Bardhyl Demiraj “Shqiptar dhe shqa. Histori popujsh përmes dy emrave etnikë”, Naimi, Tiranë, 2014, 248 f.
Abstract
Bardhyl Demiraj na paraqitet gjithnjë e më shumë si studiues i shumanshëm në fusha të ndryshme të albanologjisë: histori e gjuhës shqipe, gjuhësi krahasuese-historike, filologji e teksteve të vjetra, histori e shkrimit të shqipes dhe së fundi etnolinguistikë. Libri i fundit është një triptik studimesh të mirëfillta etnolinguistike ku shqyrtohen tema që kanë të bëjnë me “çështjen shqiptare” dhe që vijojnë të ngjallin diskutime në debatin intelektual-albanologjik të sotëm. Lënda ndahet në tri pjesë: I. Emri etnik shqiptar, II. Shqau ndër shqiptarë, III. Dy popuj në kontakt, trevat shqiptare në Mesjetën e hershme. Të tria këto pjesë plotësojnë njëra-tjetrën: ndërsa studimi i parë shpjegon përhapjen e etnonimit shqiptar si reagim vetëmbrojtës i etnosit shqiptar për t’u dalluar nga popujt fqinjë, studimi i dytë ndjek prejardhjen dhe historinë e etnonimit shqa qysh nga dyndjet e para sllave në Ballkan dhe gjatë bashkëjetesës e fqinjësisë prej më shumë se 15 shekujsh të shqiptarëve me popujt sllavë të Jugut, dhe studimi i tretë përqendrohet në trevat e bashkëjetesës apo kontakteve shqiptaro-sllave në mesjetë, të cilat konfirmohen të jenë zhvilluar në pjesën perëndimore e qendrore të Ballkanit. Studimi ngërthen në vetvete një qasje ndërdisiplinore: historike, filologjike, etnolinguistike, antropologjike, me një metodë studimi të analizës diakronike të dukurive që trajton. Vëllimi është i pajisur me treguesin e emrave dhe një bibliografi të burimeve dhe të literaturës së cituar.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2014-12-10
How to Cite
Omari , A. (2014). Bardhyl Demiraj “Shqiptar dhe shqa. Histori popujsh përmes dy emrave etnikë”, Naimi, Tiranë, 2014, 248 f. Studime Filologjike, 1(3-4), 163–168. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3479
Numër
Section
Kritikë dhe bibliografi
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
