Konferenca shkencore mbarëkombëtare “Një komb, një gjuhë”
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3032Аннотация
Në kuadrin e edicionit XIII të Ditëve të Albanologjisë, veprimtari e përvitshme e Akademisë së Studimeve Albanologjike, në bashkëpunim me Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, u mbajt Konferenca shkencore mbarëkombëtare “Një komb, një gjuhë”. Kjo veprimtari shkencore e tri qendrave kryesore albanologjike, që përkon me dy përvjetorë të rëndësishëm për kombin shqiptar: me 110-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë dhe me 50-vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Drejtshkrimit, u organizua në tri sesione: sesioni hyrës më 22 nëntor 2022 në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, sesioni i dytë më 23 nëntor 2022 në Institutin Albanologjik të Prishtinës, dhe sesioni i tretë i mbajtur më 25-26 nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Paralelisht me zhvillimin e punimeve të sesionit të tretë, në hollin e Pallatit të Kongreseve u hap ekspozita “Nga alfabeti në drejtshkrim”, përgatitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Tiranë, në të cilën u ekspozuan dokumente të ndryshme që ilustrojnë momente të rëndësishme të përpjekjeve të mëdha të shqiptarëve për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe.Скачивания
Данные скачивания пока недоступны.
Загрузки
Опубликован
2022-12-06
Как цитировать
Çerpja , A. (2022). Konferenca shkencore mbarëkombëtare “Një komb, një gjuhë”. Studime Filologjike, 1(3-4), 163–166. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3032
Выпуск
Раздел
Jeta shkencore
Лицензия
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

Это произведение доступно по лицензии Creative Commons «Attribution-NonCommercial-ShareAlike» («Атрибуция — Некоммерческое использование — На тех же условиях») 4.0 Всемирная.
