Tragjizmi në kontekstin e një letërsie himnizuese

Autori

  • Bashkim Kuçuku

Abstract

Në këto vite të lirisë së mendimit për veprën e Bilal Xhaferit janë botuar një sërë shkrimesh. Krahas njohjes së njëmendtë të një shkrimtari të keqtrajtuar skajshmërisht nga censura e totalitarizmit stalinist, ato kanë qenë edhe ndihmesa të llojeve të ndryshme për ta ndërfutur sa më meritueshëm në sistemin e qarkullimit të vlerave të letërsisë shqipe. Më cilësori, që ka ndikuar në receptimin e tij në nivelin akademik, universitar dhe masiv është studimi Poeti i nemun, Bilal Xhaferi i Sabri Hamitit (Sabri Hamiti, “Bilal Xhaferi, shkrimtari i etnisë”, Fjala, Prishtinë, 25 tetor 1994; Rilindja, Tiranë, 26 shkurt, 5 mars, 12 mars, 19 mars 1995; Sabri Hamiti, Vepra Letrare 10, “Poeti i nemun, Bilal Xhaferi”, Faik Konica, Prishtinë, 2002). Ende e pambledhur plotësisht dhe e pabotuar në mënyrë sistematike, natyrisht, ka hapësirë të gjerë jo vetëm për studimin e veçorive të saj, por edhe për të pasuruar e saktësuar biografinë dhe portretin e tij krijues.

Downloads

I dati di download non sono ancora disponibili.

Downloads

Pubblicato

2009-12-14

Come citare

Kuçuku, B. (2009). Tragjizmi në kontekstin e një letërsie himnizuese. Studime Filologjike, (3-4), 71–100. Recuperato da https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/4230

Fascicolo

Sezione

Artikuj