Shqiptari

Авторы

  • Viçenc Stratigo
  • Ziaudin Kodra

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v18i3.1123

Аннотация

Po botojmë për herë të parë në përkthimin shqip këtë vjershë të bukur, shumë pak të njohur edhe në origjinalin italisht, të poetit revolucionar me tendenca socialiste, Vinçenc Stratigo. Një kopje të saj, të daktilografuar italisht, pati mirësinë të na e dhuroi i biri i poetit, plaku 88 vjeçar, Dr. Anxhelo Stratigo, kur i bëmë një vizitë në shtëpi, në nëndorin e vitit të kaluar, gjatë udhëtimit tonë për në Kosenxë, ku u mbajt kuvëndi për të përkujtuar 150 vjetorin e lindjes së De Radës. Dorëshkrimi në origjinal, sipas thënieve të të birit të poetit, sot gjëndet në Akademinë Kozentine, ku janë dorëzuar e ruhen të gjitha dorëshkrimet e poetit. Vjersha; vetëm në tekstin italisht, është botuar në një broshurë me një ti- razh në 500 kopje, ku flitet për kontributin që ka dhënë fshati arbëresh Lungro në luftrat për çlirimin e bashkimin e Italisë më 1848, 1860. Kijo broshurë, me titullin ”Parliamo di Lungro”, nga që u botua në pak kopje, sot është shumë e rrallë. Kjo vjershë e bukur, me vrull tirtejan, u shkrua më 1857, kur poeti arbëresh, Vinçenc Stratigo ishte 35 vjeç. Ai që jetoi ngjarjet e mëdha të 1844 në Kalabri, ai që luftoi si udhëheqës ushtarak me të dyqind ungriotët në betejën e Kampotenezes kundra gjeneralëvet burbonë Lanca e Buzaka më 1848 për të përmbysur atë regjim të urryer, shkroi vjersha të fuqishme shqip e italisht për të nxitur arbëreshët në luftën çlirimtare garibaldine të 1859-60. Kjo vjershë, sipas thënieve të të birit të poetit, Dr. Anxhelo Stratigo, u shpërnda në dorëshkrim nëpër fshatrat arbëreshe të Kalabrisë, ilegalisht. Më 16 korrik 1859, kur e gjithë Italia zien nga revolucioni, kur Garibaldi po përgatitesh të nisesh për Siqiji e .andej të hidhesh edhe në Kalabri, siç ndodhi me të vërtetë, në një meting që u organizua në një shesh të Lungros, ppeti që u foli fshatarëvet demostrantë, u lexoi edhe këtë vjershë, e çila mbeti e harruar ndër dorëshkrimet e tij. Përmbajtja e fuqishme e lcësaj vjershe i nxiti bashkëfshatarët e poetit për luftë dhe, që në atë meting, dollën të pesëqind luftëtarët vullnetarë ungriotë, rrokën armët dhe, me të arritur Garibaldi në Kastrovillari, u bashkuan me të dhe e ndoqën gjer në Napoli. Të pesëqind ungriotët u organizuan në pesë kompani, njerën nga të çilat e udhëhoqi poeti luftëtar Vinçenc Stratigo. Ai ishte edhe komisar politik i kompanisë.

Скачивания

Данные скачивания пока недоступны.

Загрузки

Опубликован

1964-09-01

Как цитировать

Stratigo, V., & Kodra , Z. (1964). Shqiptari. Studime Filologjike, 18(3), 173–178. https://doi.org/10.62006/sf.v18i3.1123

Выпуск

Раздел

Materiale dhe dokumente