Si të lexojmë veprën e Budit “Speculum confessionis”?*

Autorët

  • Gunnar Svane
  • Anila Omari

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3055

Abstract

Në përgjithësi, shqipja është një gjuhë pa bashkëtingëllore geminate1. Duke pasur parasysh këtë fakt është e habitshme të shohim mbushullimin e madh të bashkëtingëlloreve dyfishe në çdo faqe të librit të parë të Budit, Dottrina Christiana të vitit 1618. Nga një pikëpamje thjesht gjuhësore këto grafi dyfishe janë pa asnjë lloj interesi, duke qenë vetëm një trill i modës tipografike. Ne nuk mund ta dimë me siguri nëse ky lloj pseudogeminacioni i detyrohet vetë autorit apo tipografëve romanë. Por çfarëdo që të jetë, nuk ka dyshim se modeli ka qenë drejtshkrimi italian, në të cilin bashkëtingëlloret dyfishe ishin dhe janë ende tejet të shpeshta; ato shërbejnë për të treguar geminacionet e shumta në atë gjuhë. Për njerëzit e asaj kohe, që ishin mësuar të shihnin më tepër tekste italiane (dhe latine), çdo material i shtypur pa bashkëtingëllore dyfishe mund të jetë dukur pas gjase krejt jonormal. Mund të hamendësohet se ata, dmth. tipografët e Budit, donin ta vinin në vend këtë çudi duke futur në tekstin shqip të DC një numër të madh pseudogeminatash të cilat i bazonin në parime që sot nuk janë të qarta dhe në të cilat nuk do të hyjmë këtu. Edhe Meshari i Buzukut qysh në vitin 1555 përmbante shumë bashkëtingëllore dyfishe pa një geminacion gjegjës në shqipe; dhe ky drejtshkrim i frymëzuar nga italishtja erdhi e u bë kaq i qëndrueshëm saqë ende vazhdonte të përdorej në shekullin XIX.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Për geminacionin në shqipen e sotme, khs. Çabej, 19763, f. 143.

  2. Shih Dodi, f. 35.

  3. Shih Gjinari, f. 45.

  4. Për hollësi, shih Gjinari, f. 45; Dodi, f. 36.

  5. Khs. shprehjen udariti u bah, që ishte e zakonshme në serbokroatishten mesjetare.

  6. Për këtë të fundit khs. Bellum/Lufta, ò Guerra në Fjalorin e Bardhit.

  7. Për këtë fjalë, e cila nuk njihet gjetkë në latinitetin ballkanik, khs. vërejtjet etimologjike të Çabejt. Fjala nuk përmendet te Haarmann 1972.

  8. Shih botimin e Çabejt, f. 79-91, për h-në si shkronjë dhe tingull te Buzuku.

  9. Khs. Dodi, 47; Gjinari, 41-42.

  10. Çabej, 19732, f. 195-200.

  11. Për parashtesën t(ë)- dhe tër-, shih Xhuvani-Çabej, 1956, nr. 72 dhe 74.

  12. Shpjegimi i dhënë nga Çabej përsëritet te Demiraj, 1973, 143 (shënimi).

  13. Për alternimin e nistoreve sh ~ fsh ~ mpsh khs. Çabej, 19732, f. 204.6. Kristoforidhi jep pshikëzë (mpshikëzë, fshikëzë) “βομβάκιον, κουκούλιον μεταξοὤληξ).

  14. Shuteriqi, 1955, f. 25.

  15. Për këtë lloj shndërrimi, khs. Çabej, 19732, f. 200-4.

  16. Çabej, 1968, f. 50-53; 74.

  17. Çabej, 1968, f. 73.

  18. Çabej, 1968, f. 54-55; 75.

  19. Kriteri i elizionit të ë-së para zanoreve nuk mund të zbatohet plotësisht në SC. Një ë zakonisht elidohet, por jo rregullisht. Ndoshta kjo ka të bëjë me përndarjen e pauzave dhe një lloj ndarjeje të ligjërimit në masa të të folurit.

  20. Çabej, 1968, f. 54. (Fusnota mungon në origjinal. Në f. 54 të Çabejt jepet vetëm shembulli i transkriptuar: të ḷterit).

  21. Khs. Beci, f. 259.

  22. Formuar nga ndë(r)për. Buzuku ka derpërtonj, Bardhi depërtonj, derpëtonj.

  23. Në rumanishten ka një singir ashtu si dhe në serbo-kroatishten e maqedonishten sindžir; bullgarishtja ka gjithashtu sindžir, por në dialekte gjendet edhe zindžir. Boretzky II, 145 jep trajtat e shqipes zinxhir, zixhir dhe (cituar nga Çetta dhe Meyer) sinxhir, sixhir, sënxhir. Sipas Becit 265, në Kurdari (rajoni i Matit) fjala përdoret në trajtën saxhar.

  24. Khs. grafitë Zacharisse, Zebedeut te Buzuku. Çabej mendon se ato duhen lexuar me një x- nistore; shih botimin e Buzukut, f. 58.

  25. Bardhi ka: ʃcandalum/Scandule, por natyrisht, drejtshkrimi i tij është larg së qeni i besueshëm. Fjala shkandull mungon nga lista e Haarmannit. – Mbi këtë leksemë e të tjera me ndërndërrimin sk ~ shk, sp ~ shp, st ~ sht, khs. Çabej, botimi i Buzukut, f. 86-7.

  26. Në gegërishten qendrore gjendet rregullisht c në vend të s në një numër të kufizuar leksemash, ndër të tjera te dëftorët. Khs. Gjinari, f. 54. Shembuj gjenden edhe në tekstet e Papa Totasit dhe Dhaskal Todhrit nga Elbasani: prej këco gjinvet, një acish, – prej acish (Shuteriqi, 1955, f. 55, 57, 60).

  27. Kjo mënyrë shkrimi ka qenë ndoshta një përpjekje për të imituar shkronjën ж të alfabetit cirilik.

  28. Grafia z është përdorur edhe në Dictionarium-in e Bardhit: Iudæus, Giudeo/Zuξξij, khs. ʃchonobates/Ai ghi luen tue ezune, zambaε (nga turqishtja cambaz “akrobat në shpinë të kalit; zbutës kuajsh”), ʃigillum/Scizil (shixhil).

  29. Për një përshkrim fonetik të detajuar të q : gj shih Dodi, 36-38.

  30. Khs. vërejtjet e Becit lidhur me të folmen e Matit, f. 253-4.

  31. Mua më duken q : gj që kam dëgjuar në Shkodër ose në disa vise në Kosovë si pak a shumë identike me çiftin dento-palatal të serbo-kroatishtes ć : đ. Vëzhgimet e dialektologëve lidhur me mënyrat e ndryshme të shqiptimit të bashkëtingëlloreve shqipe q : gj mund të përmblidhen lehtë me një vështrim te Desnickaja 1968. Është interesante të vërejmë se si dallimi i shqipes midis shqiptimit të q : gj si guturale palatale në jug por si afrikate dentale në veri ndiqet nga një dallim i ngjashëm midis dy llojeve të shqiptimit të ḱ : ǵ në maqedonisht. Khs. Koneski, f. 69-75.

  32. Ndoshta duhet lexuar zgerbe; khs. vërejtjet etimologjike të Çabejt.

Downloads

Published

2022-06-06

How to Cite

Svane , G., & Omari , A. (2022). Si të lexojmë veprën e Budit “Speculum confessionis”?*. Studime Filologjike, 1(1-2), 5–38. https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3055