Anila Omari, Marrëdhëniet gjuhësore Shqiptaro-Serbe, botimet Albanologjike, Tiranë, 2012

Autori

  • KOL Topalli

Abstract

Monografia “Marrëdhëniet gjuhësore shqiptaro-serbe” e punonjëses shkencore Anila Omari të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë është një kontribut i ri që i shtohet vargut të studimeve në fushë të albanologjisë dhe në veçanti sllavistikës. Me këtë hidhet një vështrim mbi marrëdhëniet e hershme e të vona të marrëdhënieve ndërmjet gjuhës shqipe dhe serbishtes, gjuha sllave me të cilën shqipja ka pasur marrëdhëniet më të hershme e më intensive. Me këtë studim hidhet dritë në shumë aspekte të këtyre marrëdhënieve, sidomos në fushë të leksikut, të gramatikës, duke përfshirë sintaksën e fjalëformimin, dhe në fonetikë. Krahas këtyre, punimi ka të dhëna me interes edhe për toponiminë historike. Ky punim vjen si vijim i studimeve shkencore të kësaj fushe, që kanë nisur që në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe kanë vijuar pa ndërprerje deri në ditët e sotme. Madje, ai vjen në një kohë kur para pak kohësh në Prishtinë u organizua një konferencë e veçantë për ballkanistikën, ndër më të mëdhatë e këtij lloji, ku marrëdhëniet me gjuhët sllave, në veçanti me serbishten, zinin një vend kryesor.

Downloads

I dati di download non sono ancora disponibili.

Downloads

Pubblicato

2013-06-14

Come citare

Topalli, K. (2013). Anila Omari, Marrëdhëniet gjuhësore Shqiptaro-Serbe, botimet Albanologjike, Tiranë, 2012. Studime Filologjike, 1(1-2), 237–240. Recuperato da https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3387

Fascicolo

Sezione

Kritikë dhe bibliografi