Matteo Mandalà, Lekë Matranga: njeriu, koha, vepra, botimet Ombra gvg, Tiranë, 2013.
Abstract
Libri Lekë Matranga: njeriu, koha, vepra, është i dyti që studiuesi Matteo Mandalà, një emër i mirënjohur në pararojë të studimeve albanologjike në hapësirën shqiptare e jashtë saj, boton në Tiranë gjatë vitit 2013. Për këtë vepër prof. Mandalà ka punuar që prej mesit të viteve 1980 (saktësisht në vitet 1984-1987), kur ishte student. Botimi i saj në Itali afro një dekadë më parë (2004) u çmua fort prej studiuesve, por nuk e arriti përmasën e një ngjarjeje shkencore publike si në botimin e ri në Shqipëri. Autori vetë, përkthyesi dhe gjuhëtari Gëzim Gurga, si dhe shtëpia botuese Ombra GvG, e nxorën veprën përtej ishullit të interesimeve të një urdhri të ngushtë specialistësh, duke realizuar një prej botimeve më cilësore në traditën e librit në Shqipëri dhe duke dëshmuar një kulturë të re librore. Matteo Mandalà, edhe me këtë libër, dëshmon se është nga ata studiues që shtron dhe zgjidh probleme shkencore që kanë qëndruar para dijes për dekada, ndonjëherë dhe për më shumë. Përveç një studimi të Dhimitër S. Shuteriqit botuar kohë më parë në revistën Studime filologjike, për librin e Matragës E mbsuame e krështerë nuk kishte ndonjë interesim shkencor të shfaqur as në kohën kur nisën kërkimet e autorit për këtë libër, as kur ai mori vendimin për ta ribotuar në Tiranë. Studimet për librin e dytë në gjuhën shqipe (1592), vetëm katër dekada pas Mesharit, tashmë mund të rifillojnë prej një gjendjeje krejt të re.Downloads
I dati di download non sono ancora disponibili.
Downloads
Pubblicato
2013-06-14
Come citare
Sinani, S. (2013). Matteo Mandalà, Lekë Matranga: njeriu, koha, vepra, botimet Ombra gvg, Tiranë, 2013. Studime Filologjike, 1(1-2), 225–228. Recuperato da https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3385
Fascicolo
Sezione
Kritikë dhe bibliografi
Licenza
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

Questo lavoro è fornito con la licenza Creative Commons Attribuzione - Non commerciale - Condividi allo stesso modo 4.0 Internazionale.
