Tiranë, 2008, f. 109.

  14. J. Mita, Struktura e sintagmave në gjuhën shqipe, Studime albanologjike, Tiranë, 2000, f. 27-41.

  15. Ne po u referohemi punimeve të autorëve tanë, pavarësisht se skemat nuk janë të tyret, për të thënë se çfarë është bërë në kuadrin e analizës së korpusit të shqipes.

  16. J. Mita, Struktura e sintagmave në gjuhën shqipe, Studime albanologjike, Tiranë, 2000, f. 35.

  17. F. Koleci, G. Turano, Hyrje në sintaksën gjenerative të shqipes, shblu, Tiranë, 2011, f. 44-46.

  18. L. Buxheli, Rreth caktimit rasor të rasës emërore në shqipen e sotme, SF, 2005/3-4, f. 75.

  19. F. Koleci, G. Turano, Hyrje në sintaksën gjenerative të shqipes, shblu, Tiranë, 2011, f. 49.

  20. F. Koleci, G. Turano, Hyrje në sintaksën gjenerative të shqipes, shblu, Tiranë, 2011, f. 166-174.

  21. L. Rugova, Sintagmat sintaksore të gjuhës shqipe, “Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, 25/1, Prishtinë, 2006, f. 422.

  22. L. Buxheli, Modelet e caktimit rasor në gjuhën e sotme shqipe, Neraida, 2007.

  23. L. Rugova po aty, f. 421.

  24. G. Pollum; R. Huddlestone, The Cambridge Grammar of the English Language, 2002, përkatësisht në kapakun mbështjellës të Gramatikës, autorët vënë në dukje faktin se këtu kanë të bëjnë më një punim deskriptiv.

  25. H. Herbst, S. Schüller, Introduction to Syntactic Analysis. A Valency Approach, Tübingen, 2008.

  26. Quirk, Greenboun, Svartnik et al, Contemporary Grammar of English Language, London, New Jork, Longman, 1985.

  27. G. Pollum, R. Huddlestone, The Cambridge Grammar of the English Language, 2002.

  28. Kemi parasysh The Bank of English, apo Fjalorët e Valencave që janë përgatitur për gjuhë të ndryshme, FrameNet-in e Fillmorit, modelet që paraqet Beth Levin etj.

Downloads

Pubblicato

2013-06-14

Come citare

Deda , A. (2013). Togfjalëshi, sintagma dhe trajtime të tyre në gramatologjinë shqiptare. Studime Filologjike, 1(1-2), 109–122. Recuperato da https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3374

Fascicolo

Sezione

Artikuj