U zhvillua sesioni debatues-shkencor “Mbrojtja e trashëgimisë kulturore Shqiptare në Maqedoni”

(21 nëntor 2011)

Authors

  • Kolec Topalli

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3312

Abstract

Më 21 nëntor 2011 në qytetin e Shkupit u zhvillua sesioni debatuesshkencor “Mbrojtja e trashëgimisë kulturore shqiptare në Maqedoni”. Në këtë sesion merrnin pjesë specialistë të fushave të ndryshme të albanologjisë, si: gjuhëtarë, arkeologë, etnologë, studiues letërsie etj. Tubimi u organizua nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqipëtarëve të Shkupit, në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Ndëruniversitare Albanologjike të Tiranës dhe me Institutin Albanologjik të Prishtinës. MNë seancat e këtij sesioni referuan specialistët për problemet që ka sot albanologjia në të gjitha trevat e banuara nga shqiptarë, për mundësitë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar dhe të pasurimit të mëtejshëm të saj, për mundësitë e bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet institucioneve shkencore dhe universiteteve. Nga pala shqiptare në sesion merrnin pjesë Prof. Dr. Ardian Marashi, Akad. Kolec Topalli, Prof. Dr. Luan Përzhita dhe Prof. Dr. Agron Xhangolli. Të gjithë referuan sipas fushave të tyre duke vënë theksin sidomos në nevojën e koordinimit të punës së përbashkët për ruajtjen dhe pasurimin e mëtejshëm të vlerave kulturore të popullit shqiptar

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2011-12-18

How to Cite

Topalli, K. (2011). U zhvillua sesioni debatues-shkencor “Mbrojtja e trashëgimisë kulturore Shqiptare në Maqedoni”: (21 nëntor 2011). Filology Studies, 1(3-4), 201. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3312

Issue

Section

Jeta shkencore