Rema dhe kontrasti në gjymtyrëzimin aktual të fjalisë

Auteurs

  • Enkeleida Kapia

Résumé

Gjymtyrëzimi aktual është paketa informuese (angl. information packaging) e një fjalie, e cila tregon se si shtohet informacioni gjuhësor në një ligjërim të caktuar (Firbas, 1964, 1971; Contreras, 1976; Chafe, 1976 etj.) Sipas perspektivës dinamike funksionale, një kontekst apo një ligjërim shihet si një gjendje informative (angl. information state), kurse thëniet që thuhen a shtohen në këtë kontekst shihen si përditësime të informacionit (information update) që përmban vetë konteksti. Thëniet mund të përmbajnë diçka të njohur më parë nga konteksti ose diçka të re, gjë e cila i shtohet kontekstit apo gjendjes informative.

Téléchargements

Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.

Références

  1. Rasti i shtrirjes semantike është trajtuar qysh herët në literaturën gjuhësore nga Montague (1974) dhe May (1977). Për të evidentuar më qartë kontekstet a) kur një element ka shtrirje semantike mbi një tjetër dhe b) kur një element nuk ka shtrirje semantike mbi një tjetër, janë marrë fjali si e mëposhtmja: Çdo fermer ka një qen. Kjo fjali ka dy kuptime. Në kuptimin e saj të parë, çdo fermer ka qenin e tij. Në kuptimin e dytë, çdo fermer ka të njëjtin qen. Është pikërisht kuptimi i parë rasti kur kuantifikuesi ‘çdo’ ka shtrirje semantike mbi çdo element që c-komandon. Në kuptimin e dytë kjo shtrirje semantike mungon.

Téléchargements

Publiée

2013-06-14

Comment citer

Kapia, E. (2013). Rema dhe kontrasti në gjymtyrëzimin aktual të fjalisë. Studime Filologjike, 1(1-2), 63–72. Consulté à l’adresse https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3370

Numéro

Rubrique

Des articles