Institucione themelore të antikitetit në përpilimet e shkrimtarinë e E. Haxhiademit

Autorët

  • Evalda Paci

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3017

Abstract

Në shqipërimet e E. Haxhiademit gjurmohen elemente të gërshetuara të botës antike, asaj greke dhe asaj romake. Formimi klasik i autorit reflektohet në aspekte të formës e të përmbajtjes, aq më tepër nëse kemi parasysh ndërtimin e vepërzave që mbajnë emrin e tij e që mbështeten në motive të njohura të mitologjisë antike. Edhe në rasë të trajtimit e të vënies në qendër të veprës së personazheve që janë themelore në ngjarje madhore të përshkruara në letërsinë antike greke, por dhe në atë romake, autori spikat për një regest emërtimesh e përveçimesh që lidhen pikërisht me një formim të tillë, të veçantë dhe unik në shumë vështrime. Në vepërzat e Haxhiademit, të titulluara dhe me emrat e vetë personazheve të tij, të tilla motive, që janë ndërthurje e elementeve qenësore të dy botëve, gjurmohen në disa aspekte: në ndërtimin metrik, por dhe në atë tekstor e përmbajtësor. Këto tipare i vëmë në dukje dhe në këtë trajtesë sintetike tonën, që iu kushtua në veçanti reflektimit të institucioneve të antikitetit në shkrimtarinë e këtij të fundit.

Keywords:

formim klasik, antikitet, botë greke, botë romake, personazhe qendrore

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Shih në veçanti Mitologia, I miti greco-romani raccontati da Pierre Grimal, Dei, eroi, temi leggendari; genealogie, fonti letterarie, Garzanti editore, Brescia, 2000, f. 626-638.

  2. Haxhiademi, përpilues i një lënde të pasur në pikëpamje motivesh, me origjinë në antikitetin grek, ka qenë thellësisht i prirur ndaj shtysash për të rimarrë personazhe, sprova, qëllime që në të vërtetë janë dhe filli lidhës me projektimin e këtij të fundit në ditët tona, por dhe me kohën kur jetoi e krijoi autori ynë.

  3. Shih në veçanti E. Haxhiademi, Akili, Tragedi me pesë akte, Vjenë, 1925, botuar prej Shtypshkronjës Luarasi, Tiranë, 1931, f. 34-35.

  4. Në një variant të romanizuar vjen dhe përveçimi Ulisi, së pari si një titull vepre dhe më tej si emër i një personazhi mjaft të kujdesuar e të trajtuar nga ana e Haxhiademit. Shih në veçanti E. Haxhiademi, Ulisi, Tragedi me pesë akte, Berlin, 1924, botuar prej Shtypshkronjës Luarasi, Tiranë, 1931. Sa u përket emërtimeve të hyjnive, përveç Minervës, perëndeshë (që me këtë emër mbahet si italike) që njihet se e mbron Uliksin, Jovi/Jupiteri, Neptuni, Merkuri, (por jo Afërdita; sic!) janë ndër të tjera disa përveçime që e provojnë një fakt të tillë, që duhet parë si tjetër provë veçanësie e formimit të autorit. Një panteon i tillë gjen konfirmim të qartë dhe në pasazhet e tragjedisë me pesë akte me titull Akili, botuar në vitin 1931, por që rezulton e përpiluar prej autorit Haxhiademi që në vitin 1926. Shih në veçanti në këtë botim (Akili, Tiranë, 1931, f. 35), pasazhin e mëposhtëm: Tri hyjnesha qi kujtoshin/ se çmimn’ e parë për bukurín fitoshin/ u kapën për të marr’ kët’ moll’ ahere/ tyke u zan’ e tyke bâ potere./ Kto qen’: Junona dhe Minerv’e zgjutë/ dhe Afërdit’ hijeshme trupbutë.

  5. Shih në veçanti përdorimin në shumës të fjalës shqemb në E. Haxhiademi, Ulisi, Tragedi me pesë akte, Berlin, 1924, botuar prej Shtypshkronjës Luarasi, Tiranë, 1931.

  6. Dhe pse nuk është çasti për t’u ndalur, shtypshkrimi përparoi në mënyrë paralele me një shfaqje të qartë interesi ndaj riprodhimit të kryeveprave të kësaj letërsie dhe një vëmendje e tillë, që më saktë mund të njëjtësohet me një periudhë a ndarje sinkronike në pikëpamje zhvillimi, dëshmon që në kulturën evropiane këto të fundit nuk kanë qenë jashtë objektit të hulumtimit e të dëshirës për ta lëvruar krejt mendësinë që qëmtohej në përmbajtjen e tyre.

  7. E. Haxhiademi, Ulisi, botim i cituar, Tiranë, 1931, f.8: U bâft’ ashtù si ti dëshirën ke,/Ulis, për kte s’kam me t’u kundrështue; Por vetëm frika nuk më hiqet muë/ nga zemra, mbassi t’gjith’ata’ qi shkuën/ në Troj’ prej mbretënvet t’Greqís fituën/ Mënín e Jovit, atit t’perëndijvet,/ qi rrin n’Olimp në ball të gjith’ hyjnivet:/ Kush ra në luftë, kush u mbyt nga deti, /Dhe vdekjen kush n’atdhé të tij e gjeti;/Mëní e perëndijvet t’gjith i shoi,/ Sepse edhe Akili kshtu na shkoi/ nga bota: Apolloni tyk’e vrá/Me dor t’Paridit, qi veç donte grá.

  8. Vetë emri i Telegonit (Τηλέγονος) e përmban në vetvete idenë a shënjimin e birit të lindur larg, në kundërvënie me Telemakun (ai që lufton larg), birin që Ulisit i kishte lindur nga Penelopa. Këtij të fundit i kushtohen pjesë të rëndësishme në veprën epike të Homerit kushtuar rrugëtimit tejet të gjatë të atit të tij, Ulisit, të konceptuara pikërisht në funksion të një parathënieje të ardhjes së tij në atdheun e vet. Personazhe të tilla janë pjesë e një skeme subjektore që del në dritë herë që në krye të shtjellimit të veprës, herë dhe në krejt vijimësinë e saj, por mbeten përherë artifice të plotësimit të idesë qendrore tematike apo të vetë heronjve kryesorë të veprës.

  9. E. Haxhiademi, Ulisi, Tragedi me pesë akte, Berlin, 1924, botuar në Shtypshkronjën Luarasi, Tiranë, 1931, f. 30.

  10. E cilësuar si tragjedi me pesë akte, vepërza “Akili” e E. Haxhiademit, botuar së pari në vitin 1931, mund të zbërthehet në disa segmente tekstore në të cilat personazhet nuk bëjnë tjetër veç i japin jetë një subjekti që mund të transmetojë një tjetër shpjegim të përfundimit të jetës së një personazhi unik në historinë e Greqisë së lashtë dhe pa të cilin as lufta e Trojës nuk do të kishte aq jehonë. Edhe kjo vepërz e Haxhiademit, e introduktuar nga një “Parathëneje”, siç e cilëson ai tekstin hyrës e shpjegues, ka në krerë të caktuar analiza karakteriale që dëshmojnë dëshirën e vetë autorit për t’i portretizuar në mënyrën e vet personazhet më të përmendura në letërsinë antike greke, të shndërruara në protagonistë dhe në shpjegime të miteve përkatëse të botës greke.

  11. Shih gjithashtu dhe E. Haxhiademi, Bukoliket; pjesë e serisë kushtuar klasikëve, përgatitur për botim nga A. Leka, S. Leka, H. Haxhiademi (Pëllumbi), Botimet Poeteka, Tiranë, 2020. Shih sërish dhe E. Paci, “Profili kompleks i një shqipëruesi në një variant të Bukolikave të Vergilit (1932)”, në Dramaturgu-poet Etëhem Haxhiademi në fokusin e trajtimeve letrare dhe gjuhësore, Aktet e Konferencës shkencore, Akademia e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2021.

Downloads

Published

2022-12-06

How to Cite

Paci, E. (2022). Institucione themelore të antikitetit në përpilimet e shkrimtarinë e E. Haxhiademit. Studime Filologjike, 1(3-4), 5–14. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3017

Similar Articles

1 2 3 4 5 6 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.