Mbi reklamën Shqiptare midis dy luftrave botërore

Autori

  • Silvana Vishkurti
  • Drita Hadaj

Abstract

Reklamat shqiptare janë relativisht të hershme. Ato datojnë (nisur nga kërkimet jo përfundimtare që kemi bërë në revistat, të përkohshmet politike, letrare të kohës) rreth viteve 1910. Reklamat janë bardh e zi. Ato jepen me shenja ortografike, renditje dhe konceptim pamor të ndryshëm. Rëndësia dhe vlera që paraqesin reklamat e asaj kohe lidhet me interesin e shtypit për të krijuar fonde që do të siguronin vazhdimësinë e botimit, zhvillimin kulturor e arsimor të kombit si dhe interesin e tregtarëve për të reklamuar mallrat e tyre. Nga pikëpamja sociologjike, në reklamat e këtyre viteve vihet re një gjerësi përdorimi e leksikut të shqipes në emërtimin e shumë veprimtarive ekonomike që dalin përtej kuadrit të një ekonomie të bujqësisë familjare e të tregtisë së vogël. Në këto revista e të përkohshme gjenden reklama mbi mallra të vendit dhe të importuara të ndërmarrjeve ekonomike që sapo kishin nisur të ngriheshin në Shqipëri.

Downloads

I dati di download non sono ancora disponibili.

Riferimenti bibliografici

  1. G. Castellan, L’ALBANIE, éditions « Que sais – je », Paris, 1980, f. 37.

  2. Anne-Marie Achard ; Catherine Caron, Les outils de la langue, Hachette, 2001, f. 150-158.

  3. Rexhep Ismajli, Drejtshkrimet e shqipes, Prishtinë, 2005, f. 225-230.

  4. Bahri Beci, Gramatika e gjuhës shqipe, botime EDFA, Tiranë, 2004, f.M66.

Downloads

Pubblicato

2009-06-14

Come citare

Vishkurti, S., & Hadaj, D. (2009). Mbi reklamën Shqiptare midis dy luftrave botërore. Studime Filologjike, (1-2), 217–224. Recuperato da https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/4223

Fascicolo

Sezione

Materiale dhe dokumente