U zhvillua sesioni debatues-shkencor “Mbrojtja e trashëgimisë kulturore Shqiptare në Maqedoni”
(21 nëntor 2011)
DOI :
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3312Résumé
Më 21 nëntor 2011 në qytetin e Shkupit u zhvillua sesioni debatuesshkencor “Mbrojtja e trashëgimisë kulturore shqiptare në Maqedoni”. Në këtë sesion merrnin pjesë specialistë të fushave të ndryshme të albanologjisë, si: gjuhëtarë, arkeologë, etnologë, studiues letërsie etj. Tubimi u organizua nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqipëtarëve të Shkupit, në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Ndëruniversitare Albanologjike të Tiranës dhe me Institutin Albanologjik të Prishtinës. MNë seancat e këtij sesioni referuan specialistët për problemet që ka sot albanologjia në të gjitha trevat e banuara nga shqiptarë, për mundësitë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar dhe të pasurimit të mëtejshëm të saj, për mundësitë e bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet institucioneve shkencore dhe universiteteve. Nga pala shqiptare në sesion merrnin pjesë Prof. Dr. Ardian Marashi, Akad. Kolec Topalli, Prof. Dr. Luan Përzhita dhe Prof. Dr. Agron Xhangolli. Të gjithë referuan sipas fushave të tyre duke vënë theksin sidomos në nevojën e koordinimit të punës së përbashkët për ruajtjen dhe pasurimin e mëtejshëm të vlerave kulturore të popullit shqiptarTéléchargements
Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.
Téléchargements
Publiée
2011-12-18
Comment citer
Topalli, K. (2011). U zhvillua sesioni debatues-shkencor “Mbrojtja e trashëgimisë kulturore Shqiptare në Maqedoni”: (21 nëntor 2011). Studime Filologjike, 1(3-4), 201. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3312
Numéro
Rubrique
Jeta shkencore
Licence
© Akademia e Studimeve Albanologjike 2023

Ce travail est disponible sous licence Creative Commons Attribution - Pas d’Utilisation Commerciale - Partage dans les Mêmes Conditions 4.0 International.
