Konstrukte me folje aspektive të fillimit të veprimit në gjuhën shqipe

Autorët

  • Menella Totoni

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.vi1.2775

Abstrakti

Në letërsinë gjuhësore konstruktet me folje aspektive të fillimit të veprimit nuk janë bërë objekt i një studimi tërësor. K. Cipua në sintaksën 1 e tij vetëm sa e prek këtë problem kur flet për aspektin. Në mënyrë të veçantë është marrë me to M. Çeliku në artikullin «Disa togje foljore në shqipen e sotme»2, ku skicohet në vija të trasha struktura e këtyre konstrukteve. Po, duke u bazuar në një material tepër të kufizuar, të mbledhur në disa të folme të Shqipërisë së Mesme, ajo paraqitje strukturore nuk është e plotë për shqipen.Në këtë kumtesë do të bëhet përpjekje për një trajtim sa më të plotë të strukturës së këtyre konstrukteve, duke vënë në dukje sidomos përdorimin e tyre në gjuhën letrare, në një farë mase, përdorimin nëpër dialekte, dhe për një thellim në analizën leksiko-gramatikore të komponenteve të tyre si dhe të konstruktit në tërësi.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

References

  1. K. Cipo, Sintaksa, f. 54 v. e 56.

  2. M. Çeliku. Disa togje fo ljo re n ë shqipen e sotme, «Bul. i USHT, Séria Sh. Sh.», 1963, 1, f. 162 v.

  3. M. Çeliku, art. i cit., f. 162.

Botuar

2023-09-20

Si të citoni

Totoni, M. (2023). Konstrukte me folje aspektive të fillimit të veprimit në gjuhën shqipe. Studime Filologjike, (1), 85–96. https://doi.org/10.62006/sf.vi1.2775