Çështje të gjuhës së folur në mjetet e informimit masiv

Auteurs

  • Hajri Shehu

DOI :

https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3294

Résumé

Kur flasim për gjuhën e folur, kemi parasysh konferencat e shtypit, intervistat, takimet e bisedat politike, fjalimet, tryezat televizive e radiofonike etj., të cilat nuk parapërgatiten. Por, edhe pse e paparapërgatitur, ajo është formë e gjuhës dhe, edhe për arsye jashtëgjuhësore, e normativizuar deri në kufijtë e gjuhës së shkruar, domethënë, edhe në një konferencë shtypi, intervistë, takim politik, tryezë televizive etj. folësi duhet të orientohet nga normat e gjuhës së shkruar. Kjo do të thotë, atëherë, që edhe gjuha e folur nuk mund të jetë e nuk duhet të jetë më pak standarde se gjuha e shkruar. Më së pari, me fjalën dhe zgjedhjen e fjalës. Na duket se tri janë çështjet që mund të shtrohen përkitazi.

Téléchargements

Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.

Références

  1. Shih, p.sh. staf e draft, impakt e implementim, efiçensë e bekgraund, shou e emergjencë, kompeticion e prioritet, asistoj e inicioj, lider e lidership, risk e resurs, startoj e monitoroj, kolaps e akses, opsion e handikap, suport e suportoj, supervizoj e investigoj, prononcim e kontestim, performoj e performancë, eksit poll e evazion fiskal, në respekt / të ligjit e në akordancë (në akordancë të plotë me faktorin ndërkombëtar) etj. Jo rrallë, fjalë të huaja të panevojshme dëshmojnë jo vetëm për thënie stereotipe, por edhe për keqkuptime e gabime në shprehjen e mendimeve; shih, p.sh.: pasi u instalua qeveria e re / u instaluan policë rreth ambasadës; muzikë e pasterizuar; policia veproi sipas inteligjencës; me potencial të madh për aksidente; të procedojmë me një politikë të re; operojnë jashtë ligjit; ajo që duhet ekzekutuar në këtë çast; opozitë aksidentale; politikë aksidentale; ju keni zgjedhur aksidentet; për promovimin e grave në zgjedhje; të gjithë vijnë nga jurisprudenca dhe implementohen në sektorë që nuk kanë lidhje me jurisprudencën; në këtë panel do të jetë akomoduar juria jonë / vini re: njerëzit zgjedhin aksidentet, gratë promovohen si librat, instalohen policë, siç

  2. instalohen në një ndërtesë pajisjet hidraulike, implementohen njerëzit, siç

  3. impelementohet një marrëveshje a premtim, akomodohen njerëz në panel, por

  4. akomodimi lidhet edhe me hotele e me fjetje (!) etj.

  5. Shih: E. Çabej, Studime gjuhësore, III, Prishtinë, 1976, f. 101. Shih më gjerë po aty, f. 101, 102.

  6. Shih: A. Kostallari, Gjuha letrare kombëtare shqipe dhe epoka jonë, “Studime filologjike”, 4, 1984, f. 44-45.

  7. Po aty.

  8. Shih: J. Thomai, Rreth studimit historik të leksikut të shqipes sipas studimeve të prof. E. Çabejt, “Studime filologjike”, 3, 1988, f. 84.

  9. Ai duhet të dijë, p.sh., cila është normë fjalëformuese: pretendent apo pretendues, investigativ apo investigues, komplikativ apo komplikues, vetëgjyqësi apo vetëgjykim etj.

  10. Shih, p.sh., anakronizmin gjuhësor të fjalëve krejt bisedore ashiqare e avashllëk në një bisedë radiofonike: “Duket ashiqare… që në kontrollin me anë të lekut” … “Ka avashllëk në mbledhjen e …”.

  11. Të tilla si, afektoj, akord (akordet e politikës), apdejtoj (apdejtoj ligjet), asistoj (asistoj bashkinë), dekoroj (për të dekoruar qytetin), derivoj (problemet që derivojnë), diskrecion (ruhet diskrecioni i votës), fundamental (të drejtat fundamentale), implantoj, indikator, insistencë, kauntdaun (ka filluar kauntdauni), kolumnist, kompeticion, kompetitiv, obligativ (masa obligative), observacion (për të marrë observacione), perkusion (instrumente të perkusionit), prosperues (Kosova – shtet prosperues), resurs, retension, survejancë (survejanca duhet të jetë e lartë / për gripin e derrit) etj.

  12. Shembujt e përdorur në shkrim janë marrë kryesisht nga televizionet e radiot e Tiranës.

Téléchargements

Publiée

2011-12-18

Comment citer

Shehu, H. (2011). Çështje të gjuhës së folur në mjetet e informimit masiv. Studime Filologjike, 1(3-4), 93–98. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3294

Numéro

Rubrique

Des articles