Mehmet Çeliku, Sintaksë e gjuhës shqipe (përbërësit sintaksorë), Ilar, Tiranë, 2012
Abstract
Këta dy dhjetëvjeçarët e fundit në gjuhësinë shqiptare po vërehen zhvillime e prurje të reja, që shënojnë kthimin e saj në shtratin e gjuhësisë botërore, dhe përpjekje të studiuesve tanë për të përvetësuar e përdorur në përshkrimin e shqipes metodat dhe teknikat e gjuhësisë bashkëkohore. Sigurisht që ky proces nuk ka qenë i lehtë, sepse, që të zbatohen metodat e reja, duhen njohur konceptet që qëndrojnë në bazë të këtyre metodave. Pikërisht, për gjuhëtarët tanë periudha pas ‘90-ës e deri para pak vjetësh ka shërbyer si periudhë e njohjes me zhvillimet në gjuhësinë e sotme. Këto përpjekje i kanë dhënë tashmë frytet e para, sidomos në fushën e sintaksës. Kjo disiplinë, që në hapësirat shqiptare kishte mbetur më prapa fushave të tjera dhe larg zhvillimeve në gjuhësinë botërore, këto vitet e fundit po sheh një lulëzim të admirueshëm. Janë botuar monografi, tekste universitare e artikuj, janë mbrojtur tema magjistrature e doktorata në të cilat dukuritë sintaksore të gjuhës sonë shihen në frymën e gjuhësisë gjenerative. Prurjeve të derisotme në këtë fushë vjen u shtohet edhe vepra “Sintaksë e gjuhës shqipe (përbërësit sintaksorë)”, që po i jepet në dorë lexuesit.Downloads
I dati di download non sono ancora disponibili.
Downloads
Pubblicato
2013-06-14
Come citare
Memushaj, R. (2013). Mehmet Çeliku, Sintaksë e gjuhës shqipe (përbërësit sintaksorë), Ilar, Tiranë, 2012. Studime Filologjike, 1(1-2), 241–246. Recuperato da https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3388
Fascicolo
Sezione
Kritikë dhe bibliografi
Licenza
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

Questo lavoro è fornito con la licenza Creative Commons Attribuzione - Non commerciale - Condividi allo stesso modo 4.0 Internazionale.
