Një vështrim gjuhësor për rimarin e poezive të Pjetër Budit

Auteurs

  • Elvis Bramo

DOI :

https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3161

Résumé

Kjo mënyrë paraqitjeje e një fragmenti të shkëputur nga një studim më i plotë për poetikën e P. Budit1, është përgjithësisht e re në traditën e studimeve tona. Vetëm nga viti 1955 e këndej, ka të dhëna që janë bërë përpjekje për rimar të ndonjë vepre letrare, siç është një shtojcë në studimin e K. Ashtës “Fjalori i plotë i nxjerrun nga shkrimet e Ndre Mjedës dhe rimari”.2 Prej gjuhëtarit Mina Gero, mësojmë se edhe studiuesi durrsak Shefqet Karaja ka punuar për një “Fjalor të rimave të shqipes”.3 Studiuesi i njohur Shaban Sinani pohon që, veç rimarit të Mjedës nga K. Ashta dhe Karajës – mbetur në dorëshkrim – ka pasur në këtë fushë edhe vepra të tjera, si Fjalori rimor i gjuhës shqipe, hartuar nga Alfons Dovana.4 Po ky studiues, në të njëjtën revistë që shënuam, jep të dhëna edhe për një fjalor dygjuhësh të rimave në gjuhën shqipe i hartuar nga Leka Bezhani,5 me titull Albanian Rhyming Dictionary mbi 31500 fjalë-rima, mbështetur në Fjalorin drejtshkrimor të shqipes (1976).

Téléchargements

Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.

Références

  1. P. Budi, Poezi, Prishtinë, 2006. [Parathënia, tejshkrimi dhe komentet: Rexhep Ismajli, Botohet me rastin e 440-vjetorit të lindjes së autorit, nga ASH dhe Arteve të Kosovës, Libri 31]

  2. Vepra, në dorëshkrim, e lidhur në fletë blloku, 1955, që ka 655 faqe, është e ndarë në 5 krerë. Kapitulli V, në faqet 581-655 përfshin rimarin e poetit. Vepra në dorëshkrim është në Institutin e Studimeve shqiptare të Universitetit të Shkodrës.

  3. M. Gero, Fjalori rimor i Dritëro Agollit (Morfologjia e rimemave - Konkordanca – Fjalësi), Toena, 2013. Sa i takon termit “rimemë-a”, lexuesi duhet të ketë njohuri se tashmë, prej vitesh, është ligjësuar përdorimi i tij në gjuhësinë e literaturën perëndimore. Mjafton të themi se në veprën e prof. K. Ashtës, lënë në daktiloshkrim, studimi titullohet “Rimari i Mjedës”.

  4. Sh. Sinani, Mjedologji-3, Enti Botues “Gjergj Fishta”, Lezhë, 2016, f. 62 – 84. [Më tej autori shkruan: “Fjalori rimar i gjuhës shqipe i Alfons Dovana, në dy vëllime, dorëzuar për shtyp në vitin 1960, u refuzua pa asnjë vërejtje të shprehur me shkrim prej recensuesve, me shpjegimin se ishte vendosur të botoheshin vetëm librat me një numër të kufizuar faqesh...]

  5. Po ai, po aty, f. 73.

  6. T. Plangarica, Në tekst për tekstin, Shtëpia botuese “Sejko”, Elbasan, 2002, f. 7.

  7. F. Leka, Fjalor i termave të letërsisë, Infobotues, Tiranë, 2013.

  8. Po ai, po aty, f. 332-333.

  9. Sh. Sinani, Mjedologji-3, Enti botues “Gjergj Fishta”, Lezhë, 2016, f. 114-115.

  10. Po ai, po aty, f. 75.

  11. Është fjala për parathëniet e pasthëniet e veprave: Doktrina e Krishtenë, Pasqyra e të rrëfyemit dhe Rituali roman, me: 3-4 faqe., 10 faqe., 69 f. e 26 faqe. (Shih: P. Budi, Poezi, Prishtinë, 2006, f. 31.)

  12. P. Budi, Poezi, Prishtinë, 2006, f. 30.

  13. Po ai, po aty, f. 281, 283.

  14. Po ai, po aty, f. 273.

  15. Citohet sipas veprës Ligjërime rreth tekstit letrar poetik të Anton Nikë Berishës dhe Labinot Berishës, Faik Konica, Prishtinë, 2017, f. 54.

  16. F. Leka, Fjalor i termave të letërsisë, Infobotues, Tiranë, 2013. Termat eufuizma, eufistik, kanë hyrë në letërsi nga heroi i romanit “Eufues” ose Anatomia e shpirtit i shkrimtarit anglez Y. Lyly (shek.XVI), krijimet e të cilit u quajtën me stilin eufuizëm. [Shih zërat barok, eufuizëm, gongorizëm dhe marinizëm.]

  17. P. Budi, Poezi, Prishtinë, 20026, f. 91.

  18.  faroi – i shfarosi, i zhduku kësaj jete.

  19. Po ai, po aty, f. 163-165.

  20. M. Çeliku, Parafjalët e shqipes standarde, Shtëpia Botuese & Shtypshkronja "Ilar", Tiranë, 2019, f. 16.

  21. Po ai, po aty, f. 63-69; 71-77.

  22.  t‟i nqonjë - t‟i zgjojë nga gjumi

  23.  palavuom mb.– nga “palaví”, fjalë palaví, fjalë marroke, e pa vend, fjalë e papranueshme (Zadrimë).

  24. M. Gero, Fjalori rimor i Dritëro Agollit (Morfologjia e rimemave-Konkordanca-Fjalësi), Botimet Toena, Tiranë, 2013, f. 31.

  25. P. Budi, Poezi, Prishtinë, 2006, f. 71.

  26. Për këtë paraqitje skematike, shënojmë: Fr = frazë; këndi i gjerë më pas tregon vendin që zë fraza në hapësirë; Fjdr.= fj.drejtuese; fjkr. = fjali kryesore; shkurtimet e tjera të fjalive jepen me simbolet e funksioneve, b.f. Fjvq = fjali e varur qëllimore, ose: Fjvsh. = fjali e varur shkakore etj. Në rreshtin e parë vihen QOS= qendrat e organizimit sintaksor, d.m.th., fjalitë kryesore dhe ato drejtuese, kurse në rreshtat e tjerë, hierarkia e varësisë së përbërësve predikativë, sipas funksionit.

  27. P. Budi, Poezi, Prishtinë, 2006, f. 71.

  28. Po ai, po aty, f. 89. (Mbramanënë - mbrëmjen.)

  29. R. Përnaska, Gjuhësi...gjuhësore- 1, Shtëpia Botuese “Maluka”, Tiranë, f. 184. (Pa vit botimi).

  30. Gramatika e gjuhës shqipe II, ASHSH, IGJL Tiranë, 1996, f. 64.

  31. T. Plangarica, Në tekst për tekstin – Studime, Shtëpia Botuese “Sejko”, Elbasan, 2002, f. 14.

  32. P. Budi, Poezi, Prishtinë, 2006, f. 79.

  33. P. Budi, Poezi, Prishtinë, 2006, f. 105 – 107.

  34. Baylon, Christian & Mignot Xavier, Komunikimi, Logos-A, Nathan Université, 2003, f. 21.(Përktheu: prof. Xhevat Lloshi).

  35. Po ata, po aty, f. 37.

  36. L. Mëniku, Konektorët e tekstit në gjuhën shqipe, Albas, Tiranë, 2014, f. 38.

  37. Gramatika e gjuhës shqipe I, ASHSH, IGJL, Tiranë, 1995, f. 406. [Vërejmë se lidhëza pra në këtë tekst akademik nuk del në radhët e 4 lidhëzave: andaj, ndaj, pa, prandaj, por e gjejmë tek shembulli i fundit ilustrues që japin autorët: Mendimi ynë ishte më i argumentuar, pra dhe më i drejti.]

  38. U morën vetëm disa vargje me predikativitet (njësi-fjali) të strofave nga f. 89 – 95.

  39.  Kafshëvet mbë këtë dhē – gjërat e kësaj bote, sipas besimit fetar: të kësaj jete.

  40.  Ū, ēt = uri dhe etje duke duruar.

  41. P. Budi, Poezi, Prishtinë, 2006, f. 101.

  42. S. Telve, L‟italiano: Frasi e testo, Carocci editore, Bussole, S.p.A. Roma, 2013, p. 23.

  43. Po ai, po aty, f. 24.

  44. M. Domi, “Dukuri të zhvillimit të strukturës sintaksore”, Studime filologjike, 1984/4, f. 61.

  45. I. Kadare, Kur sunduesit grinden, Onufri, Tiranë, 2018, f. 68.

  46. Për këtë term sintaksor e stilistik, shih edhe Xh. Lloshi, Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatike, Albas, Tiranë, 2012.

  47. Gian Luigi Beccaria, Dizionario di linguistica e di filologia, metrica, retorica, Nuova edizione, Piccola Biblioteca Einaudi, Torino, 2004. [Termi vjen nga frëngjishtja, për një paradoks historik: Boileau, në shek.XVI, e ka përdorur këtë dukuri për ta sjellë si “shkelje”gjuhësore në poezi...]

  48. N. Mjeda, Vepra letrare-1, Shtëpia botuese “N. Frashëri”, Tiranë, 1988, f. 87.

  49. N. Mjeda, Vepra letrare-2, Shtëpia botuese “N. Frashëri”, Tiranë, 1988, f. 46.

  50. N. Mjeda, Vepra letrare-1, Shtëpia botuese “N. Frashëri”, Tiranë, 1988, f. 89.

  51. T. Kelmendi, Funksionet sintaksore të ndërtimeve me paskajore në gjuhën shqipe, Prishtinë, 2010, f. 91-116.

  52. P. Budi, Poezi, Prishtinë, 2006, f. 2006.

  53. J. Rrota, Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore, Botime Françeskane, Shkodër, 2006, f. 405. [Shkruan autori: Në dëshir Shqiptari, që t‟a shprehë sa ma fort, të qartë e të pikatunë një veprë, posaçe poeti i popullit, kahë s‟duket mjaft një verb, shkon e i shton këtij për bri edhe një tjetër, me kuptim thuejse gati sinonim me te. Kjo mënyrë përsëritjesh së verbit quhet ndërtim enumerativ.]

Téléchargements

Publiée

2019-12-07

Comment citer

Bramo, E. (2019). Një vështrim gjuhësor për rimarin e poezive të Pjetër Budit. Studime Filologjike, 1(3-4), 151–172. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3161

Numéro

Rubrique

Des articles