Robert Elsie dhe gjuha shqipe

Autorët

  • Shefkije Islamaj

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3207

Abstract

Në një intervistë të zhvilluar më 2008 e të botuar në gazetën “Shqip”1, pyetjes së bashkëbisedueses se “shumë lexues do të ishin kuriozë të dinin si ndodhi që një anglez si ju, të bëhej një nga përkthyesit më të njohur të shqipes”2, Robert Elsie i përgjigjet: “Nuk e mendoja kurrë që shqipja do të bëhej pasioni im”. Megjithëse nëntë vite para se të ndahej nga jeta kishte pohuar kështu, Robert Elsie i ishte drejtuar herët Shqipërisë, me kureshtjen e një të posadiplomuari të shkëlqyer, me dëshirën e një të riu për të vëzhguar e për të gjurmuar dhe me pasionin e një studiuesi që ngarend pas së panjohurës. Kur Robert Elsie erdhi për herë të parë në Shqipëri, më 19783, për qëllime studimore, ai ishte asokohe 28-vjeçar dhe e dinte gjuhën shqipe, e kishte mësuar në mënyrë autodidakte. Ky vit mund të quhet si viti i fillimit të lidhjes së tij të përjetshme me shqiptarët, me gjuhën shqipe, me letërsinë, me historinë, me kulturën shqiptare. Ata që e kanë njohur asokohe thonë se që atëherë ai “fliste shqip me një fjalor jo shumë të pasur, por i shqiptonte shumë saktë të gjitha zanoret e bashkëtingëlloret e gjuhës sonë dhe nuk mund ta dalloje se cila ishte gjuha e tij amtare”4. Ai njihte mirë, pos gjuhës se tij amtare, gjermanishtes, edhe gjuhë të tjera, si anglishten, frëngjishten, keltishten, italishten, serbishten etj.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Robert Elsie: Nuk e mendoja kurrë që shqipja do të bëhej pasioni im, intervistë e zhvilluar me Alda Bardhylin, gazeta “Shqip”, Tiranë, 2008.

  2. Përcaktimin e gazetares “anglez” për Robert Elsie-n e konsideroj shkarje rasti.

  3. Data 1978 e ardhjes së tij për herë parë në Shqipëri si dhe detaje të tjera biografike vetë Robert Elsie i ka dhënë në intervistat e tij të shumta.

  4. Th. Gjika, Përmbushet amaneti, Robert Elsie prehet në Theth me kostum popullor, gazeta “Panorama”, Tiranë, 17.10.2017.

  5. Dorëshkrimi elbasanas i ungjijve 1761 dhe lufta për krijimin e një alfabeti shqiptar, “Studime” 1, Prishtinë, 1994, f. 125-139.

  6. Albanian literature in Greek script. The eighteenth and early nineteenth century Orthodox tradition in Albanian writing, “Byzantine and Modern Greek Studies” 15, Birmingem, 1991, f. 20-34.

  7. Një vjedhje në Dubrovnik dhe dalja në skenë e gjuhës dhe e kulturës shqiptare, “Përpjekja” 6, Tiranë, 1996, f. 88-92; “Rilindja”, Prishtinë, 26.7.1999, f. 9.

  8. Të dhëna të hershme për ekzistencën e gjuhës shqipe, “Tempulli” 2; Korçë, 2000, f. 19-24.

  9. Leksiku shqip i Evlija Çelebiut i vitit 1662 dhe ç’duhet të dijë dervishi shtegtar, “Studime” 4, Prishtinë, 1997, f. 239-249 (përkthyer nga Rexhep Ismajli); botuar së pari në gjuhën gjermane: Südost-Forschungen, München, 57 (1998), S. 95-102; dhe në “Bota shqiptare” 67, Romë, gusht, 2002, f. 10-11.

  10. R. Elsie, The Bellifortis text and early Albania, Zeitschrift für Balkanologie, Berlin, 22.2.1986, f. 158-162.

  11. The Albanian lexicon of Arnold von Harff, 1497, “Zeitschrift für Vergleichende Sprachforschung” 97, Getingen, 1984, f. 113-122.

  12. Botuar në: Demiraj, Bardhyl (ed.): Nach 450 Jahren. Buzukus “Missale”und seine Rezeption in unserer Zeit. 2. Deutsch-Albanische kulturwissenschaftliche Tagung in München vom 14. Dhe 15. Oktober 2005. Albanische Forschungen, 25. ISBN 978-3-447-05468-3; Harrassowitz, Wiesbaden 2007, f. 211-215; Fati i Gjon Buzukut, gazeta”,”Shekulli”, Tirana, 14.6.2006, f. 18-19.

  13. R. Elsie, Dendronymica albanica. Vështrim mbi emrat shqip të drurëve dhe shkurreve, “Studime” 3, ASHAK, Prishtinë, 1996, f. 275-318.

  14. R. Elsie, “Dorëshkrimi Elbasanas i Ungjijve 1761 dhe lufta për krijimin e një alfabeti shqiptar”, “Studime” 1, Prishtinë, 1994, f. 125-139.

  15. Xh. Lloshi, Rreth alfabetit të shqipes, “Logos”, Shkup, 2008, f. 103.

  16. Po aty, f. 103.

  17. R. Elsie, Dorëshkrimi Elbasanas i Ungjijve 1761 dhe lufta për krijimin e një alfabeti shqiptar, f. 125-139.

  18. Po aty, f. 125-139.

  19. Xh. Lloshi, po aty, f. 105.

  20. R. Elsie, po aty, f. 125-139.

  21. Po aty, f. 125-139.

  22. Po aty, f. 125-139.

  23. Po aty, f. 125-139.

  24. Po aty, f. 125-139.

  25. Po aty, f. 125-139.

  26. Po aty, f. 125-139.

  27. Po aty, f. 125-139.

  28. Historia e letërsisë shqipe, grup autorësh nën drejtimin e Dhimitër Shuteriqit, Rilindja, Prishtinë, 1989, f. 54-55.

  29. R. Elsie, Dorëshkrimi Elbasanas i Ungjijve 1761 dhe lufta për krijimin e një alfabeti shqiptar, f. 125-139.

  30. Kjo trajtesë është botuar si kapitull më vete me po këtë titull edhe brenda veprës së Robert Elsie-t Histori e letërsisë shqiptare, “Dukagjini”, Pejë, 2001, f. 89-103; edhe në botimin anglisht History of Albanian Literature, Boulder, Colorado 1995, në dy vëllime.

  31. Një vjedhje në Dubrovnik dhe dalja në skenë e gjuhës dhe e kulturës shqiptare, “Përpjekja” 6, Tiranë, 1996, f. 88-92; “Rilindja”, Prishtinë, 26.7.1999, f. 9.

  32. R. Elsie, po aty, f. 88-92.

  33. Po aty, f. 88-92.

  34. Po aty, f. 88-92.

  35. Po aty, f. 88-92.

  36. R. Elsie, Të dhëna të hershme për ekzistencën e gjuhës shqipe, “Tempulli” 2, Korçë, 2000, f. 19-24.

  37. Po aty, f. 19-24.

  38. Po aty, f. 19-24.

  39. Po aty, f. 19-24.

  40. R. Elsie, Leksiku shqip i Evlija Çelebiut i vitit 1662 dhe ç’duhet të dijë dervishi shtegtar, “Studime” 4, Prishtinë, 1997, f. 239-249.

  41. R. Elsie, po aty, f. 239-249.

  42. R. Elsie, Historia e letërsisë shqipe, “Dukagjini”, Pejë, 2001, f. 23-36.

  43. R. Elsie, Fillimet e shkrimit shqip, në Historia e letërsisë shqipe, “Dukagjini”, Pejë, 2001, f. 23.

  44. Po aty, f.24.

  45. R. Elsie, Fati i Gjon Buzukut, gazeta, “Shekulli”, Tiranë, 14 .6.2006, f. 18-19.

  46. Po aty, f. 18-19.

  47. R. Elsie, po aty, f. 18-19.

  48. Po aty, f. 18-19.

  49. Po aty, f. 18-19.

  50. Zëri i parë shqip. Mbi incizimin e parë të gjuhës shqipe nga Norbert Jokli, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare 19, Prishtinë, 2001, f. 377-382.

  51. R. Elsie: www.elsie.de

  52. R. Elsie, Shqipëria dhe shqiptarët, intervistë me Anisa Ymerin, në News 24, Tiranë, 1.4.2016.

  53. R. Elsie, Early Albanian Bible Translations in Todhri Script (Përkthimet e hershme shqipe të Biblës në dorëshkrimet e Todhrit), Albanian Studies, Vol. 30 Centre for Albanian Studies, London 2016, 162 pp.

  54. R. Elsie, Albanian Alphabets: Borrowed and Invented, “Albanian Studies”, Vol. 35, Centre for Albanian Studies, London, 2017, 117 pp.

  55. Dictionary of Albanian Religion, Mythology and Folk Culture (Fjalor i fesë, mitologjisë dhe kulturës popullore shqiptare), Londër, 2001; Nju Jork, 2001; u botua edhe në gjermanisht Handbuch zur albanischen Volkskultur, Wiesbaden, 2002.

  56. Leksiku i kulturës popullore shqiptare (shqipëroi Abdurrahim Myftiu), “Skanderbeg Books”, f. 2005, Tiranë, f. 282 .

  57. Po aty, Parathënia e Robert Elsie-t, f. 8.

  58. Intervistë, Robert Elsie: Lef Nosi s’e kishte të dashur Margaret Hasluck, zhvilluar me Dhurata Hamzain, gazeta Shqiptarja.com, Tiranë, 12, 11. 2015.

  59. R. Elsie, Një vjedhje në Dubrovnik dhe dalja në skenë e gjuhës dhe e kulturës shqiptare, “Përpjekja” 6, Tiranë, 1996, f. 88-92.

  60. Robert Elsie – Shqipëria dhe Kosova, intervistë e zhvilluar me Rudina Xhungën për televizionin Top Channel, Tiranë, shkurt 2014; botuar me titullin Robert Elsie në një rrëfim të bukur, me rastin e vdekjes së tij në Dritare.net më 23 prill në Ditën Ndërkombëtare të Librit.

  61. Po aty.

  62. Intervistë për BBC-në, Londër, Redaksia shqipe, botuar në gazetën “Java”, Prishtinë, 29.5.2003; intervistoi Ragip Luta.

  63. Intervistë e zhvilluar e Robert Elsie-t me Anisa Ymerin për emisionin “Tempull”, të televizionit News 24, Tiranë, prill 2016; Intervista u botua në gazetën “Tema” me titullin Shqiptarët nuk kanë ende një histori, por vetëm parulla, 6.4.2016.

  64. Po aty.

Downloads

Published

2018-06-09

How to Cite

Islamaj, S. (2018). Robert Elsie dhe gjuha shqipe. Studime Filologjike, 1(1-2), 173–192. https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3207