Një veper e panjohur poetike e Franz Nopçës
(«Gedichte» von Colez Marku)
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v23i3.2587Аннотация
Duke bërë kërkime në Seksionin e dorëshkrimeve të Bibliotekës Kombëtare të Vjenës në vitet 1963 e 1964 më tërhoqi vemendjen një vëllim me vjersha, i cili mban titullin «POEZI» të Kolec Markut («GEDICHTE» von Colez Marku). Ky vëllim përbëhet nga 105 faqe të daktilografuara vetëm nga njera anë dhe përmban gjithësej 167 vjersha. Vëllimi mban shifrën Ser. Nov. 11. 912. Nën titullin e dorëshkrimit «GEDICHTE» jepen datat «1895-1932», që shënojnë periudhën gjatë së cilës janë shkruar këto poezi. Në dorëshkrim nuk ka asnjë shënim tjetër e, përpara së gjithash, nuk ka asnjë të dhënë mbi autorin e kësaj vepre. «Colez Marku», që është një emër shqiptar, përfaqëson një pseudonim. Kjo thuhet nga ve le autori që në faqen e parë, në vjershën me titull «Pseudonimi im» («Mein Pseudonym»)
Скачивания
Загрузки
Опубликован
Как цитировать
Выпуск
Раздел
Лицензия
Copyright (c) 2023 Studime Filologjike

Это произведение доступно по лицензии Creative Commons «Attribution-NonCommercial-ShareAlike» («Атрибуция — Некоммерческое использование — На тех же условиях») 4.0 Всемирная.
